Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç sulmoi një ditë më parë ndërkombëtarët dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit dhe vendosi që të bojkotojë samitin e BE-së, që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor. Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj presidentit Vuçiç, për të cilin thotë se gjuha e përdorur ndaj Albin Kurtit është shumë e papranueshme. Për të kjo tregon se lidershipi serb është akoma i pandarë nga e shkuara. “Gjuha e urrejtjes ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti i Serbisë është e papranueshme. Ajo dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Kosova është…
Author: tirana
Vladimir Putin ka rënë nga shkallët në rezidencën e tij zyrtare ndërsa ende nuk është rikuperuar nga kanceri sipas një kanali në Telegram, shkruan Daily Mail. Udhëheqësi 70-vjeçar rus, shëndeti i të cilit është përkeqësuar dukshëm që kur filloi luftën e tij në Ukrainë, u rrëzua të mërkurën në mbrëmje duke zbritur shkallët në shtëpinë e tij në Moskë. Gjenerali SVR ka postuar përditësime në lidhje me shëndetin e Putinit që nga fillimi i luftës, megjithëse nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tij. Ngjarja ndodhi para truprojave të presidentit, të cilët reaguan shpejt dhe i erdhën…
Shumë prova në dorë, por autoritet e Kosovës e lanë të lirë vrasësin monstruoz, në vend që ta dënonin me burg. Mediat e Kosovës bëjnë me dije se në një procesverbal përshkruhet se i dyshuari për vrasjen e Hamide Magashit, Sokol Halili i kishte thënë gjykatësit që gruaja e tij i ka ofruar para për ta lejuar që të shkojë në shtëpi. “Më ka premtuar një shumë shumë të madhe parash, vetëm që ta lija të shkonte tek shtëpia e babait të saj. Ajo më ka thënë të martohem me kë të dua vetëm që ta lë rehat atë dhe…
Vijon saga e shtyrjeve të seancës ndaj Arbër Papelekajt, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në qytetin e Elbasanit, pak ditë para zgjedhjeve të prillit të vitit të kaluar. Shkak u bë avokati i Emiljano Prengës, i cili nuk ka njoftuar mungesën në seancë. Gjykata vendosi që seanca e radhës të mbahet në datën 6 dhjetor, në orën 10:00, që përkon edhe me Samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar. Në lidhje me shtyrjen e seancës ka folur edhe Marash Martinaj, avokati i Arbër Paplekajt, i cili iu përgjigj interesit të…
Një ngjarje makabër është raportuar në Francë. Dy foshnje janë gjetur të ngrira në një frigorifer, në një banesë në Bedoin (Vaucluse). Për këtë ngjarjes të rëndë është vënë në pranga një nënë 41-vjeçare, ndërsa po hetohet për të zbuluar lidhjen e gruas me foshnjet. “Është e vështirë që në këtë fazë të jepen detaje”, kanë thënë zyrtarët në Francë. “Janë marrë mostra. Autopsia do të na tregojë më shumë”, ka thënë një prokuror.
Shifrat janë të preferuarat e kryeministrit Edi Rama. Teksa e cilëson 2022 si vitin e turizmit për Shqipërinë, kreu i qeverisë zbulon se në vend kanë ardhur rreth 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja dhe 97,1% më shumë vizitorë nga Britania. “2022 një vit i mbarë për turizmin, duke vijuar trendin rritës krahasuar me vitin 2021, ndërsa shënoi edhe flukse të reja turistike që iu shtuan mysafirëve që ne si vend mikpresim çdo vit. Rreth 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja. 97,1% më shumë vizitorë nga Britania. Rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda. Më shumë se…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur për sot mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, dy ditë pas vrasjes së gruas shtatzënë në Prishtinë. Në takimin e sotëm, ku pritet të marrin pjesë të gjithë liderët institucionalë, siç ka deklaruar Osmani, pritet të dalin me përfundime dhe konkluzione konkrete se si të parandalohen aktet e dhunës dhe femicidi. “Në këtë takim përveç liderëve institucionalë do të marrin pjesë edhe udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë, të sigurisë, përfaqësues të shoqërisë civile, të institucioneve të pavarura. Në agjendë janë dy pika konkrete: E para, secili institucion të jetë…
Një punonjës i Policisë në Tiranë është arrestuar për shpërdorim detyre. Në pranga ka përfunduar Alkid Ndreu, anëtar i Komisionit të gjobave, në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Për të, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kishte nisur hetimet disa muaj më parë, pas denoncimeve të shumta që kishte marrë, se Ndreu merrte rryshfet në këmbim të kthimit të lejeve të drejtimit, pasi Policia Rrugore ua pezullonte qytetarve. Gazetarja Xhensila Kodra, bën me dije për abcnews.al se rasti i fundit ka ndodhur kur ai është arrestuar në flagrancë është bërë ditën e djeshme teksa Ndreu i mori shumën prej 70…
Askush nuk e imagjinonte që Gjermania do të lante duart me Botërorin që në fazën e grupeve, për më tepër pas leksionin që morën 4 vite më parë. Me Loew në stol, Gjermania e provoi për herë të parë në histori një shije të tillë, vinin edhe si kampion në fuqi, ndërsa me Flick e përsërisin duke e futur futbollin gjerman në një spirale të errët, zbehin në mënyrë të pabesueshme historinë dhe traditën e këtij kombi që fazën e grupeve e kishte lojë fëmijësh, përpara se të eliminoheshin në Rusi 2018 kishin kaluar 16 herë në 16 raste fazën…
Aktivistja që erdhi në Amerika për Sali Berishën, por sot nuk është pro tij, Evi Kokalari “parashikon” se në primaret e Tiranës do të shpallet fitues, Belind Këlliçi. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kokalari tha se Këlliçi më pas do të digjet dhe do të mundet nga Veliaj, pasi nuk ka shanse përballë tij. “Kush do të fitojë? Më negativët duhet të fitojnë, sepse humbin me Veliajn dhe digjen. Kush do të fitojë? Është vegla e LSI që do të fitojë, Belind Këlliçi. Që do të humbë pastaj, dihet që do të humbë me Veliajn. Sigurisht që Këlliçin e…
Mëngjesin e kësaj të premte, kanë zbarkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mjetet e ushtrisë. Ky parakalim është kryer në kuadër të 110-vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar dhe përvjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare. Ministria e Mbrojtjes do të organizojë të shtunën një koncert Pallatin e Kongreseve, në orën 19.00 nën kauzën “SË BASHKU, PËR PAQEN”. Të ardhurat e realizuara nga ky event do të shkojnë në mbështetje të familjeve ukrainase me fëmijë të lënduar nga lufta.
Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi këtë të premte një vizitë zyrtare në Greqi, me ftesë të homologut Nikos Dendias. Xhaçka përmes një postimi në Twitter, tha se bisedimet pritet të fokusohen në marrëdhëniet shqiptaro-greke në të gjitha fushat, si dhe në çështjet me interes në Europë dhe rajon, duke përfshirë zhvillimet në Ukrainë pas pushtimit rus, situatën në Mesdheun Lindor dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. “Patëm një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve tona Shqipëri-Greqi. Mirënjohje Ministrit Dendias për rolin e tij në thellimin dhe zgjerimin e partneritetit midis dy vendeve tona…