Më 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet për herë të parë samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, dhe për këtë kjo datë do të jetë ditë pushimi zyrtar për Kryeqytetin. Do të bllokohen disa rrugë në kuadër të pritjes së liderëve të BE-së në Tiranë. Po këtë ditë, PD-ja e Sali Berishës do të mbajë një protestë. Ndaj dhe rreth 1500 efektivë pritet ë të jenë në terren, ndërsa akse të shumta rrugore do të bllokohen për kalimin e delegacioneve. Niveli i masave të sigurisë parashikon ato që janë ndërmarrë kur Tiranën e ka vizituar ish-sekretari amerikan i shtetit,…
Author: tirana
77-vjeçari Edoardo Reja, tranjer i kuqezinjëve, sot e ka ditën e fundit të punës në drejtimin e Shqipërisë, ndaj nga dita e nesërme do të duhet një tjetër trajner. Trajneri i ri do të zgjidhet përgjatë muajit dhjetor, teksa janë disa nga emrat e lakuar. Di Biaggio, Cambiasso apo dhe ndonjë tjetër personazh i njohur i botës së futbollit, por diçka është e sigurt, që do të vijë nga Italia. Përgjatë deklaratave të fundit, Reja shprehu dëshirën për të qëndruar, por duket se tashmë nuk ka më kohë për teknikun e njohur.
Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me aksidentin fatal ku humbi jetën 21-vjeçarja greke në Selanik. Mediat greke raportojnë se 26-vjeçari shqiptar që ishte në timon, fillimisht humbi kontrollin e makinës dhe kaloi kundravajtje dhe më pas tërhoqi zvarrë Emën në rrugën Egnatia në Selanik. Kështu deklaron raporton për protothema.gr avokati i familjes, Nikos Roussopoulos, duke mohuar atë që shoferi pretendon në lidhje me rrethanat e aksidentit. Shqiptari, i cili në orët e para të së martës së 22 nëntorit përplasi me makinë dhe e la në vendngjarje të renë e gjakosur në asfalt, pretendoi se vajza i…
Vendi më 20 nëntor u “pushtua” nga moti i keq me rrebeshje të dendura që erdhën me dëme, por jo edhe pa një efekt pozitiv për situatën energjetike. Niveli i liqeneve të hidrocentraleve në kaskadën e Drinit u rrit ndjeshëm, teksa një pjesë e prurjeve u kthyen në tepricë. Korporata Elektroenergjetike mësohet se ka zhvilluar 4 tendera për shitjen e mbiprodhimit, duke arritur përkatësisht vlerat prej 3,3 milionë euro, 662 mijë euro, 2,6 milionë euro dhe sërish 2.6 milionë euro. Në total për shitjen e 47 mijë e 560 MWh, përfitimi llogaritet në 9,3 milionë euro. Me përjashtim të ankandit…
Këtë të mërkurë, pritet miratimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e ambasadorëve të BE-së në Bruksel. Në takimin e këtij grupi, të njohur si Coreper, vendimi pritet të miratohet pa diskutim, pasi për përmbajtjen e tij, vendet anëtare të BE-së janë pajtuar më 22 nëntor, në një takim të këshilltarëve për çështje të brendshme dhe drejtësi. Në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024. Deri atëherë, Kosova duhet të synojë të ketë “marrëveshje…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, mbrëmë priti në një takim kantautoren ukrainase Jamala, fituese e “Eurovision Song Contest 2016”, e cila do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ngjarje kulturore dhe për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë. Nga ana artistike, ajo është zëri më i fortë që kudo po kërkon mbështetje për Ukrainën. E rëndësishme për Zelenskyn, është që populli të kalojë këtë dimër pa probleme, duke pasur parasysh se ka mungesë në energji dhe ushqime. “Për ne është e rëndësishme të kalojmë këtë dimër. Ne mund të fitojmë dhe po fitojmë. Por…
Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Kavajës. Shkak është sherri për pronën. Ismali Sopi është arrestuar nga policia pas kallëzimit nga nipi i tij se e kishte kërcënuar se do ta vrasë. Sopi banues në Kavajë, sipas njoftimit të Policisë, ka kanosur me jetë nipin e tij A.S 30-vjeç, për motive pronësie. “Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”,-informonm Policia.
