Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka folur për akuzat e Partisë Demokratike ndaj kreut të grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, të cilin e akuzojnë si porositës i vrasjes së avokatit Ravik Gurra. Rama tha se nuk merret me spekullime, dhe se nëse ka fakte është detyrë e akuzuesve që ti sjellin. “Si mund të ketë një të vërtetë përveç asaj që bazohet në fakte. Nuk merrem me spekulime dhe gjysmë të vërtetave. Nëse ka fakte, është detyra e akuzuesve të sjellin fakte. Që nga koha e Romës kështu ka qenë. Për të marrë nëpërgojë, zhgërryer e baltosur emra…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama tha pas mbledhjes së qeverisë se bonusi i pensionistëve për fundvit do të jetë 5 mijë lekë. “Pas mbledhjes së qeverisë për një arsye të vetme se kemi marrë një vendim që ua kemi premtuar pensionistëve, sot falë këtij vendi duke nisur nga dita e nesërme bonusi i fundvitit për mbi 695 mijë pensionistë, do të jetë 5 mijë lekë të reja, edhe pse kemi pasur vështirësi këtë vit, që dihen përsëri për ne ka qenë e padiskutueshme që jo vetëm për pensionistët, por edhe ata që kanë pension invaliditeti plus 6 mijë lekë të reja që…
Në një dalje për mediat nga Kryeministria, Edi Rama foli ndër të tjera edhe për Samitin e BE-së, dhe lajmet e fundit. Rama tha se nuk ka pushim zyrtar me datë 6, sikurse u raportua dje nga mediat. Kreu i qeverisë komentoi masat e sigurisë që do të ndërmerren për këtë aktivitet, duke thënë se ato janë standarde që organizatorët i zbatojnë në çdo vend ku shkojnë. “Nuk është marrë asnjë ditë pushimi, është lajm i rremë. Masat e sigurisë nuk negociohen ato vendosen sipas standardeve nga vetë KE-ja që kudo që ka aktivitete ka masa të tilla. Forcat tona…
Hamide Magashi u vra në oborrin e maternitetit të Prishtinës, dhe kjo ngjarje ka detaje rrënqethëse dhe të forta emocionale. Motra e viktimës në një gjendje të rëndë emocionale, tregon se 35-vjeçarja ishte shtruar në maternitet dhe se foshnja do të vinte në jetë sot. Burbuqe Brahimi ka bërë të ditur se e ndjera ka qenë vetëm 3 muaj e martuar me Sokol Halilin, dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë pre e dhunës fizike dhe psiqike nga bashkëshorti i saj. “Motra ime ka qenë vetëm tre muaj e martuar. Ish-burri vinte te shtëpia jonë. Ne jemi vetëm motra pa prind…
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) ka depozituar 28 kallëzime në Prokurori për ish gjyqtarë e prokurorë të larguar nga sistemi i drejtësisë.Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se ish gjyqtarët dhe ish prokurorët të cilët ngecën në ‘rrjetën’ e Vetting-ut, duke u larguar definitivisht nga funksionet me vendim të formës së prerë, janë kallëzuar në Prokurori për fshehje të ardhurash.Filtri i vettingut mesa duket nuk ishte i vetmi proces për ish gjyqtarët edhe ish prokurorët, pasi ata do duhet të përballen tanimë me pasojat e shkarkimit nga KPK dhe KPA.Numri kallëzimeve…
Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier, gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë, tha ndër të tjera se është mbreslënëse të shohësh se me sa këmbëngulje Shqipëria vijon të përpiqet për antarësimin në Bashkimin Europian. Për të Shqipëria është jo vetëm aktor i njohur tashmë, por mbrojtës i rendit botëror të bazuar në rregulla. Edhe pse integrimi në BE nuk është finalizuar, presidenti Steinmeier pohoi se Shqipëria ka treguar demokraci të pjekur në arenën ndërkombëtare. “Zonja dhe zotërinj ju falënderoj për durimin tuaj në rrugën drejt Europës dhe ju lutem të vazhdoni në këtë rrugë me këmbëngulje dhe durim të mëtejshëm derisa…
