Në orën 14:30, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Rebani Jaupi do të zhvillojë një konferencë për shtyp. Kjo konferencë do të jetë për masat e marra për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, gjatë zhvillimit të Samitit të BE-së, më datë 06.12.2022, në Tiranë.
Author: tirana
Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha ndër të tjera akuzoi ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë se ka shpifur. Për të Alastair King-Smith ka mashtruar në mënyrë të tmerrshme qeverinë e tij në bazë të korrupsionit. Berisha pohoi edhe se shqiptarët në një moment të caktuar, do të shohin se çfarë dezinformimi të ulët ka bërë ambasadori për qeverinë e tij. “Alistair King-Smith ka mashtruar në mënyrë të tmerrshme qeverinë e tij në bazë të korrupsionit, por Britania e Madhe është transparente. Autoritetet britanike nuk pranojnë të thonë se kemi fakte, por nuk i themi. Kanë…
Në seancën e kësaj të premteje, Gjykata e Kurbinit është treguar shumë bujare, pasi vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Van Ricën, anëtarin e Rithemelimit që qëlloi me armë Kastriot Markun të dielën në darkë në selinë e PD-së dega Kurbin. Rica akuzohet për tre vepra penale “Armëmbajtje pa leje” “Kanosje” dhe prishja e qetësisë publike. Çështja ndaj tij u gjykua nga gjyqtari Olsi Skrame dhe prokurorja Matilda Fetahu.
Në konferencën e tij me gazetarët në selinë blu, kreu i PD-së, Sali Berisha u ndal te përplasja e dy demokratëve në Laç, tha se ndaj tyre janë marrë masa disiplinore. “Ka patur një problem serioz në degën e Kurbinit. Komisioni ka vendosur masa disiplinore ndaj dy kandidatëve. Cilido që, mendon për mënyra të tjera përveç votës gabon shumë rëndë. Shkelmon të drejtën e tij dhe të demokratëve. Më datë 4 do bëhen primaret”,-tha Berisha. Gjykata e Kurbinit cakton masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Van Ricën, pavarësisht se prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg”.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka folur për pjesëmarrjen e saj të diskutueshme në Katar, duke thënë se ishte e pakënaqur me thashethemet. Për të spekulimet se do të performonte në këtë event të Botërorit nuk i kanë pëlqyer pasi “bien në kundërshtim me bindjet e mia”. “Ata bënë premtime për të drejtat e njeriut kur nënshkruan marrëveshjen për Kupën e Botës, të cilat nuk janë përmbushur në mënyrë të kënaqshme për të drejtat e punëtorëve migrantë, të drejtat e grave, të drejtat LGBTQ dhe lirinë e shprehjes. Çfarë lloj mesazhi dërgon nëse këto premtime nuk do të…
“Europa është rruga e duhur, jo rruga e Ramës”, është slogani që do të ketë protesta e thirrur nga Sali Berisha, të cilën e zbuloi gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu. Sipas Berishës, vendi i PD-së më 6 dhjetor është në rrugë dhe vetëm në protestë në mbrojtje të vlerave evropiane në Shqipëri. “PD-ja është forca më perëndimore e Shqipërisë dhe shqiptarëve. PD-ja ka bërë më shumë se kushdo tjetër për integrimin e Shqipërisë në institucionet perëndimore. PD-ja është forca e parë që kërkoi futjen e Shqipërisë në NATO, ajo kërkoi asociimin në BE që në vitin 1992 dhe…
Mandi Nishtulla është një emër mjaft i njohur në muzikën tallava. Këngëtari ka mbajtur edhe rekord me këngën shqiptare më të dëgjuar në YouTube. Por në një rrëfim të fundit Mandi si rrallëherë është shfaqur me lot në sy ku ka folur për varësinë e tij ndaj drogës. Me lot në sy, Mandi ka treguar se ka qenë i varur nga droga dhe ka sakrifikuar dhe pasionin e tij për muzikën. Ai tha se ka qenë babai i tij i cili e ka ndihmuar kur ka qenë në atë situatë dhe më tej u ka bërë apel të gjithë atyre…
Ola Bruko është një ndër spikerat ikone të televizioneve shqiptare. Ditën e djeshme, më 1 dhjetor ajo ka festuar ditëlindjen dhe ka mbushur 40 vjeç. Në këtë 40-vjetor ajo është emocionuar nga urimi i të bijës të cilin e ka ndarë në proflin e saj në Instagram. “Je mami më e mirë në botë. Gëzuar ditëlindjen mami im. Faleminderit për çdo mbështetje që ti më ke dhënë. Këtë herë e kam unë radhën dhe po të them Gëzuar ditëlindjen mami im e dashur. Shpresoj që këtë urim ta pëlqesh. Të dua shumë. Nga vajza jotë Kloi. Të përfaqoj”, i shkruan…
Nga Dhoma e Operacioneve të Komisariatit të Policisë së Perugias, raportohet se janë sekuestruar mallra me logo të falsifikuara të disa shtëpive të famshme të modës. Mediat italiane shkruajne se vëmendjen ua tërhoqën një çift udhëtarësh shqiptarë nga Tirana, por me banim në provincën e Arezzo-s, të cilët fshihnin në valixhet e tyre çanta dhe kuleta false. 57-vjeçarja mbante me vete dy çanta (imitime të “Louis Vuitton” dhe “Michael Kors”) dhe një portofol të falsifikuar “Prada”. Në bagazhin e 65-vjeçarit u gjetën edhe tre “falso” të tjera: Dy marka false “Yves Saint Laurent” dhe një çantë “Prada”. Të dy janë…
Tirana e së ardhmes do të ketë një transport publik model, i cili do të disiplinojë si trafikun, ashtu edhe këtë shërbim të rëndësishëm për qytetarët, që lëvizin brenda kryeqytetit dhe nëpërmjet linjave interurbane dhe hekurudhore. Dy kanë qenë risitë që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nënvizuar si investime drejt asaj që ai e quajti Kryeqytet Europian i Transportit: Digjitalizimi i shërbimit aktual, si dhe hapja e dy megaterminaleve për autobusët, që bashkë me linjën hekurudhore do t’i japin frymë lëvizshmërisë në Tiranë. I pranishëm në forumin “eTransport”, Veliaj tha se paralelisht me modernizimin e këtyre shërbimeve,…
Kremlini refuzon ofertën e bërë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, për një takim me homologun, Vladimir Putin, duke njoftuar se kushtet janë të papranueshme. Rusia shprehet e hapur për të rinisur bisedimet e paqes me Ukrainën. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nënvizoi se Moska e konsideron rrugën paqësore diplomatike si më të preferuarën për të arritur objektivat e saj. Një ndihmës i presidentit Volodymyr Zelensky, vlerëson se 10 mijë deri në 13 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë që nga nisja e luftës më 24 shkurt. Ndërsa pretendon se humbjet nga kampi tjetër shkojnë deri në 100 mijë…
Kreu i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen e së premtes me gazetarët në selinë blu, thotë se kudo ku ka takime liderash ka protesta. Për Berishën, të protestosh më 6 dhjetor nuk ka asgjë të keqe. Kreu i PD-së, theksoi edhe se qytetarët kanë të drejtë të dëgjohen dhe se liderët evropianë duhet të kuptojnë se shqiptarët janë kundër krimit dhe korrupsionit të qeverisë së tyre. “Më 6 dhjetor, në Tiranë zhvillohet samiti i vendeve anëtare të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Protestat në samite dhe takime ndërkombëtare, përveçse në vendet diktatoriale, janë gjëja më normale, janë pothuajse ligj.…