Author: tirana

Ora 20.00 e kësaj të mërkure, do të luhet fati i Messit dhe Argjentinës. Në kuadër të Botërorit “Katar 2022”, Polonia luan me Argjentinën. Përveç fatit të Argjentinës sonte bota e futbollit do të shikojë edhe përballjen e madhe mes Leo Messi dhe Levandovksit. Argjentinës i duhet fitore ndaj Polonisë që të jetë e sigurtë për të kaluar turin, por futbolli ka shumë të papritura.

Read More

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të mërkure e ka nisur me lajmin e bukur që pas një shumë shumëvjeçare, xhubleta shqiptare është në UNESCO. Sipas Ramës, ky lajm i bukur vjen për 110 vjetorin e Pavarësisë. “MIRËMËNGJES dhe me lajmin si s’ka më bukur, të Xhubletës Shqiptare që u regjistrua si trashëgimi kulturore botërore nga UNESCO bash në 110 Vjetorin e pavarësisë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Dashi Ka mundësi të jeni të vetë-motivuar dhe të etur për të mësuar më shumë për të përmirësuar aftësitë tuaja. Përpjekjet tuaja në drejtim të zgjerimit të biznesit tuaj ka të ngjarë të jenë të frytshme. Demi Kjo do të jetë një ditë produktive për ju, pasi mund të hasni mundësi të reja. Dita mund t’ju sjellë edhe disa oferta të mira dhe mundësi investimi. Binjakët Natyra juaj bashkëpunuese dhe fleksibël do t’u bëjë përshtypje të tjerëve dhe ata do të tërhiqen nga atmosfera e bollshme pozitive që ju nxirrni. Mundohuni të shtyni planet e mëdha të investimeve sepse një…

Read More

këtë të mërkurë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta shiu në zonën jugperëndimore dhe reshje bore në zonat malore. Temperaturat minimale do të luhaten 3-10 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 7-10°C në veri 13-16°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4-5 ballë në det të hapur.

Read More

Edhe pse në Serbi nuk ka politikë të njohjes së Kosovës, është e nevojshme që shoqëria serbe të ballafaqohet me këtë çështje, thanë për RTK-disa nga autorët e edicionit të ri të “Buletinit Stanar”, që trajton temën e Kosovës, duke analizuar nëse fjala njohje mund të dëgjohet në Serbi pa frikë dhe në përputhje me liritë politike. Njohja formale e Kosovës nga Serbia do të ndodhë herët a vonë, thotë shkrimtari Dejan Atanackoviq në një intervistë për RTK-në. Siç thekson ai, Kosova ka parlamentin e saj, qeverinë dhe pushtetin ekzekutiv në të gjithë territorin, dhe me pëlqimin me Serbinë një…

Read More

Nisma ‘Thurrje’ me kryetarin Endri Shabani ka bërë një propozim që të ndryshohen emrat e rrugëve ose shesheve që mbajnë emrat e partizanëve dhe të zëvendësohen me figura të Rilindasve Kombëtar. Shabani tha në Report Tv se ka emra të figurave të rëndësishëm që mungojnë, e ndërsa është kundër emrave si ‘Myslym Shyri’, sheshi ‘Avni Rustemi’. Ai thotë se ky nuk është një debat për të rishikuar historia, por të ndryshohen këto emra. “Komunistët filluan të nderonin partizanët e tyre, pra hoqën Murat Toptanit, që përfaqësonte një familje që ka kontribuuar në pavarësinë e Shqipërisë dhe vendosën Myslym Shyri. Partizanët…

Read More

Nga hetimet e deritanishme të SPAK ndaj rrjetit të trafikantëve që sollën nga Kolumbia në Shqipëri ngarkesën prej 430 kg kokainë të tretur në tonelatat me pleh, kanë dalë detaje të reja. Burimet thonë se në muajin nëntor, persona të paidentifikuar tentuan të sulmojnë banesën që do të përshtatej si laborator me vetëm një qëllim, të grabisnin mallin. Nga përgjimet, bëjnë me dije burimet e sigurta, rezulton se dikush kishte dëmtuar bravën e portës dhe se si reagim familja Çervanaku u përgjigj duke qëlluar në ajër me armë, si një mënyrë për t’i njoftuar të panjohurit se ishin të armatosur.…

