Mëngjesin e kësaj të enjte, shumë forca policie kanë shkuar në “Prestige Resort”. Po ashtu nuk ka munguar prania e fadromave të IKMT dhe forcave geniere, ndërsa më vonë kanë shkuar edhe punonjësit e OSHEE. Ende nuk dihet arsyeja pse këto forca janë mbledhur pranë “Prestige Resort”, ndërsa kujtojmë që pak muaj më parë IKMT shembi pishinat e këtij restorti që siç thuhej, ishin ndërtuar pa leje.
Author: tirana
Sokol Halili i dyshuar për vrasjen e 35-vjeçares Hamide Magashi, para repartit të maternitetit, është ende në arrati.“Nga njësitë policore në disa lokacione është kërkuar i dyshuari por deri tani nuk është hasur”, njofton policia. Viktima kishte edhe urdhër mbrojtje nga i dyshuari, ish-bashkëshorti i saj. “Gjykata pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit të kërkesës së urdhrit mbrojtës, me datë 13.09.2022 ka lëshuar aktvendimin për urdhër mbrojtje me të cilën ka aprovuar kërkesën për urdhër mbrojtje të palës së mbrojtur dhe palës përgjegjëse i ka shqiptuar masat mbrojtëse sipas nenit 5 dhe 6 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në…
Një parashikim i frikshëm për 2023. Kombet e Bashkuara flasin për një rekord prej 339 milion njerëzve do të kenë nevojë për ndihmë humanitare vitin e ardhshëm. Zyra e OKB-së për Ndihmë Emergjence (OCHA) është duke u kërkuar shteteve donuese rreth 51.5 miliardë dollarë, një rritje prej 25 për qind, në krahasim me fillimin e vitit 2022. “Nevoja për ndihmë humanitare është shumë e lartë, pasi ngjarjet ekstreme të këtij viti do të lënë gjurmë më 2023”, ka thënë koordinatori i OKB-së, për ndihma, Martin Griffiths. “Thatësirat dhe vërshimet po bëjnë kërdi në Pakistan dhe Afrikë. Lufta në Ukrainë e…
Deri më tani Partia Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, pritet që të ketë kandidatë nga të dyja grupimet. Analisti Agim Baçi, thotë se kjo rrugë mund ti nxjerrë në humbje. ”Me të vërtetë numrat janë të rëndësishëm në zgjedhje, por nuk mund të anashkalojmë aspektin moral. Kemi një precedent në vitin 2013, ishte një parrullë “të bëhen bashkë qelbësirat vetëm që të ikë kundërshtari”. Nuk e di nëse kanë bërë, sepse në këto kushte ku jemi i takon që të jenë kontributorë të kësaj gjendjeje”, thotë Baçi për A2 CNN. Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6…
Nga: Enver Robelli Në një shoqëri ku trupi i gruas nga një pjesë e madhe e burrave shikohet si territor për luftë të përgjakshme, vrasja është, fatkeqësisht, konsekuencë e pritshme. Në një shoqëri ku dhuna e terrori psikik ndaj grave «mbahen» e «ruhen» brenda «mureve» private, vrasja vjen si një pasojë e pashmangshme kulturore. E pashmangshme për shkak se është e kushtëzuar nga sistemi i kalbur që fillon nga edukimi i mangët apo dhunëfavorizues në shtëpi, në shkollë, në shoqëri, në jetën publike, në komunikimin e përditshëm poshtërues dhe përbuzës ndaj gruas që s’trajtohet si qenie njerëzore, por si skllave…
Në Botërorin Katar 2022, Argjentina fitoi 2-0 ndaj Polonisë, por të dyja kombëtaret kaluan në fazën e ardhshme të Kampionatit Botëror. Një nga momentet më të komentuara në këtë takim, ishte tensioni mes dy yjeve të ekipeve, Lionel Messi dhe Lewandowski. Kur u mbyll ndeshja, Messi i tha diçka në vesh, por që polaku duket se nuk po e kuptonte dhe i kërkoi që ta përsëriste. Në fund, një përshëndetje e ftohtë mes të dyve. Në intervistat pas takimit, as Messi nuk pranoi të sqaronte se çfarë kishin diskutuar. “Nuk dua të flas për këtë”, tha argjentinasi.
Një grua s’arriti të bëhet nënë, një jetë e palindur që nuk frymoi kurrë. Një tjetër krim makabër e çnjerëzor ka tronditur mbarë shqiptarët. Avokati nga Kosova, Besnik Berisha ka reaguar për vrasjen e 35-vjeçares, Hamide Magashi në ditët e fundit të shtatzanisë nga burri i saj, Sokol Halili në derën e maternitetit, mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë. Në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka thënë se kjo ditë do të shënojë dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm. Për të ky dënim mund të mos ekzekutohet vetëm nëse dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa…
Pas epokës së Nancy Pelosit, ligjvënësit demokratë votuan unanimisht për të zgjedhur Hakeem Jeffries si drejtuesin e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jeffries pritet ta marrë detyrën në janar dhe do të jetë afrikano-amerikani i parë që mban një pozicion kaq të lartë në Kongres. Jeffries njoftoi zyrtarisht kandidaturën e tij më 18 nëntor, pas një dekade në Dhomën e Përfaqësuesve, duke u zotuar të kryesojë një grup që do ta kthente pushtetin tek anëtarët e komisioneve dhe do t’u jepte ligjvënësve të rinj më shumë zë në hartimin e legjislacionit se edhe poste…
1 Dhjetori njihet ndryshe si Dita Botërore kundër HIV–AIDS (SIDA). Olimbi Hoxhaj, drejtore ekzekutive e shoqatës së personave me HIV/AIDS, thotë se ka më shumë burra sesa gra të infektuar me këtë sëmundje. Për të raporti është 3/1. Nga 80 raste të diagnostikuar këtë vit, 61 ishin djem dhe burra, ndërsa 19 vajza dhe gra. “Kemi dhe dy raste te fëmijët, te grupmosha nën 14 vjeç. Kemi një rast të transmetimit vertikal që është transmetuar nga nëna dhe një rast tjetër që akoma është në investigim dhe nuk ka dalë raporti përfundimtar se ku ka ndodhur infektimi pasi prindërit janë…
Në ditët e fundit të shtatzanisë, Hamide Magashi, 35-vjeçe u vra nga burri i saj, Sokol Halili. Vrasja afër Klinikës së Gjinekologjisë të QKUK-së, bën që sot në Prishtinë të protestohet kundër vrasjes së grave. Kjo protestë organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe YIHR me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”. Ngjarja pritet të fillojë nga ora 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”. Raste të tilla tragjike kanë ndodhur edhe më parë, vetëm javën që shkoi një grua dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj me sëpatë, po në Prishtinë. Ngjarja e…
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të enjte e ka nisur me një logo të samitit të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë, më 6 dhjetor. Kreu i qeverisë, thotë se ky samit që do të mbahet për herë të parë në vendin tonë, është një ngjarje historike dhe se e ardhmja jonë është në familjen e madhe europiane. “MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e vendit mikpritës për herë të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje historike, me respektin për ne që të ardhmen e shohim në familjen e madhe europiane, ju uroj një…
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, do të mbërrijë mëngjesin e sotëm në Tiranë. Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton vendin tonë. Steinmeier do të pritet me ceremoni zyrtare nga Presidenti Begaj. Ceremonia do të nisë në orën 10:00, ndërsa do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në 10:55. Vizita e Steinmeier vjen në kuadër të turit që ai po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, ndërsa dy ditë më parë ishte edhe në Maqedoninë e Veriut.