Author: tirana

Presidenti Bajram Begaj, nis këtë të premte një vizitë zyrtare në Vatikan, ku së bashku me Zonjën e Parë, Armanda Begaj, do të priten në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. Në kuadër të vizitës në Selinë e Shenjtë, është parashikuar gjithashtu që kreu i shtetit të zhvillojë dhe një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Read More

Shqipëria mban vendin e tretë në listën me përqindjen më të madhe të popullsisë vendase që jeton në diasporë. Sipas një raporti nga OKB, 30.7 përqind e popullsisë së Shqipërisë jeton në diasporë. Një grup kombesh që zakonisht shfaqet në mesin e vendeve me diaspora më të gjera janë ato në Evropën Lindore dhe në Ballkan. Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990, shumë njerëz u larguan në kërkim të mundësive më të mira ekonomike, për shembull, Europa Perëndimore. Luftërat e përgjakshme civile në vitet në vijim i shtuan këto efekte në disa vende. Kjo shihet sot në…

Read More

Tregu i detektivëve privatë ka gjetur hapësirë prej disa kohësh edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për detektivë, të cilët mund t’i japin përgjigje njerëzve për tradhtitë bashkëshortore, për prindër të cilët duan të investigojnë lëvizjet e fëmijëve të tyre, apo edhe për raste të tjera ku njerëzit kanë dyshime. Shkënda Lili, një detektive private, thotë se familjarët janë më dyshues ndaj partnerit të tyre. “Tek unë është pjesa e familjarëve që vjen, kur bëhet fjalë për tradhtitë. Ata janë më kërkues për të ditur për njëri-tjetrin. Gratë dyshojnë më shumë, janë shumë posesive. Kur vijnë meshkujt e kanë një qëllim…

Read More

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi është zgjedhur si zv/Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore, MNRA, kjo pas një procesi votimi ku u përfshinë përfaqësues nga 27 vendet anëtare. Kjo është hera e parë që Shqipëria merr një pozicion të lartë drejtues në një nga platformat më të rëndësishme në fushën e transmetimeve të mediave audiovizive. MNRA është themeluar në nëntor të vitit 1997, si një hapësirë dinamike komunikimi dhe shkëmbimi praktikash mbi modelet dhe transformimin e tregut audioviziv. Një nga qëllimet parësore të Rrjetit mbetet forcimi dhe përafrimi i qasjeve të vendeve anëtare në ballafaqimin e…

Read More

Nisur nga krimi tragjik i vrasjes së 35-vjeçares, Hamide Magashi nga ish-burri pak orë para se të sillte në jetë fëmijën e parë, bën që aktivistja Zana Avdiu, të thotë se gratë e Kosovës nuk kanë shtet. Për të në asnjë rast kur gratë njoftojnë për dhunë, as policia, as gjykata nuk ndërmarrin hapat e nevojshëm për të parandaluar ngjarje më të rënda. Aktivistja tha se shteti nuk ofron asnjë siguri për viktimat e dhunës. “Shumica e rasteve po përfundojnë me vrasje, gruaja është vrarë në dorën e shtetit, është vrarë në një institucion qendror të shtetit dhe vrasësi më…

Read More

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të premteje, e ka nisur me një video emocionuese. Kreu i qeverisë na prezanton me Marion, një 14-vjeçar i cili ka frymëzuar të shprehë në një pikturë mahnitëse talentin e tij të rrallë, traditat shekullore të vendlindjes, e mbi të gjitha dashurinë për gjyshen. “MIRËMËNGJES dhe me Marion që na kujton se çdo gjyshe është një nënë Terezë, dhe se dashuria për familjen është talenti që pikturon dhe fiton çdo konkurs, si ky i realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm…

Read More

Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka zhvillon sot në Athinë një vizitë zyrtare, ku pritet nga homologu i saj, Nikos Dendias. Dy ministrat do të kenë mundësinë të kenë një takim kokë më kokë gjatë dy orëve që palët do të zhvillojnë takimin. Mësohet se mes dy delegacioneve do të ketë bisedime për disa çështje që preokupojnë marrëdhëniet dypalëshe siç janë tekstet shkollore, çështja e varrezave të të rënëve grekë në luftën e dytë botërore. Diskutime do të ketë edhe për përshpejtimin e zgjidhjes së detit, proces ky që tashmë palët e kanë dërguar për zgjidhje në…

Read More

Super ndeshja e Botërorit “Katar 2022” për këtë të premte, do të zhvillohet në orën 20:00. E gjithë vëmendja e shqiptarëve, do të jetë në stadiumin “974” në të cilin përballen Serbia me Kombëtaren e Zvicrës. Zvicra synon sot fitoren me çdo kusht kundër Serbisë, fitore kjo e cila do t’i siguronte kualifikimin në Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pritet që sot t’i udhëheqin “Helvetikët” drejt fitores kundër serbëve. Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë Botëror, Zvicra pësoi humbje 1:0 nga Brazili, kurse Serbia barazoi 3:3 me Kamerunin. Të dy kombëtaret i ndajnë vetëm…

Read More

Mëngjesi i sotëm në Durrës ka nisur me një përplasje. Një person i plagosur me armë zjarri është paraqitur në orët e para të mëngjesit në spitalin rajonal të Durrësit për të marrë ndihmën e parë. Personi i plagosur është shtetasi D. B., 40 vjeç, ndërkohë që ngjarja mendohet të ketë ndodhur në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar. Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e shpejta hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40-vjeçari D.B, dyshohet se është plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç.

Read More

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se me protestën që Sali Berisha do të mbajë më 6 dhjetor, ditën e samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, do të bëjë një “vetëvrasje” publike. Në një intervistë për “Koha Jonë”, ai nënvizon se “aq i mbaruar është Berisha sa edhe çelsat e partisë ja ka marrë Alibeaj. Unë parashikoj që Berisha do ketë fundin më tragjik që mund të ketë pasur një politikan në 100 vitet e fundit, por kjo do të ndodh pas humbjes së 4-tër në vitin 2025”. Intervista e plotë Në Shqipëri do të mbahet për herë të parë…

Read More

Dashi Shmangni diskutimet në dashuri sepse jeni veçanërisht nervoz. Këtë të premte rrezikoni të përfshiheni nga tensioni edhe në vendin e punës. Fjala e parë dhe e fundit është qetësohu! Demi Për ata që jetojnë në një marrëdhënie të qëndrueshme në çift, periudha është jashtëzakonisht e favorshme, ndërsa ata që janë beqarë mund të përjetojnë aventura të bukura. Binjakët Për ata që janë vetëm dhe duan të bëjnë takime të reja, është e nevojshme të merreni me to, ndoshta duke planifikuar një dalje të këndshme. Do të merrni oferta pune, por kujdes, nuk është e thënë që janë të duhurat…

Read More