Këtë të premte, Gjykata Speciale me seli në Hagë, ka dënuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Ai është dënuar me 10 vjet burgim për ndalim arbitrar, 22 vjet burgim për torturë dhe 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme. “Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, tha kryegjykatësja, Mappie Veldt-Foglia, duke shtuar se krimet janë kryer ndaj shqiptarëve. Ai është shpallur i pafajshëm për trajtim mizor. Gjykata Speciale heton krimet e…
Author: tirana
SPAK-u do të ketë sot emrin e drejtuesit të ri. Seanca në KLP nisi me prezantimin e kandidatëve. I pari që ka nisur prezantimin e kandidaturës së tij, nisur nga rendi alfabetik, është prokurori Adnan Xholi. Ai vlerësoi punën e SPAK-ut, dhe tha se ka ardhur koha për hapa të mëtejshme me qëllim forcimin e besimit te Prokuroria e Posacme, ndaj për këtë theksoi ai, do të nevojiten hetime konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “E kam plotësuar deklaratën nuk jam në kushtet e konfliktit të interesit me asnjë prej anëtarëve të KLP. Kam shprehur vullnet për…
Pandeli Majko ishte kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës së Kosovës, dhe sot ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për vendosjen e ushtrisë serbe në veri të Kosovës. për të ky është një konflikt i pashpallur. “Kërkesa për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë është konflikt i pashpallur. Serbia kërkon të jetë “Jugosllavia” e Rezolutës 1244 dhe të negociojë atë që humbi në Gjykatën Ndërkombëtare. Serbia duhet të shpetojë nga vetja. Ajo sfidoi shtetet që e njohin Kosovën si shtet”.
Sot mbahen zgjedhjet për kreun e SPAK. Tre kandidatët në garë janë Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani. Përfaqësues të Ambasadës Amerikane kanë mbërritur në KLP për të monitoruar nga afër procesin e votimit. Ndërkohë mungon një prej anëtarëve të KLP që duhet të votojë për kreun e ri të SPAK.
Lista me emrat e personave të përgjuar në Greqi po zgjerohet, dhe mbetet të shihet se si ky skandal mund të ndikojë zgjedhjet më 2023. “Ata kanë gjetur tri karrige të prishrua dhe një tryezë të prishur”, thotë duke qeshur Kostas Vaxevanis, kryeredaktor i gazetës kritike ndaj qeverisë Documento. E ai nuk mund ta fshehë një ton të lehtë cinik. Ndonëse skandali në Greqi është bërë publik, nuk ka ndonjë reagim të madh. “Qeveria përpiqet të krijojë përshtypjen në popull, se nuk është çështje serioze”, thotë Vaxevanis për DW. Qeveria i hedh poshtë akuzat, sipas të cilave ajo ka lidhje…
Mbrëmë Serbia i dërgoi KFOR-it kërkesën për të siguruar lejen e dislokimit të trupave ushtarake dhe policore në Kosovë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç thotë se e ka të qartë që kërkesa do refuzohet. “Nuk mendoj se ekziston mundësia që ata ta pranojnë kërkesën tonë, jo sepse është e keqe, pasi po ta mendonin më mirë kjo do t’i shërbente paqes, zbutjes së tensioneve dhe mundësisë për të gjetur një zgjidhje kompromisi”. Po ashtu Vuçiç sqaroi se Serbia po kërkon kthimin e nga 100 deri në 1 mijë trupave në Kosovë, sipas rezolutës 12 44. E miratuar në vitin 1999 ajo…
Padyshim që Don Xhoni është një nga reperët më të përfolur të momentit. Reperi i hitit “Katile” mbrëmë publikoi EP-në e tij të parë (mini-album) të titulluar “Shah Mat” me 4 këngë, të shoqërua edhe me videoklipe. Këngët vijnë si një dhuratë nga artisti në prag të festave të fundvitit dhe fansat e tij më të zjarrtë, janë më të lumturit. Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar 2 muaj më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në…
Një tentativë për vrasje u shënua tre muaj më parë, dhe në pranga të Policisë së Tiranës ka rënë një 46-vjeçar, pasi për sherrin për një pronë, tentoi që të vriste një 27-vjeçar në muajin shtator. Gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një silenciator të modifikuar, një palë dylbi dhe një armë gjahu. Njoftimi i plotë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Arbana”. Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, për motive pronësie, kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari i shpallur në kërkim. Sekuestrohen arma e zjarrit…
Edhe pse erdhi nga Italia me 516 mijë euro ta padeklaruara, Gjykata e Durrësit ka nxjerrë nga qelia Elidon Çelën, pronari i agjencisë së udhëtimeve “Buon Aventura”. Elidon Çela do hetohet në detyrim paraqitje, verifikime dhe në Itali ku ushtronte aktivitetin.
Ora në të cilën kemi lindur tregon shumë për tiparet e personalitetit tuaj, natyrën dhe temperamentin tuaj. Mesnata nga ora 12:00 deri në 02:00 të mëngjesit Ju kërkoni lëvizshmëri dhe shumëllojshmëri. Brenda jush ka një etje të lindur për njohuri. Në fakt, ju vetëm duhet të jeni të vetëdijshëm për gjithçka dhe të gjithë! Megjithatë, nuk do të dëshironit të tregoni shumë për veten tuaj. Ju keni një mendje shumë të mprehtë dhe mund t’i kuptoni gjërat shpejt. Rrethi i familjes dhe miqve është shumë i rëndësishëm për ju; jeni shumë i shoqërueshëm, por i rezervuar nga natyra. Sa i…
Spinaqi toksik ka shkaktuar një alarm urgjent shëndetësor në Australi pasi njerëzit që e konsumuan atë pësuan sëmundje të rënda dhe halucinacione. Deri më tani, nëntë persona kanë pasur nevojë për kujdes mjekësor pasi kanë ngrënë spinaqin e vogël të Riviera Farms nga Costco. Një zëdhënës i Riviera Farms tha se ata kishin marrë masa menjëherë, duke kërkuar nga dyqanet që t’i hiqnin ato nga raftet. Të gjithë të prekurit deri më tani janë nga Sydney, tha NSW Health, por ka njoftuar autoritetet në shtetet e tjera, ndërsa ka nisur hetimet përkatëse për rastin.
Edhe për pak orë, Arben Kraja është kreu i SPAK-ut, pasi sot mes tre kandidatëve, Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani, njëri do të zgjidhet nga 11 anëtarët e KLP-së si kreu i ri. Kraja ka ndarë një foto me kandidatët, ku edhe jep një mesazh. “Suksese kandidatëve për Drejtues ! SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë”. 11 anëtarët e KLP-së për zgjedhjen e kreut të SPAK janë Alfred Balla, Tartar Bazaj, Arta Mandro, Bujar Sheshi, Eloida Goxhi, Esmeralda Cami, Ledina Riza, Mirela Bogdani, Nurihan Seiti, Sokol Stojani dhe Zeqir Hoda.…