Të dyja shqiptare, por “armike”. Nuk kanë raporte. Dua Lipa, shqiptarja që mbushi si kurrë më parë sheshin “Skëndërbej” dhe dha një koncert të paparë për 110 vjetorin e Pavarësisë, u tha se theu një rekord botëror. Sipas faqes “Dua Lipa Today”, në koncert kanë qenë të pranishëm rreth 200 mijë spektatorë, duke thyer rekordin botëror të ikonës së muzikës Tina Turner. Këngëtarja shqiptare ka thyer rekord si koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori. Pas këtyre lajmeve, këngëtarja Rita Ora ka shpërndarë një postim ku thuhet se ajo në vitin 2018 ka mbledhur 300.000 njerëz…
Me një pagë mesatare, sa vite i duhen një individi që të blejë një shtëpi në Tiranë, në një kohë që rritja e çmimeve është e frikshme? Referuar Indeksit të Pronave publikuar nga “Keydata Albania”, çmimi mesatar i një apartamenti në Tiranë llogaritet në rreth 1200 euro/m2 në fund të 9-mujorit 2022, ndërsa paga mesatare është 60.6 mijë lekë. Nëse marrim një apartament me sipërfaqe 80 m2 me çmimin mesatar 1200 euro m2, apartamenti do të kushtonte 96 mijë euro, ose 11.2 milionë lekë, duke supozuar se 30% e të ardhurave do të shkojnë për kredinë për blerjen e banesës.…
Në Bjellorusi liderët më të fortë po vdesin. Pas vdekjes së mistershme të ministrit të Jashtëm, Vladimir Makei, që dyshohet të jetë atentat i mirëfilltë nga Kremlini për të detyruar vendin fqinj të qëndrojë pranë tij në luftën që po vijon prej muajsh në Ukrainë, një tjetër lider është keq. Liderja e burgosur e opozitës bjelloruse, Maria Kolesnikova është dërguar me urgjencë në spital ku po mbahet në terapi intensive. 40-vjeçarja Kolesnikova ndodhet në spitalin e qytetit lindor të Gomelit dhe raportohet se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërkohë që ndodhet në gjendje të qendrueshme. Maria Kolesnikova u dënua…
Athina ka ndezur dritat kuqezi për të përshëndetur festën e shpalljes së Pavarësisë së shqiptarëve. Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një postim në “Twitter”, ka falënderuar kryebashkiakun e Athinës, Kostas Bakoyanis. “Falënderoj mikun tim të dashur Bakoyannis për ndriçimin e Sheshin Omonia. në Athinë, me ngjyrat e flamurit shqiptar Kuq e Zi për ditët tona kombëtare. Ai e ka bërë këtë që kur u bë kryebashkiak i kryeqytetit grek, duke dërguar një mesazh të madh miqësie mes popujve tanë”,-shkruan Veliaj.
Rruga me gomone drejt Anglisë, është fenomeni i 2022. Ministri i migracionit në Britaninë e Madhe, Robert Jenrick thotë se plani i ashpër nga ana, duhej të ishte për kthimin e varkave apo gomoneve të cilat mbërrinin në tokën britanike nëpërmjet kanalit La Mansh. Për të, kjo nuk po funksionon. Një numër tjetër i pakonfirmuar mbërriti dje, paçka dukshmërisë së dobët në korsinë e ngarkuar të transportit. Sipas ministrit, emigrantët duhej të kapeshin teksa përpiqeshin të kalonin me gomone dhe të ktheheshin menjëherë në një port francez. Këto deklarata u kritikuan nga ana e qeverisë franceze, e cila pretendon se…