Aktorja e famshme do të mbahet mend sidomos për interpretimin e magjishëm të “Marigosë” përkrah Robert Ndrenikës dhe Hajrie Rondos në filmin “Përallë nga e kaluara”. Po flasim për aktoren Elvira Diamanti. Aktorja ka lindur me 30 nëntor të vitit 1962 dhe sot feston ditëlindjen e 60. Por në rastin e saj merr kuptim shprehja “mosha është thjesht numër”. Siç e shihni në foto ajo duket mjaft e kuruar dhe në formë. Me suksese të panumërta dhe një karrierë të gjatë e plot role që kanë shenjuar kujtesën e të gjithë shqiptarëve, aktorja Elvira Diamanti është tërhequr nga skena. Ndoshta…
Author: tirana
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas takimit që zhvilloi me Sali Berishën në selinë blu, për gazetarët tha se protesta e opozitës në datën 6 dhjetor, do të zhvillohet para Kryeministrisë, edhe pse Policia e Shtetit dhe Bashkia e Tiranës nuk kanë dhënë leje. I pyetur për mosdhënien e lejes për ta zhvilluar protestën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Meta tha se nuk është çështje Policie, por është çështje Kushtetute. “Jemi për Shqipërinë europiane, jo regjim policor. Në datën 6 përballë përgjegjësit për kapjen e shtetit dhe minimin e gjithë procesit të integrimit europian të Shqipërisë për vite…
Veri i vendit zbardhet nga bora. Prej mbrëmjes së kaluar, reshjet e borës kanë përfshirë zonën e Dukagjinit, Kelmendit dhe pikën turistike të Thethit. Në akset Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh kanë filluar reshje dëbore me intensitet të ulët, por deri më tani rrugët janë të kalueshme. Në këto zona, temperaturat janë të ulëta ku në Qafë Thore shkon në – 2°C ndërsa në Vermosh deri në -4. Edhe në Dardhë ka borë, dhe gjatë natës temperatura shkoi -1°C. Sipas raportimeve të dertanishme qarkullimi kryhet pa probleme.
Catherine Zeta-Jones ka qenë gjithmonë një nga femrat më simpatike të showbizit ndërkombëtar dhe e dëshmon këtë herë pas here me postimet e saj. Edhe të dielën, ajo ka pozuar me një bluzë të sofistikuar, një këmishë të bardhë, një mini fustan dhe një palë sandale të zeza tejet fine. 52-vjeçarja Zeta Jones është e martuar prej 22 vitesh me 78-vjeçarin Michael Douglas dhe së bashku kanë dy fëmijë, Dylan-in 21-vjeç dhe Carys 18-vjeç. Teksa deklarojnë se janë të lumtur dhe të dashuruar, marrëdhënia e tyre rrëzon stereotipin se diferenca e madhe e moshës në çift është një recetë dështimi.
