Author: tirana

Mes reagimeve të shumta, edhe reperi i njohur, Getinjo, ka mbajtur një qendrim në lidhje me vrasjen e mbrëmshme të një 35-vjeçare shtatzënë nga ish-bashkëshorti në oborrin e maternitetit në Prishtinë. Përmes një postimi në Instastory, ai u shpreh se nuk duhet t’i fusin të gjithë burrat në një thes, por që duhet të dënohen njerëzit që bëjnë krime të tilla pa marrë parasysh gjininë. Më tëj, Getinjo ka bërë thirrje të ndalojnë fjalimet e moralshme dhe postimet në rrjetet sociale, Postimi i plotë i reperit: “Çdo mal ka thi, mos na shtini krej burrave me nje thes! Keso raste…

Read More

Një ditë më parë Andrea Agnelli dhe bordi i drejtorëve të Juventusit dhanë dorëheqjen. Sipas La Gazzetta dello Sport, presidenti i ri i klubit torinez, Gianluca Ferrero, ka në plan të ftojë në bordin e drejtorëve legjendën e “zonjës së vjetër” Alessandro del Piero. Alessandro del Piero do të bëhet zëvendëspresident i Juventusit, më parë këtë post e mbante Pavel Nedved. Vihet re se negociatat me Alessandron ende nuk kanë filluar. Përbërja e re e bordit të drejtorëve të Juventusit do të mblidhet më 18 janar. Alessandro del Piero luajti për Juventusin nga viti 1993 deri në vitin 2012. Gjatë…

Read More

Dy persona kanë rënë në pranga në Lezhë pasi u kapën duke lëvizur më lëndë narkotike në makinë. Mësohet se në pranga kanë rënë Jetmir Delia dhe Orion Kola. Njoftimi: Qarkullonin me lëndë narkotike në automjet, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Të arrestuarve iu gjetën në celularët e tyre, faqe online aktive, për vënien e kundërligjshme të basteve sportive. Shërbimet e Policisë së Lezhës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në cilëndo formë të shfaqjes së tyre, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, rreth 2 shtetasve që qarkullonin me lëndë narkotike dhe…

Read More

Rreth orës 13:40 ka përfunduar autopsia e gruas shtatzënë e cila dyshohet se u vra të mërkurën nga ish bashkëshorti i saj në oborrin e Klinikës së Gjinekologji në QKUK. Sipas burimeve të Telegrafit, gjatë autopsisë së trupit të viktimës i janë gjetur tre plumba, një në kokë dhe dy në gjoks. “Tre plumba, dy në gjoks dhe një në kokë”, bëjnë të ditur burimet për Telegrafin. Ndërkaq, trupi i pajetë i 35 vjeçares po iu kthehet familjarëve për ceremoni të varrimit. Ndryshe, një grua shtatzënë, H.M, dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili nga Shtimja, mbrëmjen…

Read More

Sekuestrohen 17 thasë të mbushur me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 176 kg, dhe pajisje vakumi që shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier dhe Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në inteligjencën informative, për një sasi të madhe lënde narkotike që e posedonte një shtetas, në ambientet përreth banesës së tij, në fshatin Baltëz, u zhvillua dhe u finalizua me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Baltëz”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi…

Read More

30 vite pasi “Home Alone 2: Lost in New York” pushtoi botën, Joe Pesci, i cili luajti rolin e njërit prej hajdutëve, ka rrëfyer detaje rreth filmit ikonik. Në një intervistë për People, 70 vjeçari zbuloi se gjatë njërës prej skenave komike me Kevinin pësoi djegie të rënda në kokë. Bëhet fjalë për skenën kur ai djeg kokën dhe vrapon për ta zhytur në dëborë. “Përveç goditjeve të pritshme, mavijosjeve dhe dhimbjeve që do t’i lidhni me atë lloj humori të veçantë, unë pësova djegie të rënda në majë të kokës gjatë skenës ku i vihet zjarri kapelës së Harrit”.…

