Author: tirana

“Expant Ranging 2022” ka shpallur Vjenën si qytetin më jomiqësor në botë. Rezultatet e nxjerra nga kjo organizatë, e rendit kryeqytetin austriak ndër dhjetëshen e parë për sa i përket cilësisë së jetës. Por, në kategorinë “Miqësia”, megjithatë, ajo doli sërish e fundit. Është gjithashtu për të ardhur keq që 46 për qind e të anketuarve thonë se vjenezët janë po ashtu jomiqësorë ndaj të huajve, ndërsa mesatarja botërore është vetëm 18 për qind. 43 për qind e emigrantëve e konsiderojnë popullsinë vjeneze përgjithësisht jomiqësore. Rreth 54 për qind e qytetarëve të pyetur kanë thënë se është shumë e vështirë…

Read More

Nuk ka nevojë të ritregohet se trupi ka nevojë për hekur për të prodhuar hemoglobinë, e cila është një proteinë në qelizat e kuqe të gjakut që transporton oksigjen në të gjitha organet e tjera. Si i tillë, nëse keni mungesë hekuri, mund të çojë në anemi. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, “anemia është një gjendje në të cilën numri i qelizave të kuqe të gjakut ose kapaciteti i tyre për të mbajtur oksigjen është i pamjaftueshëm për të plotësuar nevojat fiziologjike.” Ushqimet jeshile dhe të kuqe Përqendrohuni në konsumimin e të gjitha ushqimeve me ngjyrë të gjelbër. Gjithashtu, përfshini ushqime me ngjyrë…

Read More

Në 24 orët e fundit janë shënuar 5 raste të reja të infektimit me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Gjatë 24-orëshit të fundit janë kryer 99 testime, ndërsa 22 qytetarë janë shëruar. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 99 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 5 qytetarë, në Bashkitë: 3 në Tiranë, 2 në Pogradec. Janë 128 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24…

Read More

Moldavia nuk po synon anëtarësimin në NATO, tha ministri i Jashtëm Nicu Popescu, duke shtuar se neutraliteti i shtetit të tij është pjesë e Kushtetutës së vendit. Por, Popescu, që foli me gazetarët në margjinat e samitit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bukuresht më 30 nëntor, tha se neutraliteti i Moldavisë nuk nënkupton vetëizolim, çmilitarizim ose indiferencë ndaj çështjeve botërore. Ministrat e NATO-s gjatë takimit dyditor u zotuan se do t’i ofrojnë “mbështetje më të fortë” Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, shtete këto që sipas sekretarit të Përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg, “po përballen me presion nga…

Read More

Pagesa për paaftësi nga sëmundjet jepet për të gjithë të punësuarit. Sipas autoriteteve të sigurimeve shoqërore, çdo person i siguruar përfiton të ardhurat për sëmundje, kur vërtetohet me raport mjekësor se ai është përkohësisht i paaftë për të punuar dhe kjo paaftësi nuk është pasojë e një aksidenti në punë, ose e një sëmundjeje profesionale. Personi i siguruar ka të drejtën e përfitimit të të ardhurave për sëmundje edhe brenda 30 ditëve kalendarike, pas mbarimit të sigurimit të tij të detyrueshëm. Por, kjo e drejtë përfituese nuk do të mund të zbatohet nëse i punësuari është pushuar nga puna për…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përshëndetur vendimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën. Ndonëse e cilësoi një vendim të vonuar, Kurti shkroi në një postim në “Facebook” se është shumë i rëndësishëm. Lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës, sipas vendimit, do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, 1 nëntori i vitit 2023. Postimi i Plotë: Mirëpresim vendimin e rëndësishëm por edhe të vonuar të shteteve anëtare të BE-së për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.…

Read More

Legjenda braziliane e futbollit, Pele është shtruar me urgjencë në spital. ESPN Brazil bën me dije se gjendja shëndetësore e 82 vjeçarit “nuk është dhe aq e mirë”, me familjarët që kanë njoftuar mjekët. Pele ka pësuar një enjtje të çuditshme në të gjithë trupin dhe është vendosur që të transferohet urgjentisht në “Qendrën Albert Einstein” që ndodhet në Sao Paulo. Kjo është klinika e tij e besuar, aty ku muaj më parë kreu edhe një ndërhyrje kirurgjikale.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur teksa një 18-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Fynley Jones, 18 vjeç ishte duke ecur me shokët e shkollës kur ata ndaluan për të bërë foto në majën e malit Pen-Pych në Uells. Mësohet se adoleshenti u ngjit në majën e një mali për të bërë një fotografi dhe teksa bënte selfie me telefonin e tij, ai u rrëzua. E gjithë skena e frikshme ndodhi në sy të shokëve të tij të cilët nuk mund të bënin dot asgjë për të që ta shpëtonin. Sipas ekzpertizës, Fynley, i cili pëlqente alpinizmin, sërfin dhe skateboarding, vdiq…

Read More

Më shumë se 5500 pelikanë kanë ngordhur në Peru javët e fundit për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve. Disa plazhe janë të mbushura me kafshë të ngordhura. Në total, më shumë se 13,000 zogj janë vrarë nga lloji i gripit të shpendëve H5N1, sipas biologëve. Zyrtarët peruanë kanë shpallur një alarm shëndetësor për të parandaluar përhapjen e tij në shpendët e fermave. H5N1 mund të përhapet jashtëzakonisht shpejt midis zogjve përmes jashtëqitjeve dhe pështymës së tyre. Përveç shpërthimit në Peru, aktualisht ka një valë të gripit të shpendëve në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Read More

Një 35-vjeçar nga Elbasani, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në prangat e policisë holandeze, në kuadër të një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Konkretisht është arrestuar Eljo (Ervis) Bitri, i njohur ndryshe si Bledar Debrova, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan. Ai u kap në Leiden të Holandës, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me dokument me identitet tjetër. Pas veprimeve verifikuese nëpërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Hagë, Holandë, pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, u bë arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimi. Gjithashtu 35-vjeçari ishte shpallur…

Read More

Komiteti Ndërparlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asocimin do të zhvillojë mbledhjen e radhës nesër dhe pasnesër (1 dhe 2 dhjetor) në Bruksel. Gazetari i Report Tv Ermal Qori ka siguruar Rezolutën e cila pritet të miratohet në fund. Deputetët në rezolutë përshendësin nisjen e procesit të negociatave të Shqipërisë me bashkimin Evropian duke nënvizuar se kjo është një fazë e re në rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Draft rezoluta e plotë Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit, në përputhje me rregullën 3 të Rregullores së tij të Procedurës dhe nenin 122 të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, i adreson rekomandimet e mëposhtme…

Read More