Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, vizitoi qytetin e Beratit. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada gjermane shkruan se presidenti Steinmeier gjatë vizitës pati mundësinë që të njohë nga afër historinë dhe kulturën shqiptare dhe të krijojë një përshtypje mbi shtrirjen e Bashkëpunimit gjermano-shqiptar për Zhvillim. Xhamia Mbret dhe Teqeja e Helvetive ishin ndalesa e parë në qendrën historike të qytetit; ata vizituan më pas edhe Kalanë e qytetit. “Nuk mund ta imagjinoja një mbyllje më të mirë të udhëtimit tim në Ballkanin Perëndimor se të vizitoja qytetin e mrekullueshëm…
Author: tirana
Çmimi i Madh i Kinës është anuluar për të katërtin vit radhazi, si pasojë e msave të rrepta për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Formula 1 tha se ngjarja e Shangait, e planifikuar për 16 Prill 2023, nuk do të ndodhte për shkak të vështirësive të vazhdueshme të paraqitura nga situata COVID-19 . “Formula 1 mund të konfirmojë, pas dialogut me promotorin dhe autoritetet përkatëse, se Çmimi i Madh i Kinës 2023 nuk do të zhvillohet për shkak të vështirësive të vazhdueshme të paraqitura nga situata e COVID-19”, tha në një deklaratë Formula 1.
Dashi Ashtu si kameleoni ju do përshtateni me çdo lloj situate sot. Nëse keni një lidhje do jeni në humor shumë të mirë dhe të gatshëm për të provuar çdo emocion të veçantë. Mund të bëni edhe diçka ndryshe nga zakonisht me partnerin. Mbrëmja do jetë e mbushur me dashuri, përkujdes dhe emocione. Nëse jeni beqarë nuk do ndaleni për asnjë çast derisa të arrini ta joshni dikë. Në punë, Luani dhe Saturni, do ju nxitin të jeni më të gatshëm për të punuar në grup dhe kështu do e përfundoni më shpejt një detyrë të dhënë. Financat nuk do…
Një përleshje e dhunshme shpërtheu në parlamentin e Senegalit pasi një ligjvënës mashkull i opozitës goditi në fytyrë një kolege të pozitës, treguan pamjet televizive. Gjatë një prezantimi të buxhetit të enjten, anëtari i parlamentit të opozitës, Massata Samb iu afrua dhe goditi, Amy Ndiaye Gniby të koalicionit qeverisës, Benno Bokk Yakaar (BBY), duke shkaktuar një sërë përleshjesh.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar se është hapur për qarkullimin e automjeteve rruga e re drejt aeroportit të Rinasit. Me ndryshimin e koncesionarit, Balla u shpreh se aeroporti i Rinasit ka pësuar ndryshime të mëdha pozitive dhe se lëvizjet dhe fluturimet në aeroport janë shtuar dukshëm vitin e fundit. “Pas ndryshimit të koncesionarit aeroporti i Rinasit ka pësuar ndryshim të madh. Mbi 26 mijë fluturime gjatë 10 muajve të parë të 2022. 4.4 mln pasagjerë deri në 30 tetor të këtij viti. Deri në fund të vitit do të kemi 5.2 mln pasagjerë. Aeroporti i Rinasit një nga dy aeroportet…
Një sherr mes dy personave në Tiranë ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. 46-vjeçari me iniciale E.N. ka përfunduar në spital pasi u godit me thikë nga një 26-vjeçar. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. C., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me mjet prerës shtetasin E. N., 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Aktorja e njohur Jessica Brown Findlay ka sjellë në jetë dy djem binjakë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë aktorja përmes një postimi në Instagram. 33-vjeçarja publikoi një foto, ku shihet duke mbajtur dy djemtë e porsalindur në kraharorin e saj. Aktorja britanike e serialit “Downton Abbey” dhe bashkëshorti Ziggy Heath Jessica janë bashkë që prej vitit 2016, dashuri e cila u kurorëzua në shtator të vitit 2020.
Deputeti socialist Petro Koçi beson se mazhoranca do të fitojë shumicën e bashkive në zgjedhjet vendore të 14 majit. I ftuar në Top News, ai parashikoi se Partia Socialiste do të marrë 40 bashki. “Ne patjetër që do të marrim shumicën. Unë mendoj se ne do të jemi afër numër 40, më shumë apo më pak nuk e di, po që do ti fitojmë zgjedhjet. Një arsye është dhe pragmatizmi zgjedhor. Do të thoni cili është? Gjithmonë zgjedhësi preferon një pushtet vendor I cili është në një linjë dhe me një ngjyrë me qeverinë qendrore sepse faktet kanë treguar që…
Policia spanjolle ka rrethuar sërish zonën përreth ambasadës së Ukrainës në Madrid. Kujtohet se dy ditë më parë ishte dërguar një letër-bombë , si pasojë e së cilës u plagos një punonjës i ambasadës . Një shpërthim është shkaktuar në ambasadën e Ukrainës në Madrid për shkak të një letre të bllokuar. Për shkak të kësaj ngjarje ka mbetur i plagosur një punonjëse dhe më pas ajo është dërguar në spital ku i është dhënë ndihma e parë, por gjendja e saj nuk konsiderohet e rëndë. Sipas mediave spanjolle, lënda shpërthyese ndodhej në një dosje të marrë nga punonjësi.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e Shtunë moti nis me vranësira mesatare deri të dendura por edhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell. Duke filluar nga orët e pasdites mot i vranët në të gjithë territorin ndërsa nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore. Në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet të ulët deri mesatar shtrihen në pjesën më të madhe të vendit. Kjo situatë do të vijojë edhe për ditën e Diel ku reshjet e shiut të herëpashershme do të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht mesatar…
Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, dje më 1 dhjetor, mbushi plot 93 vjeç. Ndër më jetëgjatët president në Shqipëri, por edhe me një Presidencë për t’u pasur zili. I lindur në dhjetorin e 1929, Alfred Moisiu shërbeu në detyrën e presidentit të Republikës, si një kandidaturë konsensuale nga viti 2002 deri në 2009. Nën presionin ndërkombëtar, dy liderët e kohës, Fatos Nano dhe Sali Berisha vendosën zgjedhjen e tij si kandidaturë konsensuale për president, pas mbarimit të mandatit të Rexhep Meidanit. 5 vitet e tij si president, u shoqëruan me debate të forta politike, dhe gjithkush nga analistët e politikanët…
Bashkimi Evropian u ka bërë sërish thirrje liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi që të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kenë “sjellje evropiane”, për të ndihmuar në ulje të tensioneve. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka bërë këto deklarata pas pyetjeve të gazetarëve për deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “llum terrorist”, dhe ka paralajmëruar se Serbia nuk do të marrë pjesë në samitin që organizohet më 6 dhjetor në Tiranë midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë pjesë e bllokut evropian. Zëdhënësi i…