Këtë të mërkurë, në Bruksel ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së janë pajtuar të për t’i dhënë mandatin Këshillit Europian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian. Pas këtij vendimi, reagime të shumta kanë ardhur në rrjete sociale nga ndërkombëtarët që kanë përshëndetur vendimin. Thomas Waitz, deputet në Parlamentin Europian, e ka quajtur lajm të mirë vendimin për negocimin e procesit për heqjen e vizave. “Më në fund këshilli ka rënë dakord që të fillojnë negociatat për Liberalizimin e Vizave për Kosovën. Ky është vërtet një lajm i madh! Shpresojmë se do të ndodhë…
Për të disatën herë ka dështuar seanca për Hekuran Markun, ish-truproja e Saimir Tahirit, gjatë kohë që ishte ministër i Brendshëm. Teksa prej më shumë se një muaj, kanë përfunduar konkluzionet e organit të akuzës dhe mbrojtjes së të pandehurit, dhe pritej vetëm vendimi i togave zë zeza të GJKKO-së, por edhe këtë të mërkurë seanca dështoi, për shkak se mbrojtja kishte bërë kërkesë për shtyrje. Ai akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për shkak të gjykimit të shkurtuar nëse Marku do të dënohet, i zbritet 1/3 e dënimit, ndërsa SPAK kërkoi 12 vite heqje…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është në selinë blu, ku po zhvillon një takim me kreun e PD-së, Sali Berisha. Takimi vjen disa ditë para protestës së 6 dhjetorit. Vetëm një ditë më parë, Meta konfirmoi se kjo forcë politike do të jetë në protestën e 6 dhjetorit. “Nëntori për ne shqiptarët është muaji i pavarësisë, i çlirimit dhe lirisë. Dhe ju e dini që dhjetori po kështu për gjithë shqiptarët e ndershëm patriotë dhe liridashës është muaji i demokracisë dhe i Europës, kështu që pa asnjë diskutim që më 6 dhjetor ne do të jemi të gjithë…
Për sulmet e shumta kibernetike nga Irani në sistemet shtetërore, bën që vetëm sot Prokuroria të gjejë fajtorët. Punonjësit e administratës akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”. Kjo pasi, nga hetimet është zbuluar se hackerat kanë shfrytëzuar aksesin që ka sistemi i IT-së së DAP në data baza-t që janë hackeruar. Prokuroria e Tiranës ka dalë në përfundimin se sulmi do ishte shmangur nëse do ishin azhornuar me anti-viruset më të fundit. PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANË Sulmi kibernetik në sistemet kompjuterike të institucioneve të Republikës së Shqipërisë, Prokuroria kërkon ‘Arrest shtëpie’ për pesë punonjës IT. Prokuroria pranë…
Prokuroria e Tiranës, për sulmet kibernetike nga Irani që shkatërruan çdo sistem dhe nxorrën të dhënat e shqiptarëve, ka firmosur pesë urdhër arresteve. Urdhër-arrestet janë për punonjës të administratës dhe akuzohen për shpërdorim detyre. Janë nga Departamenti i Administratës Publike në Ministrinë e Brendshme. Mbi Rudina Llagamin, Albi Gjekën, Altin Sallakun, Alketa Sulon dhe Igli Lubonjën rëndon vepra “shpërdorim detyre” për sulmin kibernetik ndaj AKSHI-t. Punonjësit janë angazhuar pranë DAP gjatë të njëjtës kohë kur është implementuar dhe mirëmbajtur sistemi administratë.al. Sipas prokurorisë, nëse ata do të kishin vepruar në përputhje me Rregulloren e Sigurisë së Informacionit dhe Rregullores së…
Të enjten, më 1 dhjetor, për herë të parë presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier do të vizitojë Shqipërinë. Në vizitën zyrtare dy ditore, Steinmeier do të takohet me homologun shqiptar Barjam Begaj. Po ashtu do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, dhe do të marrë pjesë në një pritje të organizuar nga Ambasadori Gjerman, Peter Zingraf. Enjte, 1 dhjetor Ora 10.00, pritja nga Presidenti Bajram Begaj me nderime ushtarake.Ora 11.00 Konferencë për shtyp me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.Ora 11.30, Presidenti gjerman mban fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.Ora 12.15, Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Ceremonia e…
Një protestë “homazh” e quajnë të rinjë nga Qëndresa Qytetare, protestën minimaliste sot para Ministrisë së Arsimit. Sipas tyre rinia preferon emigrimin sesa shkollim në vend. Po ashtu ata thanë edhe se 71.6% e programeve prioritare në rrezik. “Universitetet tona po boshatisen çdo ditë e më shumë. Gjatë katër viteve të fundit janë larguar mesatarisht 8 studentë në ditë. 71% e programeve prioritare rrezikojnë të mbyllen pasi nuk plotësojnë numrin minimal prej 10 studentë. Në Durrës është mbyllur dega Hoteleri Turizmi. Askush nuk shqetësohet për fizikën që po mbyllet në universitetin e Tiranës. A e pyet veten kjo ministre pse…
Në mbledhjen e kësaj të mërkure në Bruksel, ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, janë pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Europian. Sipas vendimit, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS.