Author: tirana

Një deklaratë e komedianit britanik, Mark Steyn që ka folur ashpër për emigrantët shqiptarë ka habitur jo pak. Në një emision që ky i fundit moderon, komediani i dedikoi mesazhin e gjatë ndaj shqiptarëve në një monolog të gjatë, për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj tyre. “Sipas Home Office, e unë mendoj se nuk janë vlerat e sakta, 2% e meshkujve shqiptarë janë në Angli sepse mesa duket nuk ka mjaftueshëm shqiptarë. Edhe nëse janë punësuar si figurantë në filmin e Liam Nelson në “Taken 27”. Këta po ngisnin ‘Mercedes’, ja shikojeni. Meqë ra fjala ky është flamuri shqiptar…

Read More

Forcat e sigurisë në Iran kanë vrarë një protestues, pasi festoi eliminimin e ekipit të tij kombëtar në futboll nga Kupa e Botë. 27-vjeçari Mehran Samak u qëllua në kokë në qytetin e Anzali, në Iranin lindor nga agjentët e qeverisë, pasi ai i ra borisë së makinës së tij për të festuar humbjen 1-0. I riu ishte në makinë kur forcat e sigurisë të Iranit iu afruan mjetit dhe e qëlluan me një plumb në kokë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë brenda një ore. Shumë iranianë kanë refuzuar që të mbështesin ekipin e tyre…

Read More

NATO i trembet ndikimit të Rusisë edhe në Ballkan, që vijon që të jetë “fuçi baruti”. Përfaqësuesi i Estonisë, Urmas Reinsalu në një takim të ministrave të Jashtëm të NATO-s ngriti alarmin. “Mesazhi është i qartë: se të gjithë aleatët e NATO-s janë të vetëdijshëm se Rusia gjithashtu dëshiron të marrë kontrollin e Ballkanit Perëndimor, dhe ne kemi nevojë në mënyrë praktike, të arritshme, mbështetje për të ndihmuar këto vende të mbijetojnë”, tha ai. Aleatët e NATO-s u zotuan të mërkurën të ndihmojnë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Bosnje-Hercegovinën, pasi përballen me presionin nga Rusia, thanë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens…

Read More

Bisedat mes Denilson Çervanakut dhe të fejuarës së tij, Enxhi Ferhati nxorën zbuluar trafikantët e lidhur me laboratorin e drogës në Fier. Burime pranë grupit hetimor i thanë Tv Klan, se nga përgjimet e kryera, telefonike dhe ambientale, rezulton se 25-vjeçari Çervanaku informonte të fejuarën e tij për çdo lëvizje të grupit. Këto biseda të kryera prej dy të rinjve, tashmë të arrestuar, çuan SPAK dhe Policinë në thellimin e hetimeve. Edhe pse në shumë raste bisedat mes tyre ishin të koduara, prokuroria arriti të kuptojë se ata flisnin për një laborator të ngritur nga Frakull. Pikërisht aty u gjetën…

Read More

Disa akse rrugore do të jenë të bllokuara më 6 dhjetor. Nuk do të lejohet qarkullimi nga Rinasi në Tiranë dhe anasjelltas. Unaza e Tiranës do të jetë pjesërisht e bllokuar, kryesisht në segmentin pranë Taivanit, Bulevardit Dëshmorët e Kombit e deri tek Rruga e Elbasanit. Të bllokuara do të jenë të gjitha rrugët përreth kryeministrisë, sheshit Nënë Tereza, Stadiumit “Air Albania” dhe Pallatit të Kongreseve. Këtu nuk do të lejohen të qarkullojnë as makinat dhe as këmbësorët ndërsa perimetri i sigurisë në Bulevardin qendror do të jetë deri tek Hotel Dajti. Ky do të jetë kufiri edhe për demokratët…

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, me anë të një video-mesazhi në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me rrëzimin e amendamentit të tij që propozoi në Kuvend. Braçe thekson se amendamenti i paraqitur prej tij vendoste rregull në treg dhe garantonte bujqit për paratë e mallit të tyre. Sipas Braçes që prej muajit qershor, propozimi i tij është bllokuar në mënyrë të paligjshme jashtë çdo procedure nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Përse? Sepse tamam ai ka zbuluar se unë jam kundër qeverisë së Partisë Socialiste dhe se ligji bie ndesh me politikat e saj?’-…

