Një burrë ka vrarë me armë zjarri gruan e tij shtatzënë para maternitetit në Prishtinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në oborrin e Qendrës Klinike Universitare. “Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve…
Author: tirana
Personi që shihni në foto është 39-vjeçari Vladimir (Valmir) Kola, autori i vrasjes së Briken Sanajt te vendi i quajtur Kodra e Diellit. Kola është ndihmuar edhe nga dy shtetas kosovarë Gjelosh Krasniqi dhe Kened Antoni. Sipas policisë, Gjelosh Krasniqi, 49 vjeç akuzohet “Përkrahja e autorit të krimit”, ndërsa Kened Antoni 25 vjeç akuzohet për “Moskallëzim krimi”.
Petrit Vasili ka shpërndarë tetë deklarata të bëra nga kryeministri Edi Rama, për të cilat shprehet se ka provokuar dhunshëm BE-në, me qëllim për ta armiqësuar me shqiptarët. “Tete deklarata, kur Rama ka provokuar dhunshëm BE për ta armiqësuar me shqiptaret! Për te gjithë rilindasit e qeverise dhe altoparlantët mediatike te saj, ja ku i keni tete deklarata te Edi Rames ku provokon si rrugaç BE-ne. Njëra deklarate më antieuropiane se tjetra, aq sa edhe Putini do ta kishte Ramen zili për zellin dhe histerine antieuropiane. Armiqësimi i shqiptareve me BE ky ka qene misioni i vetëm i këtij serbo-rusi…
Një lajm i rremë në Twitter bëri që parlamenti në Austri të mbajë një minutë heshtje për “vdekjen” e ish kancelarit të Austrisë, Franz Vranitsky. Një deputete nga Partia Social Demokrate e Austrisë (SPÖ) u njoftua për postimin e rremë në Twitter nga një kolege e cila i dërgoi mesazh nëpërmjet WhatsApp. Më pas grupi Parlamentar i SPO bëri thirrje për një minutë heshtje në kujtim të ish-kretu të Partisë Socialdemokrate në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Sociale. Sakaq pak minuta më vonë, u vërtetua se lajmi për vdekjen e Franz Vranitsky ishte i rremë dhe se ishte postuar në…
Aktorja Eliona Pitarka dhe partneri i saj festojnë sot 5 vjetorin e lidhjes. Çifti ka zgjedhur që të kalojë disa ditë pushimesh në Itali, nga ku dhe ka ndarë disa foto. “Gëzuar 5 vjetorin shoku i ngushtë dhe babi 2 gocave të mia #manymoretocome”, shkruan Eliona. Eliona është në pritje të ëmbël dhe vetëm pak ditë më parë zbuloi gjininë e bebit. “ZOTI na e dyfishoi lumturinë, duke e realizuar endrren tone per se dyti. Motra e vogel e Gales po te presim me padurim! Ende nuk na besohet”, shkroi aktorja e njohur.
Kreu i PD- së së Rithemelimit, Sali Berisha ka hedhur në rrjetet sociale një video ku shfaqet Edi Rama në kohën kur kandidonte për kryetar bashkie në Tiranës. “Rikujtesë”, shkruan Berisha por duket se ka “harruar” që në krah të Ramës ne atë kohë gjendet edhe Ilir Meta i cili edhe ai shfaqet së bashku me Fatos Nanon.
Udhëheqësi i ISIS-it, Abu Hasan al-Hashimi al-Qurashi është vrarë gjatë një beteje në Lindjen e Mesme. Vdekja e tij vjen vetëm tetë muaj pasi u emërua si kalif i grupit terrorist islamik. Pas një rritjeje të papritur në Irak dhe Siri në vitin 2014 ku pushtoi zona të gjera territori, ISIS nisi rënien graduale të influencës së tij dhe vitet e fundit roli i tij është zbehur së tepërmi. ISIS u mund në Irak në vitin 2017 dhe në Siri dy vjet më vonë, por celula të fjetura të grupit ekstremist mysliman sunit, ende kryejnë sulme në të dy vendet…
Policia e Tiranës ka mundur të zbardhë vrasjen e 39-vjeçarit Briken Sanaj, që u ekzekutua te Kodra e Diellit në Tiranë më 30 Tetor 2022. Autori i dyshuar është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Po kështu në kërkim janë shpallur dhe dy persona të tjerë, shqiptarë të Kosovës nga Peja, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar vrasësin. “Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2022, ka rezultuar se shtetasi kosovar K. A. i ka shitur automjetin shtetasit tjetër kosovar Gj. K., më datë 24.10.2022, dhe po në këtë datë, këta shtetas e…
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupit D është zbuluar dhe një ekip tjetër, i cili do të kalojë në fazën e 1/16 dhe është pikërisht Australia. “ Oqeanikët” arritën të mundnin Danimarkën me rezultatin minimal 1-0, duke hipotekuar kështu vendin e dytë në grup. Australia tashmë është pozicionuar në vendin e dytë me 6 pikë, po aq sa Franca e vendit të parë, por me më pak gola të shënuar. “Oqeanikët” do të përballen në raundin tjetër me vendin e parë të grupit C, i cili do të përcakohet mbrëmjen e sotme, nga sfidat Poloni-Argjentinë dhe Arabi Saudit-Meksikë.
Rreth 300 persona morën pjesë në varrimin e Vera Myrtajt, gruaja e vrarë nga ish-bashkëshorti Viron Karabollaj dy të diela më parë në shtëpinë e saj në Spinea. Burri vrau edhe partnerin e saj të ri, Flonino Merkuri dhe më pas kreu vetëvrasje. Shumë lule të sjella nga miqtë dhe të afërmit dhe nga fëmijët e Verës që morën pjesë në lamtumirën e fundit. Në sallën e pritjes u mbajtën fjalime në gjuhën shqipe, gjuhën amtare të gruas. Ka edhe shumë shokë shkolle të vajzave. Mbi varr u vendosën kurora dhe dedikime dhe një fotografi e Verës, ku mbishkrimi ishte:…
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka folur për veprimtaritë e fundit të hakerave iranianë. Karamuço është shprehur se aq shumë sa ka shkuar vjedhja e të dhënave, ne mund të klonohemi. “Ne mund të kolonohemi, aq shumë ka shkuar vjedhja e të dhënave tona.“- tha Karamuço.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po rekruton ‘huliganët’ e futbollit rus në forcat e tij të armatosura për të ndihmuar në luftën në Ukrainë. Sipas The Mirror, tifozët e dhunshëm janë mobilizuar në divizionin e 106-të të rojeve të forcave ajrore për t’u vendosur në një skuadër zbulimi dhe sabotimi. “Luftëtarët dikur ishin huliganë futbolli dhe tani janë ngritur për të mbrojtur Atdheun”, shkruan faqja ruse Readovka, ndërsa në pamjet e publikuara, tifozët ultras shihen duke marshuar dhe duke iu nënshtruar stërvitjeve.