Author: tirana

Petrit Mamaj do të dalë para gjykatës së Fierit për t’u përballur me akuzën për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valdetes në fshatin Sheq të Fierit. Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 shkurt 2021, ditë që Petriti qëlloi për vdekje të shoqen, e menjëherë pas krimit tentoi që të fshihte krimin, duke inskenuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij. Me përballjen që do të ketë para togave të zeza, 56-vjeçari do të përballet me akuzën e vrasjes së kryer në marrëdhënie familjare, një vepër penale kjo që në Kodin Penal parashikon një dënim jo më pak se 20 vjet burg deri…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ditën e sotme rruga në Sukth do të bllokohet 1 orë, në intervalin kohor 22:00- 23:00. Shkak është bërë dëmtimi i një mbikalimi pasi u godit nga një kamion dhe do rivendoset sonte. Sipas ARRSH rruga do të devijohet nga aksi i vjetër. 📍Njoftim 🚧Mbikalimi metalik i Sukthit u dëmtua si pasojë e një aksidenti duke shkëputur komplet pjesën kaluese nga elementet anësore/rampat e shkallëve. Autoriteti Rrugor Shqiptar mori menjëherë masat për të ndërtuar një mbikalim të ri dhe sot në orën 22.00 deri në orën 23:00 do të bëhet montimi i elementit horizontal. Ky…

Read More

Alarmi për bombë në Terminalin e Trageteve në Durrës ka rezultuar i rremë. Valixhja e zezë është hapur nga forcat geniere dhe brenda saj kishte raki. Çanta e zezë u pikas nga punonjësit e sigurisë, të cilët u alarmuan. Njoftimi: Sqarim i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një alarm për bombë në portin e Durrësit, ju bëjmë me dije se: Në Portin e Durrësit nuk ka alarm për bombë. Mbrëmjen e djeshme, një qytetar që udhëtonte drejt Italisë, ka harruar bagazhet në Portin e Durrësit dhe ka vijuar…

Read More

Këtë të enjte, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, zbriti në Rinas dhe u prit me ceremoni shtetërore nga homologu Bajram Begaj. Në një konferencë të përbashkët me Presidentin Begaj, Frank-Walter Steinmeier tha se Gjermania dhe NATO gëzohen që kanë një partner kaq të besueshëm. “Është e rëndësishme të forcojmë miqësinë brenda Europës”, tha presidenti gjerman. Kjo është vizita e parë e një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite. Vizita përbën një sinjal të mëtejshëm të mbështetjes nga ana e Gjermanisë për të ardhmen evropiane të vendit tonë.

Read More

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, është dhënë mandati i deputetit për moderatoren Ori Nebijaj dhe për Petrit Dodën. “KQZ ka kërkuar informacion nga zyra e gjendjes civile, që s’ka kthyer përgjigje. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore rezulton se nuk është i dënuar me vendim penal të formës së prerë. Mandati i Rushajt, i përket Petrit Dodës. Miratohet dhënia e mandatit të deputetit të Petrit Doda. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore ka dërguar verifikimet ku rezulton se nuk është i dënuar me vendim penal të formës së prerë. Mandati i Dumës, i përket Oriela Nebijajt. Miratohet dhënia e…

Read More

Samiti i NATO-s në Rumani, u mbyll me një mesazh të qartë për Ballkanin Perëndimor. Aleanca u zotua të ndihmojë vendet e rajonit tonë por edhe më gjerë, të cilat përballen me presion të lartë nga Rusia. Në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht, ishin të ftuar dhe ministrat e jashtëm të Bosnje e Hercegovinës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë. “Aleatët e NATO-s u pajtuan të rrisin mbështetjen e përshtatur për këta tre partnerë, duke përfshirë ndërtimin e kapaciteteve, reformën dhe trajnimin për të përmirësuar institucionet e tyre të sigurisë dhe mbrojtjes”,-tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Read More

Jeta e familjes mbretërore në Britaninë e Madhe, vijon që të mbajë të mbërthyer publikun. Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it dhe bashkëshorti i saj, Princi Harry janë përballur me kërcënime të neveritshme nga ekstremistët e krahut të djathtë, thotë ish-shefi i policisë kundër terrorizmit. Neil Basu pohon se kërcënimet kundër Meghan ishin mjaft serioze e të besueshme dhe sa autoritetet kishin caktuar ekipe për t’i hetuar ato. “Nëse do t’i shihnit gjërat që ishin shkruar dhe do t’i merrnit ato mesazhe, do të ndiheshit nën kërcënim gjatë gjithë kohës”, tha Basu, i cili ishte në krye të mbrojtjes mbretërore gjatë…

Read More

Denisa Daka, avokatja që mbronte të drejtat e grave ka humbur jetën pas një lufte me një sëmundje që i mori jetën këtë të enjte. Edhe pse nuk e kishte bërë publike, prej disa muajsh avokatja Denisa Daka vuante nga një sëmundje serioze. Miq dhe kolegë i kanë dhënë lamtumirën përmes postimeve në rrjete sociale, duke shprehur dhimbjen për këtë humbje të parakoshme. Ajo la pas dy fëmijë dhe një numër çështjesh të fituara në Gjykatë. Denisa Daka njihej ndryshe si mbrojtëse e të drejtave të grave dhe një profesioniste që nuk e njihte humbjen.

Read More

Ka mbërritur në Tiranë Presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier. Presidenti gjerman është pritur me ceremoni zyrtare nga kreu i shtetit, Bajram Begaj. Kjo është vizita e parë e një presidenti gjerman pas 27 vitesh. Po ashtu sot do të mblidhet edhe Kuvendi i Shqipërisë në një seancë të jashtëzakonshme, për rreth një orë presidenti gjerman do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Read More

Shqetësimi i qeverisë së Britanisë së Madhe për emigrantët, sidomos ata shqiptarë do të bëjë që kryeministri britanik Rishi Sunak, të zhvillojë këtë javë një telefonatë me homologun Edi Rama. Kjo telefonatë është kërkuar nga kryeministri Sunak, dhe do të vijë pas deklaratës së ashpër të sekretares së Brendshme Britanike Suella Braverman, e cila i cilësoi shqiptarët që shkojnë drejt Britanisë me gomone, si kriminelë dhe pushtues. Një ditë më parë qeveria angleze hodhi idenë e vendosjes së Shqipërisë në listën e bardhë duke i mohuar automatikisht të drejtën e kërkim azilit. Dy muaj më parë po në një kohë…

Read More

Në mbledhjen e kësaj të enjte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë dhënien e mandatit për Oriela Nebijaj dhe Petrit Dodën. Ori Nebijaj do të zëvendësojë Grida Dumën, e cila la mandatin e deputetes për t’u angazhuar në botën e televizionit. Ndërkohë, Petrir Doda do të futet në Kuvend pas largimit të Alfred Rushajt i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit për arsye personale.

Read More