Zona e Dajçit në Shkodër vijon të vuajë vërshimin e ujërave dhe përmbytjen e tokave dhe banesave edhe pse situata meteorologjike nuk ka qenë aq e rënduar. Disa dhjetëra hektarë tokë ku një pjesë e madhe është bujqësore dhe me të mbjella gjenden nën ujë, ndërsa përmbytjes nuk i kanë shpëtuar as oborret e banesave, ku uji ka arritur lartësinë deri në 30 cm. Banorët e zonës shprehen se përmbytjet nuk janë si pasojë e reshjeve, por për shkak të shkarkimeve që bëjnë hidrocentralet në kaskadën e Drinit.
Author: tirana
Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministri Edi Rama. Për të me favorizimin që po i bën njërit prej kandidatëve, konkretisht Edvin Kondilit, Rama po asgjëson sistemin e drejtësisë. “Bota e krimit darkon dhe drekon me eksponentë të krimit të organizuar që është në parlament. Ky është asgjësimi si kurrë më parë i sistemit të drejtësisë. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur. Urdhëroni tani, ish-drejtori i SHISH që e ka emëruar vetë, ia mbyll derën si bandit. Urdhëro shteti i tij. Tani do organin e akuzës, o Kondili o nuk…
Nga konferenca me gazetarët këtë të premte, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama nuk lejon kreun e SHISH-it, Helidon Bendo të shkojë në zyrë, pasi e konsideron spiun të amerikanëve. Ndaj dhe Berisha bën thirrje që të ketë transparencë pasi Bendo drejton institucion kushtetues. “Informoj shqiptarët se në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, në një akt mafioz të pashembullt, shefit të shërbimit informativ, të emëruar në përputhje me Kushtetutën e vendit nga Presidenti i Republikës, të dërguar për shkollim në SHBA, pas kthimit nga shkollimi në kundërshtim me ligji, i mbyllen dyert e shërbimit dhe nuk i lejohet…
Një nga tre kandidatët që garon për të qenë kreu i ri i SPAK-ut është edhe prokurori Altin Dumani, i cili gjatë prezantimit të platformës së tij, u pyet në lidhje me çështjet që ka në hetim. Ai tha se do ti ndjekë vetë. “Do vazhdoj që ti ndjek vetë çështjet që kam në hetim. E shtuna ka qenë ditë e zakonshme pune për mua. Të dielave jam i punësuar part time edhe po nuk dola në zyrë do të marr diçka në shtëpi. Unë sërish do të vazhdoj që të angazhohem në hetimin e çështjeve të rëndësishme. E vlerësoj…
Kush është “porta e kokainës” që furnizon Europën? Është porti i Antwerpen në Belgjikë. Korrupsioni dhe dhuna tani janë në rritje dhe droga gjendet gjerësisht në rrugë. Porti ka një rritje masive në dekada. Tani ka një shtrirje 160 km, ku miliona kontinierë mbërrijnë çdo vit nga e gjithë bota. Në port oficerët po përballen me kokainë më shumë se çdo herë. Shumica e kokainës shkon në Norvergji dhe Angli. Vetëm 2% e kontanierëve kontrrollohen fizikisht. Shumica e kokainës fshihen në kamionet me ushqime, ku nuk ka shumë kohë për tu kontrrolluar gjithçka. Në port dhe zonën rreth portit nuk…
Në një kohë që në KLP po mbahen intervista me tre kandidatët për kreun e ri të SPAK-ut, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, u pa në Kryeministri. Ajo u takua me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Arben Kingjim. “Faleminderit për takimin produktiv këtë mëngjes për të rishikuar përparimet historike për përforcimin e bashkëpunimit Shqipëri-SHBA në fushën e mbrojtjes”, shkroi Kim në Twitter pas takimit.
