TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Makthet në “Qytet Studenti”, Karamuço: Tre policë janë vrarë dhe një e re është masakruar vite më parë

00:00 / February 9, 2023

Oferta saudite për Botërorin

23:50 / February 8, 2023

Hakmarrje për mbështetje ndaj Kievit, Rusia sanksionon 77 zyrtarë amerikanë

23:40 / February 8, 2023

Si të festosh Shën Valentinin kur e ke personin e zemrës larg!

23:34 / February 8, 2023

Aktorja e njohur është martuar me një njeri të panjohur, e detyruar nga familja

23:24 / February 8, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

‘Ik ore dreq tutje’, fjalët e fundit të Valdetes që e vrau burri me thikë: Nuk donte të bënim s*ks, donte të ikte

11:56 / December 1, 20224 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Petrit Mamaj do të dalë para gjykatës së Fierit për t’u përballur me akuzën për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valdetes në fshatin Sheq të Fierit. Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 shkurt 2021, ditë që Petriti qëlloi për vdekje të shoqen, e menjëherë pas krimit tentoi që të fshihte krimin, duke inskenuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij. Me përballjen që do të ketë para togave të zeza, 56-vjeçari do të përballet me akuzën e vrasjes së kryer në marrëdhënie familjare, një vepër penale kjo që në Kodin Penal parashikon një dënim jo më pak se 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm për këtë vepër.

Gazetari Elton Qyno shkruan për “Ora News” se çifti kishte lidhur martesë qysh prej vitit 1993, nga e cila kishin dy fëmijë që jetonin në Gjermani. Marrëdhëniet ishin acaruar një vit para se të ndodhte krimi kur mes tyre kishte shumë debate madje dhe në prani të djalit, e kishin arritur në pikën që të dy flinin në dhoma të ndara.

”…Me njëri-tjetrin ne bënim debate, pasi unë fillimisht kisha dyshime se me tradhtonte me një person tjetër dhe me pas edhe jam bindur, pasi e kam gjetur herë pas here teksa komunikonte në telefon në orët e vona me personin tjetër…,”-ka dëshmuar për oficerët gjyqësorë autori i vrasjes. Ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen, është fakti që vrasje e Valdetes ka ndodhur vetëm pak orë pasi ata kanë përcjellë drejt Gjermanisë djalin e tyre 23-vjeçar. Madje priti derisa të hipte në avion.

“Ora 13:15 djali i familjes Mamaj doli nga shtëpia për të ikur në Gjermani…. Valdetja iku për në punë. Ajo punonte si shitëse rrobash. Ora 17:00 Petriti komunikon në telefon me djalin dhe mëson prej tij se po priste që të hipte në avion për tu larguar në Gjermani… Ora 19:30 – Petriti shkon tek puna e Valdetes për ta shoqëruar gruan për në shtëpi. …Me tu kthyer në shtëpi, përsëri unë me Valdeten kemi debatuar, ku unë i kërkoja që të qëndronim bashkë, ndërsa ajo nuk pranonte duke me thënë “…nuk rri me ty…”. Kemi fjetur gjatë natës si zakonisht të ndarë nga njëri- tjetri, ku unë fjeta në dhomën e gjumit, ndërsa ajo te dhoma e fëmijëve në krevatin tek. Rreth orës 05:45 jam zgjuar, jam ngritur nga krevati, kam vajtur te dhoma ku flinte Valdetja, e cila ishte zgjuar dhe të cilës i kërkova të kryenim marrdhënie seksuale, por ajo nuk pranoi, duke më refuzuar. Fjalët që ajo me tha ishin: “…ik ore dreq tutje, nuk qëndroj më këtu, do iki…”. Duke qënë se ajo nuk po më pranonte mua dhe për shkak edhe te akumulimit të refuzimeve të mëparshme që ajo me kishte bërë, unë jam inatosur me të dhe kam vajtur te kuzhina, ku atje mora një thikë buke me dorezë të zezë dhe jam kthyer përsëri te dhoma ku ajo flinte, e cila ishte e shtrirë në krevat dhe me shpinë.”

Pas refuzimit për të kryer marrëdhënie seksuale me të, i xhindosur, Petrit Mamaj mori thikën dhe qëlloi pas shpine gruan e tij, Valdeten, ku në atë moment ajo bërtiti duke thënë fjalët “…më vrave…”.

Por 56-vjeçari ka vazhduar ta godiste prapë atë me thikë nga prapa dhe pas kësaj në pjesën e përparme të trupit, derisa gruaja ka rënë përtokë. Në përpjekje për të fshehur krimin, autori ka dashur që ngjarja të duket si vetëvrasje, duke i vënë thikën në dorën e viktimës.

“…pasi pashë që Valdetja vdiq, unë thikën që kisha në dorë ia vendosa asaj në dorën e djathtë të saj. Pas ngjarjes, dola nga shtëpia, ku derën e jashtme e mbylla nga jashtë, vajta në këmbë në restorant afër Gjëndjes Civile, për të ngrënë mëngjes dhe më pas jam kthyer po në këmbë në shtëpinë time. Me të mbërritur në shtëpi, jam penduar shumë për çfarë kisha bëra. Mora në telefon vëllain tim, të cilit i tregova se Valdetja kishte vrarë veten…”-ka treguar Petrit Mamaj.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, 50-vjeçarja Valdete Mamaj ishte vrarë duke u goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa vdekjeprurëse ka qenë goditja në një pjesë të zemrës. Pasi kreu krimin, Petrit Mamaj kërkoi ndihmën e të vëllait që ta ndihmonte të fshihte ngjarjen.

petrit valdete
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Makthet në “Qytet Studenti”, Karamuço: Tre policë janë vrarë dhe një e re është masakruar vite më parë

00:00 / February 9, 2023

Efi i bën thirrje mbështetësve të saj: Tregoni dashuri, ndaloni gjuhën e urrejtjes me “kundërshtarët” e mi

22:15 / February 8, 2023

Avokati për “Gërdecin”: Shkëlzen Berisha është koka e këtij krimi

22:05 / February 8, 2023

Kosova në ditë zie kombëtare, ndërtesa e qeverisë ndriçohet me flamurin e Turqisë

21:56 / February 8, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Makthet në “Qytet Studenti”, Karamuço: Tre policë janë vrarë dhe një e re është masakruar vite më parë

00:00 / February 9, 2023

Efi i bën thirrje mbështetësve të saj: Tregoni dashuri, ndaloni gjuhën e urrejtjes me “kundërshtarët” e mi

22:15 / February 8, 2023

Kosova në ditë zie kombëtare, ndërtesa e qeverisë ndriçohet me flamurin e Turqisë

21:56 / February 8, 2023

“Dua një çun yll, të gjatë e brun”! Kiara i bën kërkesën e veçantë produksionit pasi u bë xheloze për Luizin që iu vardis Keisit

21:35 / February 8, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Makthet në “Qytet Studenti”, Karamuço: Tre policë janë vrarë dhe një e re është masakruar vite më parë

00:00 / February 9, 2023

Oferta saudite për Botërorin

23:50 / February 8, 2023

Hakmarrje për mbështetje ndaj Kievit, Rusia sanksionon 77 zyrtarë amerikanë

23:40 / February 8, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.