Author: tirana

Kundër Rusisë në Ukrainë nuk po luftojnë vetëm forcat e Kievit. Forcat e Marinës Mbretërore Britanike kanë kryer një seri operacionesh, të konsideruara me “rrezik të lartë”, në Ukrainë. Lajmi është konfirmuar nga gjeneral-lejtnant Robert Magowan, zëvendësshef i Shtabit të Mbrojtjes së Britanisë, ndërsa ka mbajtur edhe postin e kreut të Forcave të Marinës Mbretërore. Ministria e Mbrojtjes në Britaninë e Madhe ka pranuar në fillim të këtij viti se një grup i vogël personel ushtarak ishte vendosur në Ukrainë për të siguruar ambasadën britanike në Kiev dhe për të ruajtur praninë diplomatike atje. Një grup i forcave speciale evakuuan…

Read More

Një varkë e vogël emigrantësh u përplas në vështirësi në orët e para në Kanalin anglez pranë Kenti. Dyshohet se për pasojë kanë vdekur disa nga emigrantët. Gazetari i BBC-së Simon Jones, tha se kuptohet se ka pasur viktima, por ende nuk ka konfirmim nga autoritetet. Varkat e shpëtimit, ekipet e shpëtimit të rojes bregdetare dhe një ambulancë ajrore u dërguan për të ndihmuar në një operacion kërkimi dhe shpëtimi.

Read More

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar 16 dhjetorin si datën e mbledhjes në të cilën do të intervistohen kandidatët për kreun e ri të SPAK, për të zgjedhur njërin prej tyre si pasardhësin e Arben Krajës. Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 10:00 të 16 dhjetorit, ndërsa prezentë do të jenë anëtarët e KLP-së, si dhe të ftuar përfaqësues të ministrisë së Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, Programi OPDAT dhe delegacioni i Komisionit Evropian. Kandidatët që do të intervistohen, të cilët kanë plotësuar kushtet e kandidimit për kreun e ri të SPAK, janë: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.…

Read More

Sot, më 14 dhjetor në Kosovë liderët e shtetit do të marrin pjesë në një ceremoni ku do të nënshkruajnë aplikimin për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Presidentja Vjosa Osman, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti do të dalin në një konferencë për shtyp. “Ka ardhur koha që statusin potencial për kandidat që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë në status kandidat duke kaluar në një fazë të re të raporteve me BE-në. Kjo është në përputhje me aspiratat e qytetarëve që besojnë se e ardhmja jonë është BE”, tha Kurti.

Read More

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut, që është edhe në një “betejë” me qeverinë, pasi në atë post nuk duan të njëjtin kandidat. Yuri Kim thekson se procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të ndikuar në hetime. Dje Kim po ashtu tha se do të jetë edhe për ca kohë në Shqipëri, edhe pse Departamenti Amerikan i Shtetit, ka nisur procedurat e zëvëndësimit, pasi mandati po i mbaron. Gazetari Artan Hoxha thotë se ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe kryeminsitri Edi…

Read More

Pas thirrjeve publike në Twitter të Elon Musk, i cili kërkoi që të ndiqet penalisht, teksa e ka akuzuar se ka nisur indirekt pandeminë e coronavirusit, Anthony Fauci ka shtuar sigurinë për veten. Shefi i sëmundjeve infektive në SHBA, deklaroi se deklaratat e Musk kanë nxitur urrejtje ndaj tij në popull dhe kjo është arsyeja sipas tij që ai ka punësuar pas vetes një grup agjentësh të armatosur. Sa i përket deklaratave të Musk, Fauci tha se nuk i kushton vëmendje dhe as që ka ndërmend t’u përgjigjet atyre.

Read More

Kievi është zgjuar nga sirenat e alarmit që nuk pushojnë që prej 24 shkurtit. Kryebashkiaku Vitali Klitscho tha se shpërthimet kanë goditur qarkun Shevçenkivski dhe shërbimet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore janë funksionalizuar. Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar pak kohë pas lëshimit të sirenave paralajmëruese për sulme ajrore. Që nga muaji tetor, Rusia vazhdimisht ka shënjestruar infrastrukturën e energjisë ukrainase.

Read More

Moti i keq është edhe në SHBA. Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të mëdha bore dhe temperatura ekstreme ka përfshirë disa shtete në SHBA dhe Kanada. Nga moti i keq në SHBA po ashtu u anuluan edhe më shumë se 9000 fluturime. Shumë rrugë janë bllokuar pasi trashësia e borës ka shkuar mbi 60 cm. Meteorologët e cilësuan stuhinë si tepër të fuqishme krahasuar me vitet e mëparshme dhe iu kërkuan qytetarëve që tregojnë kujdes të shtuar dhe në ditët në vijim pasi më e keqja ende nuk ka ardhur.

Read More

Plani i kryeministrit të ri të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak për emigrantët, prek edhe shqiptarët. Propozimet përfshijnë një marrëveshje të re me Shqipërinë që do të përshpejtojë largimin e mbi 13,000 qytetarëve të saj që mbërritën në Angli me varka të vogla. Ka plane për të dyfishuar numrin e punonjësve të çështjeve të azilit me një zotim për të eliminuar numrin e kërkuar të kërkesave ekzistuese deri në fund të vitit. Rregullat e azilit rreth skllavërisë moderne do të forcohen dhe do të ketë legjislacion që do të përpiqet të reduktojë kërkesat gjyqësore kundër dëbimit. Kishte gjithashtu një zotim…

Read More

Kryeministri ende në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç hedh akuza të forta ndaj ish-oficerit të lartë të policisë Zoran Lazoviç dhe biznesmenin Ranko Uboviç, duke thënë se ata duan eliminimin e tij. Po ashtu Abazoviç thotë se për ta bërë këtë, ata nuk ka duan para, pasi nuk kanë nevojë për para. “Vetëm gojët e vdekura nuk flasin. Por ata u vonuan, unë paralajmërova dhe thashë ose do të vijnë tek unë ose do të vij tek ata. Është shumë vonë për ta”. Nga ana tjetër, Abazoviç thekson edhe se është një nder i madh për të që…

Read More

Sadhu Amar Bharti për 45 vite mbajti krahun lart. Dy vitet e para, indiani Bharti ka pasur dhimbje të tmerrshme në krah, derisa humbi çdo ndjesi të gjymtyrës së tij. Ekspertët thonë se në krahun e tij të djathtë nuk qarkullon më gjak dhe për këtë arsye, ai tashmë e ka të pamundur që ta ulë në pozicion normal. Bharti ka qenë një burrë normal, i martuar me fëmijë, deri në vitin 1973. Por, që nga ai vit, ai vendosi t’ia përkushtojë jetën e tij perëndisë Shiva. Ngritja e krahut të tij të djathtë ishte një mënyrë për të “vërtetuar”…

Read More

Dashi Marrëdhëniet në çift mbeten të vështira, por mos u kapni nga furia e zgjidhjes së gjithçkaje me vendime të befta. Puna vazhdon, ndoshta me disa veçori të reja, por mos u dëshpëroni, ndryshimet janë pothuajse në prag. Demi Përpiquni të hapeni me botën e jashtme, mos u mbyllni, përndryshe nuk do të mund të gjeni mundësitë për të cilat shpresoni dhe mbi të gjitha, shpirtin tuaj binjak. Binjakët Hiqni dorë nga zhgënjimi i shkaktuar nga sjellja e një personi nga i cili prisnit më shumë, shikoni përreth, sepse mund të ketë një dashuri që vazhdoni ta shpërfillni. Gaforrja Duhet…

Read More