Kandidati për kreun e ri të SPAK-ut, Altin Dumani, duke folur para jurisë së KLP, tha se beson se suksesi varet nga bashkëpunimi cilësor dhe institucional, por edhe nga integriteti profesional i cdo anëtari të SPAK. “Besoj se suksesi varet nga bashkëpunimi cilësor dhe institucional, si edhe nga integriteti profesional i çdo anëtari të SPAK dhe i institucionit në tërësi. Është pak vështirë të flasësh për veten. Ne si prokurore jemi të kursyer kur flasim për veten. Kam filluar punë në ’99. Karriera ime ka njohur progres. Kam filluar si OPGJ në Sarandë. Më pas drejtues në prokurorinë e Tropojës,…
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar Kryeministrinë gjatë kohës që në Këshillin e Lartë të Prokurorisë po prezantohen kandidaturat për drejtuesin e ri të SPAK-ut. Nuk dihet ende se me kë është takuar diplomatja amerikane. Kreu i ri i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zgjidhet mes tre prokurorëve: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Altin Dumani dhe Edvin Kondili hyjnë në këtë garë për herë të dytë, pasi tre vite më parë ishin konkurrentët kryesorë të Arben Krajës, por që nuk ia dolën.
Marjeta Karaj, mohon të ketë lidhje me vrasjen e 61-vjeçarit në 2017, ka thënë se njihej me Kurt-Dedën, por për shkak të konflikteve marrëdhënia e tyre ishte shkëputur. I arrestuari tjetër, Gazmir Ngota, ka treguar të gjithë kronologjinë se si ka ndodhur ngjarja. Ai ka shpjeguar se ishte vënë në dijeni për borxhin që Kurt-Deda i kishte Marjetës, nënës së shokut të tij, Besmir Karaj. Më tej, Ngota ka rrëfyer se ishte prezent që nga momenti kur Kurt-Dedën e kanë marrë me makinë në zonën e Xhamllikut, e kanë çuar në Allias, në një parking pranë shtëpisë së Besmirit dhe…
Mes pasionit, profesionit apo edhe kërkimeve të panumërta për të grumbulluar dhe ruajtur pulla postare, nuk qëndron një apo disa koleksionistë. Qëndron Posta Shqiptare, me historinë e saj 110-vjeçare, që në të vërtetë, është historia e një mbarë kombi: Dikur mes luftrash për tërësi territoriale dhe pavarësi, sot nën ritmin e rritjes ekonomike, shoqërore e kulturore, nën dëshirën për të zotëruar të shkuarën, pa harruar të tashmen. Posta Shqiptare është e para korporatë shqiptare, e krijuar më 5 dhjetor 1912, vetëm disa ditë pas Shpalljes së Pavarësisë. Shumëçka ka ndryshuar në 110 vite, duke nisur nga krijimi i 533 zyrave…
Për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në muajin gusht në Grykë Zez të Lezhës, Policia ka vënë në pranga autorin. Besnik Pjetri, autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të babë e bir Besnik dhe Pjetër Përjaku, është shoqëruar pak minuta më parë në ambientet e komisariatit të Lezhës nën masa të rrepta sigurie. Dyshohet se shkak për konfliktin janë bërë vajzat mes çiftit të divorcuar, të cilat mendohet se pas ndarjes nuk i ka takuar. Po ashtu burime bëjnë më dije çifti ka pasur konflikte të vazhdueshme edhe pse ishin divorcuar 6 vite më parë.
Kandidati për kreun e ri të SPAK, Adnan Xholi, teksa ka folur para komisionit të KLP, tha se nëse për një zyrtar do të ketë në dorë prova që është i përfshirë në afera korruptive, as ai dhe askush tjetër nuk do t’i shpëtojë kthetrave të ligjit, por jo me fjalë boshe dhe komente. “Nëse do kemi prova se një zyrtar i lartë është përfshirë në korrupsion, nuk do t’i shpëtojë kthetrave të ligjit, por jo me fjalë boshe dhe me komente. Në SPAK punohet 24 ne 24. Prokurorët e SPAK kanë harruar ditët e pushimit. Ne jemi strukturë që…