Author: tirana

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin pjesë e programit All dhe Rremida, çifti i vajzave homoseksuale që janë bërë prindër të binjakëve. Rremida mbajti shtatzëninë e dy binjakëve, vajzës Charlie dhe djalit Oliver. Ajo tregoi se shtatzënia pati ndërlikime dhe u detyrua të bënte lindje të parakohshme, por fatmirësisht shëndeti i fëmijëve tashmë është shumë mirë. Sa i përket procedurës së regjistrimit, vajzat treguan se Rremida u quajt nëna e binjakëve, ndërsa All mori emërtimin prind.

Read More

Sot ishte puntata e fundit e “Përputhen” nën moderimin e Oriela Nebijajt. Pas pranoi mandatin e deputetit, tashmë Nebijaj i futet karrierës politike. Në sekondat e fundit të puntatës së ditës së sotme të “Përputhen”, ajo tha se do të bëjë maksimumin e saj për të përmbushur misionin e saj si deputete e Partisë Demokratike, ndërsa nuk munguan falënderimet për televizionin që i ofroi mundësinë për të qenë pjesë e ekranit për gjashtë vite rresht. “Ka qenë një rrugëtim dypalësh. Televizioni ka qenë diçka që më ka dhënë një satisfaksion. I jam mirënjohëse TopChannel sepse për gjashtë vite kam qenë…

Read More

Historiania Nevila Nika thotë se nuk mund të ketë komb shqiptar dhe komb kosovar, ka vetëm një komb është ai shqiptar. Sipas tij targetimi si komb kosovar ka tendenca dashakeqe. Pjesë nga biseda: Karadaku: Tema për sot është kombi dhe shteti, kemi parë shpesh qëndrime për t’i vënë pikat mbi “i”, a ekziston për shqiptarët një komb tjetër. A ekziston një komb kosovar? Nika: Absolutisht jo. Është një qasje shumë e gabuar. Për Maqedoninë e Veriut do thoshim ka një komb Dibran, ashtu është edhe Kosova. Nuk mund të themi kemi një komb Çam. Ka diçka që nuk shkon në këtë mes.…

Read More

Autoritetet në Katar kanë marrë masa për ndeshjen Zvicër-Serbi, duke ndaluar flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë në stadiumin “974”, ku dhe do të luhet kjo sfidë në orën 20:00. Të gjithë tifozët që kanë shkuar me sinbolet e dy vendeve janë kthyer mbrapsht dhe u janë marrë nga punonjësit e sigurisë. Ndër të tjera, ata tifozë të cilët kanë pasur veshur fanelat kuqezi, i kanë kthyer mbrapsht nga pjesa e brendshme. Hyrjet e tifozëve po ashtu po bëhen në distancë për të shmangur konfliktet. Zvicra renditet e dyta në grupin G me 3 pikë, ndërsa Serbia e fundit me vetëm…

Read More

Autoritetet britanike kanë arrestuar katër shqiptarë në një banesë për kultivimin e kanabisit. R.F., D.S., A.Z. dhe E.Z. u kapën teksa kultivonin 347 bimë kanabisi. Nëse do të hidheshin të treg, do të kapnin vlerën e 260,000 paund. Prokurori Timothy Devlin tha në sallën e gjyqit për njërin nga të arrestuarit: “Kur u pyet nga policia nëse e dinte se ishte e paligjshme rritja e këtyre bimëve, ai tha ‘burgu është më mirë se Shqipëria’”. Ata mohuan të kishin njohje me njëri-tjetrin dhe thanë se ishin transportuar ilegalisht në Britani. Ata u dënuan me 7 dhe 8 muaj burg.