Read More

1.Vaj bajamesh: Pasi të dilni nga dushi, mos e fshini fytyrën me peshqir, por lëreni të lagur. Hidhni pak vaj bajamesh në duar dhe masazhojeni me lëvizje të lehta rrethore për disa minuta. Më pas fshijeni me një peshqir të lagur. Fytyra juaj do të jetë më e hidratuar se kurrë më parë. 2.Kos dhe pure patatesh: Kombinimi i këtyre dy ingredientëve natyralë është një ndër zgjidhjet më të mira për hidratimin e lëkurës pasi ai përmban acid laktik. Ky i fundit hidraton lëkurën, eliminon qelizat e vdekura dhe shërben si eksfoliant për fytyrën. Zieni 1 patate me gjithë lëkurë, hiqni cipën…

Read More

Tanket në rrugët kineze kanë nxitur frikën e përsëritjes së skenave të dhunshme të vitit 1989, kur qeveria kineze mposhti me dhunë protestat qytetare, duke lënë qindra të vrarë, përfshi dhjetëra studentë. Këtë herë, masat anti-COVID janë kthyer në shkaktarët kryesorë të protestave masive në vend, edhe pse ato nuk janë të vetmet. Qysh prej gushtit, protestat kanë përfshirë Kinën, por jo për arsyeje të COVID-19, por për shkak të një fenomeni të njohur si ‘bank run’. ‘Bank run’ është një fenomen i cili ndodh kur për shkak të frikës se p.sh. një valutë apo aksion do të humbasë vlerë,…

Read More

Ambasadorja e ShBA-ve në Tiranë, Yuri Kim është shqetësuar nga një qytetar, teksa ka qenë duke ecur në sheshin “Skënderbej”. Pamjet po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, një qytetar i afrohet Yuri Kim dhe i bërtet, teksa ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e truprojave, të cilët e kanë larguar. Mësohet se personi që i bërtet shefes së diplomacisë amerikane në Tiranë është Sokol Sylisufajn, një personazh i njohur për mediat që denoncon shpesh para dyerve të SPAK. Nuk dihet se për çfarë qytetari i…

Read More

Eksperti i gjumit, Martin Seeley, ka zgjidhjen perfekte për t’u ngritur menjëherë. Siç ka treguar ai për “The Mirror”, ekziston një “rregull 10 sekondësh” që ndihmon. Gjëja kryesore është të ngriheni nga shtrati në më pak se 10 sekonda pasi bie zilja. Pasi ngriheni nga shtrati, Seeley rekomandon të dilni shpejt nga dhoma për të shmangur kthimin në shtrat. Pasi të dilni, duhet të shkoni në tualet ose të filloni të përgatisni mëngjesin. Eksperti i gjumit rekomandon që pasi të ngriheni nga shtrati, të mbuloheni me diçka të ngrohtë për të ruajtur nxehtësinë e trupit. Një dush i nxehtë është…

Read More

Një zyrtar i lartë i Katarit, i ngarkuar me organizimin e Kupës së Botës, ka pranuar për herë të parë se 400-500 punëtorë kanë vdekur gjatë punimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit. Kjo shifër është shumë herë më e lartë nga sa e kishin pranuar deri tani zyrtarët e Katarit. Shifra e re doli gjatë një përgjigje, që Hassan al- Thawadi, zyrtar i lartë i organizmit të botërorit, i dha gazetarit britanik Piers Morgan dhe që dukej se ishte e pamenduar. Deklarata mund të rikthejë fuqishëm kritikat e organizatave për të drejtat e njeriut mbi shkeljen e të drejtave të…

Read More