Gratë e papuna me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, ku njëri prej fëmijëve është nën moshën 5 vjeç dhe familja ka të ardhura nën një milion lekë të vjetra në muaj, periudha e kujdesit ndaj fëmijës deri në moshën 5-vjeçare do njihet si periudhë sigurimi për efekt përfitimi pensioni pleqërie dhe barrëlindjeje. Kontributet e sigurimeve shoqërore do paguhen në nivelin e pagës minimale në shkallë vendi. V E N D I MPËR NJË MBROJTJE TË VEÇANTË NGA SHTETI PËR GRATË E PAPUNA ME TRE APO MË SHUMË FËMIJË TË MOSHËS DERI NË 18 VJEÇ…
Author: tirana
Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka përshëndetur angazhimin e Bashkimit Europian për zhvillimin në Tiranë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, për procesin e zgjerimit. Gjatë prezantimit të raportit të Shqipërisë në Komitetin e Stabilizim Asociimit, ajo tha se PD e konsideron tejet të rëndësishme këtë nismë. Ndërkohë, grupi tjetër në PD i drejtuar nga Sali Berisha ka thirrur demokratët të protestojnë para Kryeministrisë, pak metra larg vendit ku do të zhvillohet samiti. Më tej vëmendja e Tabakut u fokusua në dy pyetje konkrete drejtuar reporteres Santos që lidhen ngushtësisht me shqetësimin e PD siç është tema e Pasaportave të Arta dhe ajo…
Nga Kim Mehmeti E tmerrshme dhe e pabesueshme: në Prishtinë burri vret gruan e vet shtatzënë! Mediat thonë se shtatzëna, që nuk arriti të bëhet nënë, është vrarë aty ku do duhej të ishte më e mbrojtur: në një institucion shtetëror – në oborrin e QKUK’së në Prishtinë. Dhe si gjithmonë, tani do fillojë dënesja kolektive si dhe kuvendet mediatike që do ‘qartësojnë’ atë që dihet: në shoqëritë shqiptare meshkujt janë të prapambetur, e jo gratë! Në të vërtet meshkujt e sotëm rriten në hapësirën që ndanë të djeshmen që u thotë se gruaja është ‘pronë’ e tyre dhe të…
Kushëriri i Hamide Magashit, e cila u vra një ditë më parë nga ish-bashkëshorti para Maternitetit në Prishtinë, u shpreh se martesa mes tyre u realizua në një kohë shumë të shkurtër. Në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live”, ai tregoi se arsyeja që Magashi u nda nga Halili ishte dhuna e tmerrshme dhe e vazhdueshme që ajo përjetonte. “Ne jemi kushërinj, divorcin e kanë bërë me rregulla, me ligj, ka ndodhur para 4 muajve, I thanë ke me e lind fëmijën dhe me ia dhënë, prej dhunës u ndanë, ishte i dhunshëm, ka bërë denoncim në polici, ka…
Këngëtarja britanike, Christine Mcvie, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Ndarja nga jeta është bërë e ditur në një deklaratë zyrtare në rrjetet sociale. “Nuk ka fjalë për të përshkruar trishtimin tonë për ndarjen nga jeta të Christine McVie. Ajo ishte vërtet unike, e veçantë dhe e talentuar jashtë mase. Ajo ishte muzikantja më e mirë që dikush mund të kishte në grupin e tyre dhe shoqja më e mirë që dikush mund të kishte në jetë”. “Ne ishim shumë me fat që patëm një jetë me të. Individualisht dhe kolektivisht, e vlerësojmë thellësisht Christine dhe jemi mirënjohës për kujtimet…
Kosova do të çojë në Ishujt Falkland një kontigjent ushtarësh të FSK-së. Kuvendi e miratoi të mërkurën këtë vendim, një ditë pasi Qeveria e kishte bërë të njëjtën gjë. Ishujt Falkland përbëjnë një kontest ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Argjentinës dhe për këtë arsye kanë ekzistuar konflikte për historinë e këtij vendi me një sipërfaqe prej 12.173 km2. Statusi i sovranitetit të këtij territori është pjesë e një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme midis këtyre dy vendeve. Argjentina është një nga shtetet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe mund të mendohet se dërgimi i ushtarëve të FSK-së atje mund ta…