Read More

Në çdo rajon të Ukrainës po dëgjohen sirena alarmi në këto momente, duke paralajmëruar banorët se një valë e re e bombardimeve ruse mund të jetë duke ardhur. “Një alarm i përgjithshëm për sulm ajror është vendosur në Ukrainë. Shkoni në strehimore”, thanë autoritetet ukrainase. Vendi është përballur me një fushatë të re sulmesh që nga tetori, e përqendruar kryesisht në objektet kritike të infrastrukturës. Miliona banorë në të gjithë vendin kanë mbetur pa energji elektrike.

Read More

Një marrëdhënie toksike është një marrëdhënie në të cilën nevojat tona themelore, si nevoja për siguri, respekt, vetëvlerësim, nuk plotësohen plotësisht. Ndonjëherë është e vështirë të arrijmë tek shkaku i humorit tonë të keq ose të përmendim sjelljen e një personi të dashur që shkakton shqetësim, veçanërisht kur marrëdhënia nuk zgjat shumë. Megjithatë, kur një partner, në vend që të jetë një mbështetje në vështirësitë e përditshme, fillon t’i shkaktojë gjithnjë e më shpesh ato, ia vlen t’i hedhim një vështrim më të afërt marrëdhënies dhe të mendojmë nëse po na shkatërron. Për çfarë duhet të shqetësoheni? Ai është xheloz…

Read More

Kryeministri Edi Rama, tha në një dalje për mediat, se largimi i Erion Braçes nga Partia Socialiste është diçka e pamundur. Duke e cilësuar si institucion në Partinë Socialiste, Edi Rama iu kthye gazetarëve, duke i kërkuar me ironi që të hanin mjaltë para se të flisnin për të, apo dhe në emër të tij. “Është institucion në PS dhe është në të drejtën e tij që të thotë çfarë i do e bardha zemër se e ka zemrën e bardhë. Ua kam thënë edhe kolegëve tuaj që para se të flisni për Erion Braçen hani një lugë mjaltë”,-tha Rama.…

Read More

Dy adoleshentë kanë qenë duke luajtur me një armë zjarri tip pistoletë gjatë ditës së djeshme në Tiranë teksa njëri mbeti i plagosur. Sipas bluve të Komisariatit nr3 në kryeqytet, të dy ata, njëri 18 vjeç dhe tjetri 17 vjeç ishin duke luajtur me pistoletë, kur në një moment, arma shkrehu duke plagosur në këmbë këtë të fundit. Pas plagosjes në këmbë, ai u dërgua në spital dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia arrestoi 18-vjeçarin që ishte edhe pronari i saj. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. N., 18 vjeç,…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se liderët europianë nuk janë si Edi Rama, pasi ata e dinë mirë se nga buron vota e lirë dhe shteti ligjor. Berisha dhe një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Parlamentit, menjëherë pas fjalës së Presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Për protestën e 6 dhjetorit si do të jetë e organizuar ajo dhe a I druheni se liderët europianë do ta keqkuptojnë mesazhin? Berisha: Madhështore, madhështore! Jo, liderët europianë nuk janë si Edi Rama. Liderët evropianë janë liderë të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të tyre, dhe ata e dinë se…

Read More

Për protestën që kërkon PD-ja e Sali Berishës të mbajë në ditën e Samitit të BE-së në Tiranë, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një takim për përfaqësues të grupit të Berishës. Takimi mësohet se është zhvilluar në kuadër të protestës së thirrur më 6 dhjetor, kjo pas refuzimit të kërkesës për zhvillimin e kësaj proteste në Bulevard. Ndër të tjera mësohet se është bërë me dije edhe perimetri i sigurisë. Në një komunikim për mediat , përfaqësuesi i PD Çlirim Gjata ka thënë se protesta është e drejtë, kushtetuese e paqësore.

Read More