Read More

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili e cilësoi protestën e 6 dhjetorit një manifest qytetar paqësor, datë në të cilën do mbahet në Tiranë dhe samiti BE-Ballkani Perëndimor. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Vasili teksa nxori detaje nga takimi i Metës sot me Berishën në selinë e PD-së, theksoi se dy liderët folën për organizimin e protestës. Vasili tha se në këtë protestë do të përcillen mesazhet e forta të qytetarëve për liderët e Europës, kundër qeverisë që ai e cilëson të korruptuar. Mes të tjerash Vasili i mëshon faktit se ajo protestë do të jetë paqësore.…

Read More

Zdravko Kuzmanovic, ish-futbollisti i përfaqësueses së Serbisë i cili ishte pjesë e asaj skuadre në Botërorin e vitit 2010, ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane “20min”. Ish-mesfushori i Interit dhe shumë skuadrave të tjera, nuk e ka harruar ende shqiponjën e Xhakës e Shaqirit në Botërorin e vitit 2018 dhe ka porositur lojtarët serbë që të hakmerren ndaj dy shqiptarëve në fushë. “Simboli i shqiponjës dykrenare ishte një turp, thjesht e trishtuar. Sporti dhe politika duhet të ndahen, dhe ata nuk e bënë këtë. Nëse do të kisha qenë lojtar serb në atë Botëror, me siguri do ta eliminoja…

Read More

Ndeshjet e sotme vendosin fatin e skuadrave që bëjnë pjesë në grupin C dhe D. Në orën 16:00 Australia dhe Danimarka përballen për tu kualifikuar në raundin e 1/8 të Kupës së botës. “Kangurët” dalin në fushë me dy pikë më shumë se danezët, të cilët renditen të tretët me një ndeshje me Francën dhe një barazim me Tunizinë. Danimarkës i duhet me patjetër fitorja për të shpresuar në kualifikim. Franca nga ana e saj e ka përmbushur misionin dhe ka kaluar në fazën tjetër. Gjelat do të ndeshen me Tunizinë, e cila është e fundit në grupin D. Për…

Read More

Këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj ka zbuluar së fundmi se ka marrë ftesën për të qenë pjesë e spektaklit të “Big Brother Vip Albania” dhe atë në Kosovë. Teksa ishte e ftuar në “Mirage”, artistja u shpreh se nuk ka pranuar asnjë nga ftesat që i kanë ardhur për shkak se nuk ka pasur mundësi. “Të jem e sinqertë ftesën e kam marrë edhe nga “Big Brother” në Shqipëri dhe në Kosovë por më vjen shumë keq që s’kam pasur mundësi ta pranoj këtë super ofertë. Po të jetoja në Shqipëri edhe në Kosovë do ta kisha pranuar me shumë…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur vendimin e sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, për për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën. Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë ka thënë se ndonëse i vonuar ky është një vendim i rëndësishëm. “E mirëpres vendimin e sotëm të rëndësishëm dhe të vonuar nga COREPER për liberalizimin e vizave për Kosovën, një mirënjohje e përkushtimit tonë për sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, forcimin e kontrolleve kufitare dhe menaxhimin e migracionit. Mirënjohës ndaj Presidencës çeke dhe mezi pres finalizimin e këtij procesi”, ka shkruar Kurti. Sipas vendimit,…

Read More

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me disa të dhëna të publikuara për sektorin e blegtorisë në vendin tonë. Vasili e cilëson tronditës faktet, ndërsa sipas tij Rilindja po rrënon qëllimisht blegtorinë. Ai rendit disa shifra, ku nënvizohet fakti se “Shkretimi i bujqësisë shqiptare dhe largimi i fermerëve nga Shqipëria ky është misioni i vetem Edi Rames!”. REAGIMI I VASILITFakte tronditese te rrenimit te qellimshem te blegtorise nga rilindja!Ja faktet tronditese:1️⃣ Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me rreth 19% të prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), kundrejt 2% që është mesatarja Shqiperia mbledh dhe…

Read More