41 persona u arrestuan nga Europol pasi futën në treg mish kali të pakonsumueshëm. Arrestimet u kryen në Spanjë e Belgjikë, ndërsa në pranga përfunduan dhe drejtuesit e rrjetit kriminal. Po ashtu u vunën nën hetim dhe gjashtë kompani me të cilat ishte lidhur organizatë kriminale. Operacioni u drejtua nga Garda Civile spanjolle, pas një sërë hetimesh të kryera së bashku me autoritetet belge.Të akuzuarit, sipas Europol, kishin ngritur në vitin 2019 një fermë në Spanjë ku mbanin kuaj të sëmurë. Kafshët grupi kriminal i siguronte nga zona të ndryshme periferike të Spanjës. Trafikantët i merrnin kuajt falas për shkak…
Dhuna në familje dhe martesa në moshë të herët vijon të mbetet problem edhe në vitin 2022 në Shqipëri. Rasti më i fundit është historia e një të miture, e identifikuar si Anjeza. Pas rreth 1 viti në ‘liri’, Anjeza ka vendosur të rrëfejë për Vizion Plus historinë e jetës së saj. Që në 9-vjeçare, Anjeza është detyruar nga familjarët të martohet, me një burrë rreth 15 vite më të madh në moshë. Nën presion, dhunë fizike dhe psikologjike, Anjeza jetoi me të dhe familjen e tij për tre vite me rradhë. E mitura tregon se martesa nisi pa dëshirën…
Një 40-vjeçare është gjetur sot rreth orës 13:30 e pajetë nga familjarët e saj në fshatin Trebisht, në Bulqizë. Uniformat blu bëjnë me dije se viktima me iniciale Z.I dyshohet të ketë varur veten. Njoftimi i Policisë Bulqizë/Informacion paraprak Me datë 01.12.2022, rreth orës 13.30, në fshatin Trebisht është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasja Z.I., rreth 40 vjeçe, e cila dyshohet se ka varur veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se viktima vuante nga depresioni.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Institutit të Statistikave” por edhe të “Agjencisë së Statistikave të Kosovës” për të krahasuar profilin e një shqiptari mesatar me profilin e një shqiptari të Kosovës. Referuar këtyre shifrave del në pah se shqiptari i Kosovës është rreth 8 vite më i ri. Mosha mediane në vendin tonë fiksohet në 38.2 vjeç, ndërsa sipas “Agjencisë së Statistikave të Kosovës” ky tregues logaritet në 30.5 vite. Ndërkohë që mosha mesatare kishte diferenca të ndjeshme mes dy profileve, të dhënat tregojnë se mosha mesatare e martesës mes një shqiptari të Shqipërisë dhe një shqiptari të…
Produkt 28 janë një ndër grupet më të mirë të muzikës shqiptare. Ata kanë vite që nuk janë shfaqur më së bashku. Mirëpo, duket se kanë vendosur të rikthehen, por jo së bashku. Fabian Basha dhe Alban Kondi do të jenë pjesëmarrës në Festivalin e Këngës, por me projekte të veçanta. I ftuar në “Abc e Mëngjesit”, Fabi ka rrëfyer gjithçka nga koha kur punonin me Produkt 28, shoqëria me njëri-tjetrin dhe deri takimet aktuale, të cilat me Turjan Hyskon janë më të pakta. Ai ka theksuar se nëse grupi nuk do të bashkohen një ditë, do të jetë vetëm…
Një hetim ndërkombëtar ka identifikuar disa nga rrjetet kriminale që fshiheshin pas më shumë se 470 faqeve interneti mashtruese të investimeve. Një histori që rrotullohet mes call center-ave, agjentëve të rremë dhe mijëra viktimave dhe në vendin tonë, shkruan El Pais. Rikujtojmë se 8 nëntor policia spanjolle kreu kontrolle në call center-a në Elbasan, Vlorë dhe Tiranë. Operacioni u mbështet nga Eurojust dhe Europol, pasi Spanja, Gjermania dhe Finlanda u kërkuan ndihmë në aksionin për të shkatërruar grupet kriminale që mashtrojnë përmes kriptovalutave. Gjatë operacioneve të 8 dhe 9 nëntorit në Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë, u…