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, të parën pas 27 vitesh të një kreu shteti gjerman, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, ku ndër të tjera u ndal edhe te rrugëtimi europian i vendin tonë. Teksa ka komentuar hapjen e bisedimeve me BE, Presidenti gjerman tha se 19 korriku ishte një gur kilometrazhi për Shqipërinë në Bashkimin Evropian dhe për këtë ai shprehu entuziazmin se sa shumë ndihet shpirti evropian në vendin tonë. Po ashtu presidenti i bëri thirrje palëve që të punojnë përtej llogoreve mes opozitës dhe qeverisë, e për…
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, përmendi edhe një tjetër lidhje mes dy kombeve, atë në futboll. “Ka edhe një fushë tjetër ku gjen shprehje lidhja jonë e ngushtë, miqësia në futboll. Lojtarët shqiptarë e kanë pasuruar gjithmonë Bundesligën tonë me talentin e tyre, si Mërgim Mavraj apo Altin Rraklli apo edhe trajneri gjerman i Vllaznisë. Dhe kjo i çon marrëdhëniet tona para”.
Pas konferencës me homologun Bajram Begaj, Presidenti gjerman Steinmeier, po mban një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. Ai e vuri theksin tek marrëdhëniet e mira me vendin tonë, ndërsa theksoi edhe se Gjermania na ka mbështetur prej dekadash. “Kënaqësi të jem pranë jush në Tiranë, këtë qytet rinor, entuziast për të ardhmen, qytet të vërtetë europian. Kryeqyteti europian i rinisë 2022, çfarë do ti shkonte më shumë sesa ky titull që me çeljen e bisedimeve drejt BE-së nis një fazë e re. Qëndrimin tuaj të qartë pro euriopian kam mundur ta vëzhgoj gjatë periudhës sime të presidencës. Kam ndjerë gëzim,…
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka treguar interesim për të blerë Manchester United nga Glazers. Sajti anglez “Football Transfers” raporton lajmin e bujshëm. Pacolli është miliarder dhe biznesmen i suksesshëm, duke qenë aksionari kryesor i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe inxhinierisë civile “Mabetex Group”. Pacolli së fundmi ka ndjekur një ndeshje të Arsenalit në Emirates Stadium kur Topçinjtë mposhtën Leicesterin në muajin gusht. I pyetur nga gazetarët të mërkurën nëse ai ishte i interesuar të blinte Manchester United, Pacolli u përgjigj “Në rregull, do ta shqyrtoj”. Familja Glazer ka nxjerrë zyrtarisht në shitje Manchester United pas gati 18 vitesh në…
Hakerët nga Irani nuk po ndalen, pasi po tentojnë sërish të vjedhin të dhënat e qytetarëve shqiptarë, po kësaj herë duke dërguar një e-mail të rremë. Nëse në e-mailin tuaj vjen një mesazh nga ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, nuk duhet ta hapni, pasi aty fshihet virus nga hakerët, të cilët mund të marrin të dhënat tuaja personale.
Në Presidencë u mbajt takimi mes dy krerëve të dy shteteve, presidentit gjerman Frank Walter Steinmeier dhe presidentit Bajram Begaj. Presidenti Steinmeier, ndër të tjera tha se Gjermania do të vazhdojë t’a mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin europian. “Do vazhdojmë t’iu mbështesim. Përgëzimet e mia për këtë dhe unë shpresoj që shumë shpejt që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Mendoj që suksesi në këtë drejtim do ishte në interesin tonë të përbashkët. Shqipëria do ta pasurojë BE edhe në dimensionin kulturor të saj. Shkëmbimi i ardhshëm që do mbështet nga BE do sjellë shumë më tepër qytetarë do kenë mundësi…