Read More

Kryedemokrati Sali Berisha ka ngatërruar datën e protestës që ka paralajmëruar me atë të finalizimit të procesit të Primareve. I pranishëm në një takim me demokratët në Tiranë, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që më datë 4 dhjetor të dalin në shesh për të protestuar. Por, ai u korrigjua nga Floriana Garo, drejtoresha e komunikimit në PD. Pjesë nga biseda: Sali Berisha: Prandaj ju them, më datën 4 të jemi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Floriana Garo: Më datë 6… Sali Berisha: Po, më datë 6 dhjetor, më falni, më datë 6 te jemi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Read More

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka sqaruar se ditën e martë, 6 dhjetor, mësimi në shkollat e Tiranës do të vijojë normalisht dhe nuk do të shoqërohet me ndërprerje. Ky shpjegim vjen pas paqartësive të qytetarëve nëse do të zhvillohet apo jo procesi mësimor në kryeqytet, pasi më datë 6 do të mbahet samiti i BE-së dhe liderët evropianë do të vijnë në kryeqytet. “E detyruar nga pyetja e vazhdueshme “A do jenë pushim shkollat në datën 6?” po e ripërsëris se ditën e martë, datë 6 dhjetor, mësimi do të vijojë normalisht në të gjitha shkollat e Tiranës. Samiti BE-Ballkani…

Read More

Portugalia ka hyrë sot në fushë pa stres dhe pa presion pasi ishte e kualifikuar. Përballja ndaj Koresë së Jugut ka qenë sa për statistika, ndonëse për aziatikët ka qenë një ndeshje e rëndësishme pasi mund të tentonte kuialifikimin. Luzitanët shënuan të parët në minutën e 5-të me anë të Horta pas një asistimi nga Dalot nga krahu i djathtë. Goli i barazimit erdhi po në pjesën e parë, ku Kim Young gjeti hapësirat dhe dërgoi topin në rrjetë në minutën e 27-të. Pjesa e dytë ishte pa gola dhe e barabartë nga ana e statistikave të përgjithshme, duke veçaur…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një takim mbrëmjen e sotme me demokratët e njësisë nr.7 në Tiranë. Gjatë këtij takimi fjalën e mori një qytetare, avokate e cila ngriti shqetësimin e saj në lidhje me protestën e 6 dhjetorit që pritet të mbahet, ditën kur do të zhvillohet edhe samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor në kryeqytet. Sipas saj protesta nuk mundet që të jetë aq paqësore, pasi përplasjet me Policinë mund të jenë të pashmangshme. Qytetarja: Përsa i përket protesëts jam shumë dakord. Po thoja për protëstën se duhet të jetë, por një gjë nuk e shpjeguat doktor. Edi…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama si shkatërrues i tre televizioneve të mëdha në vend. Nisur nga shembja e Resortit Prestige, që është në pronësi të grupit mediatik “Focus Group”, Berisha tha se Rama mbylli pak kohë më parë edhe një televizion tjetër, “Ora News”. Por Berisha nuk është ndalur këtu me akuzat e tij, ai tha se është Edi Rama ai i cili ka angazhuar biznesmenin kosovar Shkëlqim Devolli, president i Devolli Group për të blerë televizionin “Abc News” në Shqipëri. Berisha tha se e paralajmëron pronarin e ri të ABC News, që të mos e shndërrojë televizionin…

Read More

Cila është arsyeja se pse i fërkoni sytë? Dermatologët këshillojnë t’i mbani duart larg syve, sepse zakoni i fërkimit mund të ndikojë seriozisht në pamjen dhe shëndetin tuaj. Rrathë të zinj Fërkimi kronik gjithashtu mund të çojë në rrathë të errët nën sy, të njohur si hiperpigmentim progresiv. Sa më e errët lëkura juaj, aq më keq mund të jetë. Dëmtimi i kornesë Fërkimi kronik jo vetëm që dëmton lëkurën e qepallës, por mund të shkaktojë edhe mikro-gërvishtje në kornea, e cila mund të çojë në turbullim të shikimit. Rreziku i infeksionit Sytë janë një terren ideal për infeksione, sepse…

Read More

Një qytetar ka denoncuar së fundmi, grabitjen e makinës së tij nga dy të rinj, në zonën e Kombinatit. Për këtë ai ka dërguar edhe pamjet filmike, ku shihet se dy të rinj, për 10 sekonda, ndezin “Audin” dhe largohen nga vendngjarja. Pronari i makinës është shprehur se policia i disponon pamjet, por deri më tani nuk kanë bërë asnjë identifikim të autorëve. Gjithashtu, ai shprehet se kushdo që ka informacion në lidhje me makinën do të marrë një shpërblim të mirë.

Read More