Author: tirana

Xhubleta shqiptare, një veshje e lashtë mbi 4 mijë vjet, tashmë është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Lajmi është ndarë nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, duke e cilësuar si një dhuratë për 110 vjetorin e Pavarësisë. Postimi i plotë i Margaritit: 𝗫𝗵𝘂𝗯𝗹𝗲𝘁𝗮 𝗻𝗲̈ 𝗨𝗡𝗘𝗦𝗖𝗢! Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë #kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë! Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë…

Read More

Tirana do të blindohet për të garantuar mbarëvajtjen e punimeve të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahen në Tiranë më 6 dhjetor. Samiti që bën bashkë krerët e kontinentit të vjetër do të mbahet në ambientet private të Arenës Kombëtare. Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren, ndërsa akse të shumta rrugore do të bllokohen për kalimin e delegacioneve. Niveli i masave të sigurisë parashikon ato që janë ndërmarrë kur Tiranën e ka vizituar ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry apo Papa Françesku. Në hartimin e masave të sigurisë janë përfshirë edhe stafet e…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla zgjodhi të takojë për Ditën e Çlirimit Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Takimi i Ballës, Thaçit dhe Veseslit në paraburgimin e Hagës ka zgjatur për rreth shtatë orë. Në një prononcim për mediet Balla ka thënë se është krenar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa tha se sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë, njësoj si ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë. “U takova sot me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin Kadri Veseli në Hagë. Jemi krenarë…

Read More

Për të qëndruar në formë është e rëndësishme të ruani një sistem të fortë imunitar. Periudha e dimrit është e njohur për viruse dhe ftohje të shumta, ndërsa imuniteti ynë është më i dobët. Marrja e vitaminave është e domosdoshme. Një ndër ushqimet më të shëndetshme, ngrënia e të cilit rekomandohet në ditët e ftohta të dimrit, është lakra. Kjo perime përmban nivel të lartë vitaminash C dhe B si dhe antioksidantë të fuqishëm. Ndërkohë që është e rëndësishme të jeni proaktiv në lidhje me elasticitetin tuaj imunitar gjatë gjithë vitit, gjatë ndryshimeve sezonale “ju duhet t’i përmbaheni zakoneve të shëndetshme,…

Read More

Shtetet e Bashkuara njoftuan më 29 nëntor se do t’i ofrojnë 53 milionë dollarë në mbështetje të blerjes së pajisjeve të rrjetit elektrik të Ukrainës. Sulmet ruse ndaj infrastrukturës së energjisë së Ukrainës kanë lënë miliona banorë në terr dhe pa ngrohje. “Këto pajisje do të dërgohen me shpejtësi në Ukrainë për të ndihmuar ukrainasit që ta kalojnë dimrin”, u tha në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit. Në njoftim po ashtu u tha se paketa e ndihmës do të përfshijë dërgimin e transformatorëve të shpërndarjes së energjisë, ndërprerësve elektrikë dhe pajisjeve të tjera. Që nga muaji tetor, Rusia ka…

Read More

Dua Lipa mbajti mbrëmjen e djeshme në sheshin Skënderbej koncertin e fundit të turneut botëror “Future Nostalgia”. Ylli shqiptar me famë botërore zgjodhi 28 Nëntorin, një datë shumë të rëndësishme për shqiptarët për të mbyllur turneun pas më shumë se 90 koncertesh! Sipas faqes “Dua Lipa Today” kanë qenë të pranishëm rreth 200 mijë spektatorë duke thyer rekordin botëror të ikonës së muzikës Tina Turner. Këngëtarja shqiptare ka thyer rekord si koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori. “Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu “Future Nostalgia” është tani koncerti me më shumë pjesëmarrës…

Read More

Presidenti truk, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se vendi po shënon shifra të larta në sektorin e turizmit pavarësisht pasojave nga pandemia globale. “Megjithëse ndaluam gjatë periudhës së pandemisë globale, të gjithë po përjetojmë pikën kulmore të vendit tonë si për sa i përket numrit të turistëve, ashtu edhe të ardhurave nga turizmi”, tha Erdoğan në Asamblenë e Përgjithshme të 7-të të Federatës së Hotelierëve Turq në kryeqytetin Ankara. Erdoğan shtoi se Turqia u ngjit në vendin e katërt në botë për sa i përket numrit të turistëve në vitin 2021 dhe në vendin e tetë në të ardhurat nga turizmi,…

Read More

Kur kanë kaluar 6 muaj e gjysmë nga zhdukja e tij, nëna e Ulvi Skanës, Thëllëza i ka humbur shpresat se ai mund të jetë gjallë. Nga pista e rrëmbimit, ajo thotë se fakti që nuk ka asnjë gjurmë të re nga djali, e bën të mendojë se ai është vrarë. Në një rrëfim në ‘Pa Gjurmë’ me gazetaren Odeta Dume, Thëllëza thotë se kërkon nga policia vetëm ta gjejë “të gjallë ose të vdekur”. Edhe pse shpresat i ka humbur, e ka të vështirë të besoj se pse ai duhet vrarë, pasi si çdo nënë, edhe për të ,…

Read More

Mediat rozë shpërndanë dje lajmin se Tuna dhe Cozman ishin bashkuar për një bashkëpunim muzikor. Fillimisht, këto aludime u publikuan nga “Prive”, për t’u marrë dhe shpërndarë më pas nga portalet. Së fundmi, këngëtarja ka postuar një foto, duke shkruar “A kanë ujë ato burime?”. Përmes këtij reagimi, Tuna, nuk e ka konfirmuar, por as mohuar lajmin e qarkulluar.

Read More

Xhaxhai i Ervis Martinaj, Faik Martinaj ka deklaruar se nipi i tij, Ervis Martinaj është vrarë. “Ai është vrarë dhe është zhdukur kufoma. Kundërshtarët politik e kanë eleminuar. Hasmi nuk të zhduk xhenazen”, tha ai. Faik Martinaj në emisionin “Pa Gjurmë” ka deklaruar se pasojat për Ervis Martinajn kanë ardhur pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. “Ervisi më dërgoi mesazh më 9 gusht, rreth orës 19:23, na përshëndeti, s’na tha ku ishte” shtoi Faik Martinaj.

Read More

Teatri Metropol 30 Nëntor deri më 2 Dhjetor | Ora 19:00 Shfaqje e baletit kombëtar të Kosovës Teatri i Operës dhe Baletit 30 Nëntor | Ora 19:00 1,2,3,4 Dhjetor | Ora 19:00 Salla e madhe | ArTurbina Teatri Aleksandër Moisiu 30 Nëntor dhe 1,2,3,4 dhjetor | Ora 19:00 Teatri Zonja e Bujtinës 2,3,4 Dhjetor | Ora 19:00

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Para një shekulli, kur Bashkia Tiranë sapo ishte bërë kryeqendra e vendit, kishte një popullsi të regjistruar prej rreth 20 mijë banorësh. Me kalimin e viteve, ajo pati rritje si në territor edhe në popullsi. Në vitin 1938, sipërfaqja e bashkisë pothuaj ishte dyfishuar dhe popullsia trefishur. Në vitin 1989, sipërfaqja ishte sa trefishi i 1920-ës dhe popullsia 10-fish më e madhe. Aktualisht, në sipërfaqen e Bashkisë Tiranë janë përfshirë edhe shumë fshatra që dikur ishin komuna, ndërsa popullsia e saj ka arritur shifrën rreth 720 mijë banorë – 700 mijë më shumë se para një shekulli……

Read More