Author: tirana

Një korsi e aksit Librazhd-Prrenjas është bllokuar si pasojë e rënies së gurëve. Gurët kanë rënë në vendin e quajtur kthesa e Nogut në afërsi të fshatit Hotolisht. Nga bllokimi i korisisë është krijuar rradhë e gjatë automjetesh dhe vështirësi në qarkullim. Siç duket në pamje policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për orjentimin e trafikut. Rënia e errësirës e vështirëson akoma më shumë lëvizjen e mjeteve , ndaj kërkohet që drejtuesit të  tregojnë kujdes.

Read More

Pesë receta për t’u kujdesur për fytin dhe për të luftuar virozat: Çaji me mjaltë Për lehtësim të menjëhershëm dhe shërim të shpejtë nga dhimbja e fytit, rekomandohet që të përgatisni dhe të konsumoni një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni dhe mjaltë dy ose tre herë në ditë. Kamomili Kamomili është një bimë e njohur që në kohërat e lashta për vetitë e tij qetësuese, antibakteriale dhe antiinflamatore. Ai garanton një efekt zbutës dhe qetësues, duke lehtësuar menjëherë fytin tuaj. Çaji me xhenxhefil Xhenxhefili është një rrënjë me veti të pafundme të dobishme dhe shëruese: ndihmon tretjen, stimulon…

Read More

Mos u bëni shumë serioz Përpiquni të jeni vetvetja, të flisni spontanisht, duke shmangur temat shumë kërkuese si feja, politika apo morali. Zbuloni veten ngadalë Është e rëndësishme të hapeni pak herë pas here dhe të mos ekspozoheni shumë në takimin e parë. Le të mos e trembim atë Mos flisni për ish-in Nëse dilni për herë të parë me një person që ju pëlqen atëherë nuk duhet të tregoni përvoja nga një lidhje e mëparshme apo thashetheme për ish-partnerët. Sigurisht, mund të ndani disa përvoja nga një lidhje e mëparshme, por derisa të njiheni mjaftueshëm, duhet ta shmangni këtë.…

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 1 dhjetor 2022 vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj. Vendimi për rëzimin e ankimit të Beçajt ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK është marrë në mënyrë unanime në dhomë këshillimi nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtarë Albana Shtyllën, Ina Ramën dhe Sokol Çomon, duke e larguar përfundimisht këtë subjekt rivlerësimi nga sistemi i drejtësisë. Beçaj u shkarkua nga Komisioni më 3 korrik të vitit 2020, pasi…

Read More

Aktori i humorit Rezat Veleshnja ka hedhur poshtë lajmin që qarkullonte në disa portale se është grabitur dhe dhunuar në kryeqytet. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai vendosi të sqarojë gjithçka për ndjekësit e tij. Veleshnja shprehet në video se lajmi është i pavërtetë, ndërsa shtoi se ka qenë gjithë kohës në prova dhe nuk ka asnjë shenjë në trup. “Mbase mund t’i ketë ndodhur ndonjë kolegut tim po unë s’di gjë për veten time. Mbase më kanë grabitur edhe mua në ëndërr”, thotë mes të tjerash aktori i humorit.

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dalë kundër kryedemokratit, Sali Berisha në lidhje me protestën që do të zhvillohet më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Alibeaj u shpreh se protestat ndaj Bashkimit Evropian, nuk janë mjeti i duhur. Sipas tij, shqetësimet u duhen shprehur evropianëve, jo nëpërmjet protestave. “Lidhur me protestat ndaj Evropës, nuk besoj se është mjeti i i duhur. Ne, shqiptarët kanë nevojë për Evropën. Evropa do duhet konsideruar si dashamirësi dhe një mjet shtesë që monitoron demokracinë e plagosur rëndë në Shqipëri. Shtetin…

Read More

Gjendet live pas 3 vitesh Xheni Voka.26-vjeçarja nga Tirana kishte humbur kontaktet nga Gjermania në vitin 2019. Nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’, ndërsa nëna bënte apel për gjetjen e të bijës, kjo e fundit reagon live. Me keqardhje moderatorja përcolli live mesazhin që Xheni dërgoi në adresë të emisionit, e cila refuzoi të kishte kontakt me familjarët, nënën dhe dy motrat e saj. Ajo nuk dha asnjë sqarim mbi të këtë vendim të sajin. “Nuk jam Xheni Voka e kam Pruggmayer, nuk dua të kem kontakt me familjen time, i kam shkruajtur që jam shume mirë dhe të mos…

Read More

Çështja e Juventusit shtrihet edhe në nivel europian. UEFA, duke pranuar ankesën nga La Liga dhe Javier Tebas, kanë hapur një hetim zyrtar për të ardhurat dhe bilancet e klubit të Juventusit. “Dhoma e Parë e Trupit të Kontrollit Financiar të UEFA sot hapi një hetim zyrtar kundër Juventus FC për shkelje të mundshme të licencimit të klubeve dhe rregullave të Fair Play-it financiar. Hetimi nga Dhoma e Parë do të fokusohet në shkeljet e supozuara financiare të bëra publike së fundmi pas procedurave të kryera nga Consob dhe Prokuroria Publike e Torinos”, tregon UEFA në njoftim.

Read More

Kroacia nuk fiton ndaj Belgjikës, por ia del të kalojë Grupin F. Kombëtarja ballkanase e mbylli me shifrat 0-0 ndeshjen dhe siguroi vendin e dytë në grup, teksa kroatët duhet të “falenderojnë” Romelu Lukakun që në pjesën e dytë shpërdoroi një “thes” me raste për belgët. Sa i takon kronikës së sfidës, pjesa e parë pa Kroacinë më kërkuese teksa pa u mbushur minuta e parë, ballkanasit treguan muskujt me anë të Ivan Perisic që me një goditje të fortë kërcënoi portën e Courtois. Ndërkohë, episodi më interesant i pjesës së parë u regjistrua në minutën e 15-të kur Kroacia…

Read More

Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, tha të enjten në Uashignton se sfidat kryesore në Ballkanin Perëndimor janë marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe integrimi euro-atlantik, por se mundësitë që ofron rajoni janë shumë më të rëndësishme sesa rreziqet. Duke folur në një diskutim në Këshillin e Atlantikut, zoti Escobar tha se situata e krijuar nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, u ka dhënë shtysë përpjekjeve të perëndimit për zgjidhjen e problemeve të mbetura. Zoti Escobar tha se shpreson që të shohë përparim vitin e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë në bazë të planit franko-gjerman dhe theksoi angazhimin…

Read More