Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambasadën e Ukrainës në Madrid, ku si pasojë e një shpërthimi me bombë ka mbetur i plagosur një punonjës. Lajmi është bërë i ditur nga policia spanjolle. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10. Një punonjës i ambasadës ka hapur zarfin pa ditur që brenda ndodhej eksploziv. Personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetën dhe është shtruar në spitalin Nuestra Senora de America. Ende nuk dihet pse shërbimet e sigurisë së Ambasadës së Ukrainës, të cilat janë të pajisura me skanerë dhe aparate me rreze x, nuk e kanë zbuluar objektin, të fshehur në…
Author: tirana
Shtatë deri në dhjetë vite burg janë kërkuar për katër shqiptarë dhe tre marokenë për formimin e një organizate kriminale. Mediat e huaja shkruajnë se kanë transportuar jo më pak se 2060 kg kokainë nga një magazinë në Voorchoten në apartamente luksoze, kryesisht në Amsterdam. Sipas prokurorëve, sasia ishte e ndarë na katër pjesë dhe kishte vlerën rreth 150 milionë euro. Autoritetet kanë deklaruar se bëhej fjalë për një organizatë jashtëzakonisht ‘profesionale’. “Ngarkesa u zhvendos me furgona dhe ruhej nga njerëz të armatosur”, ka thënë një nga prokurorët. Më tej është sqaruar grupi kishte ndarë në mënyrë të qartë rolet…
Zbulohen të tjera detaje nga dosja e prokurorisë ndaj 5 personave të akuzuar për shpërdorim detyre, pas hetimeve të imtësishme për sulmin kibernetik nga Irani. Siç theksohet në dosjen e siguruar nga Report Tv, ato kanë përdorur të njëjtën teknikë kibernetike, si në sulmin e Arabisë Saudite të ndodhur në qershor të vitit 2021. Në dosje thuhet se për marrjen e të dhënave është përdorur një cyber tool krijuar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane për të hakuar dhe marrë të dhënat në e-maile. Partnerët ndërkombëtarë të Microsoft, FBI dhe CISA kanë ofruar suport dhe kanë bashkëpunuar ngushtësisht me ekipet shqiptare me…
Louis Vuitton është dominant në produktet e saj prej lëkure. Përveç kësaj, këtë vit, sipas platformës Rebag, shtëpia franceze e modës dominon në rishitjen e çantave dhe qëndron në podium së bashku me shtëpitë ikonike si Hermès dhe Chanel. Fuqia vintage ka pushtuar skenën e modës, duke na bërë të dëshirojmë të zbulojmë çdo veshje apo aksesor të viteve 2000, stili i të cilit është rikthyer fuqishëm. Çanta praktike, paketa fanny, çanta bowling… Modelet klasike të viteve 2000 janë të gjitha në modë, por një çantë e veçantë duket se po hyn në krahët e shumë vajzave me stil. I…
“Dashuria ime”, titullohet kënga e re nga këngëtarja Arilena Ara, që është publikuar mbrëmjen e 29 nëntorit. Kënga është publikuar me videoklip, ndërkohë që në video paraqitet vetëm Ara, shumë e thjeshtë, pa makeup. Muzika është krijuar nga Darko Dimitrov, kurse teksti nga Timo Flloko.
21 maj 2021, është data kur në sistemet sekrete shqiptare u vodhën të dhënat e para. Sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemeve të vendit tonë, ndodhi për shkak të një serveri të pa-përditësuar duke u kthyer për hakerat në një portë hyrëse. Rasti më freskët i publikimit të të dhënave sekrete, ka qenë dy ditë më parë ku grupi ‘Homeland Justice’ ka publikuar një listë më 1081 faqe ku janë listuar të dhëna të qytetarëve shqiptarë të pajisur me leje drejtimi. Këtë të mërkurë, pesë persona punonjës të Ministrisë së Brendshme dhe DAP, janë të akuzuar për “shpërdorim detyre” pas…
Shuhet në moshën 71-vjeçare, e bija e Mitrush Kuteli, Atalanta Pasko. Mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë. Atalanta Pasko ka lindur me 23 prill 1951 në Tiranë, ku kreu edhe shkollën e mesme të përgjithshme. Një emër i njohur në montazhin e filmit shqiptar, por edhe për vetë faktin se është e bija e Mitrush Kutelit.
Kryeministri Edi Rama jep shifrën sesa konsumatorë familjarë kanë aplikuar për panele diellore, që vjen si një risi nga qeveria në kuadër të krizës energjetike. “Po ecën me ritme të mira projekti i paneleve diellore për ngrohjen e ujit për të mbështetur kryesisht konsumatorët familjarë. Prej 1 nëntorit ka nisur aplikimi i qytetarëve për këtë skemë, kosto e cila do të subvencionohet në masën 70% nga qeveria. Japim garancinë se do të vazhdojmë të mbështesim dhe të mbrojmë konsumatorin shqiptar në këtë situatë krize energjie globale”,-shkruan Rama në një postim në facebook.
Qindra e mijëra qytetarë të Malit të Zi, mbajtën një protestë kundër nismës rajonale ”Open Balkan”, ku janë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Kryeministri ende në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç gjatë një vizite në Bukuresht ku po merr pjesë në takimin dyditor të ministrave të Jashtëm të NATO-s, tha se nismat e “Ballkanit të Hapur” dhe “Procesit të Berlinit” nuk e pengonin njëra tjetrën, por përkundrazi vepronin si një konkurrencë e shëndetshme. “Unë personalisht mbështes të gjitha format e bashkëpunimit rajonal, çdo gjë që kontribuon në një bashkëpunim më të madh, që jemi bashkë dhe jo…
“Së bashku për paqen, së bashku për të sjellë buzëqeshje dhe sado pak gëzim për fëmijët e Ukrainës, të cilët sot kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetje”, është motoja e një koncerti, iniciativa e të cilit ka ardhur nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Më 3 dhjetor 2022, ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve, do të shfaqet koncerti madhështor “110 vjet Forca të Armatosura, “Së bashku për paqen”. Të ardhurat nga shitja e biletave të këtij koncerti do të shkojnë në ambasadën e Ukrainës, me qëllim që të mbërrijnë te familjet dhe fëmijët e…
Kreu i PD-së, Sali Berisha është fotografuar nga qyteti dixhital në aeroportin e Mynihut në Gjermani, ku thuhet se ka zhvilluar takime të rëndësishme. Nuk dihen se kë ka takuar dhe për çfarë, përsa kohë ende është person “non-grata” si nga SHBA-ja dhe nga Britania e Madhe. Po ashtu ky udhëtim kaq misterioz vjen në një kohë që protesta e thirrur nga ai, do të mbahet më 6 dhjetor, kur në Tiranë do të vijnë 30 liderë nga e gjithë Europa, në një samit të parë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Një hall të madh duhet ta ketë çuar Berishën…
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar masën “arrest shtëpie”, që Prokuroria e Tiranës ka dhënë për 5 punonjësit e IT në kuadër të hetimeve që po kryhen për sulmin kibernetik që Irani ndërmori ndaj portaleve online të vendit tonë. Gjykata e Tiranës vendos “detyrim paraqitje” për 5 të akuzuarit.