Author: tirana

Fitorja e Marokut kundrejt një Belgjike tashmë të “plakur”, në Kupën e Botës, nuk ka ngelur pa u vënë re nga tifozët marokenë, në të gjithë Botën. Vetëm pak orë pasi fërshëllimës finle të arbitrit, tifozët marokenë kanë “zbarkuar”, në rrugët e Brukselit ku kanë shpërthyer përleshje të dhunshme. Me dhjetra arrestime është rezultati i pasdites së “shfrenuar” të trazirave, në rrugët e qendrës së qytetit. Përleshjet me policinë dhe automjetet e djegura nuk kishin si të mungonin. Disa gazetarë belgë u sulmuan gjithashtu gjatë transmetimeve live, të “revoltës”.

Read More

Një nga prokurorët më të njohur italian në luftën kundër mafies, Nicola Gratteri ka thënë se mafia shqiptare është ndër tre më të rrezikshmet në Europë. Gratteri tha një një intervistë për emisionin “Mushka e egër” , se mafia shqiptare është pasuruar në Shqipëri për shkak të korrupsionit të lartë. “Sot ka tre mafie, është Ndragheta, është mafia shqiptare, e cila nuk është më ajo e grabitjeve të vilave, mafia shqiptare është mjaft e strukturuar, që është pasuruar në vendin e saj falë një korrupsioni të frikshëm, dhe më pas është mafia e brezit të tretë të afrikano-jugorëve”, tha ai.…

Read More

Ka njerëz mes nesh që kanë aftësinë e natyrshme për t’u lidhur me të tjerët në çast dhe për të krijuar miqësi në një periudhë të shkurtër kohe.  Mund të futen në radhë duke pritur për kafen dhe të fillojnë të bisedojnë me personin pranë tyre sikur i njohin prej vitesh. Ata janë lloji i njerëzve që nuk kanë frikë të shkojnë vetëm në festa, sepse gjithmonë përfundojnë duke gjetur dikë me të cilin të flasin.  Pritet që ata të bëjnë miq kudo që shkojnë dhe disi, gjithçka vjen natyrshëm. Nëse keni pyetur ndonjëherë veten pse disa njerëz janë natyrshëm më social se të…

Read More

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Ai u ekzekutua mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në Krefeld, në veriperëndim të Dyseldorfit me plumb pas koke duke gjetur vdekjen. Kur efektivët e Policisë mbërritën në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore konstatuan vdekjen e tij. Kanë qenë disa dëshmitarë okularë ata që kanë lajmëruar Policinë pasi kishin dëgjuar të shtënat me armë. Në dëshminë e dhënë para Policisë ata thanë që kishin parë dy burra duke u larguar nga vendi i ngjarjes…

Read More

Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e së martës në zonën e Kombinatit në Tiranë. Bëhet e ditur se si autor të dyshuar policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i identifikuar si E.B. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta ndërsa i plagosuri, një 35-vjeçar, ndodhet në spital duke marrë kujdes shëndetësor. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin R. G., 35 vjeç, i cili…

Read More

Varësia nga substancat narkotike te të rinjtë është kthyer në një problem mjaft shqetësues. “Tch” ka realizuar ditën e sotme një intervistë me një ish-përdoruese të heroinës, ajo tregon luftën e saj disavjeçare me drogën dhe rikthimin përsëri tek ajo. E nisi heroinën vetëm kur ishte 23 vjeç, dhe çdo gjë nisi nga kurioziteti. Teksa donte të ndihmonte shoqen e saj që merrte heroinë, ra vetë pre e saj. Për 5 vite heroina e shoqëroi çdo ditë, deri sa gjeti forcën që këtë ta ndante me prindërit. Pavarësisht se për disa vite arriti të hiqte dorë, disa probleme e bën…

Read More

Jens Stoltenberg, gjatë një samiti në Bukuresht tha se Europa duhet të përgatitet për një valë të dytë të mundshme migrimi nga Ukraina, sipas mediave të huaja. Shifrat e fundit tregojnë se që nga 24 shkurti deri më 22 shtator, më shumë se 7.4 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina. “Ne duhet të përgatitemi për më shumë refugjatë që vijnë në Europë. Kjo është një luftë – një luftë brutale,” tha ai.

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në një status në “Facebook” për 28 nëntorin. Berisha shkruan se data 28 nëntor 1944 mbahet mend si dita e çlirimit të Shqipërisë. Berisha ëshë ndalur edhe tek debati që ka përfshirë politikën lidhur me saktësinë e datës së çlirimit, ndërsa ka bërë edhe një shkrim të gjatë. Berisha shkruan se të gjitha provat tregojnë që Çlirimi ka ndodhur me 28 Nëntor, por që Enver Hoxha e ka falsifikuar me udhër të Beogradit. 8 nëntori 1944, Shqipëria – nga një pushtim i vjetër në një pushtim të ri Data 28 nëntor 1944…

Read More

Holanda do të presë për herë të parë finalet e Nations League. Qytetet e Roterdamit dhe Enschede janë zgjedhur nga Federata Holandeze e Futbollit për të pritur ndeshjet. Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 14 dhe 15 qershor 2023, ndërsa finalet për vendin e tretë dhe të parë do të zhvillohen më 18 qershor 2023. Shorti për përcaktimin e çifteve për gjysmëfinalet do të hidhet në janar 2023 në Nyon (data dhe ora nuk janë caktuar ende). Holandës do t’i bashkohen në finalet e Nations League, Kroacia, Italia dhe Spanja.

Read More

Me makina luksoze, veshje popullore, dhe flamuj kuqezi, shqiptarët kanë festuar 110-vjetorin e Pavarësinë në rrugët e Londrës, edhe pse mbi ta politika atje i quan “pushtues”. Lajmi ka zënë vend edhe në “Daily Mail”, i cili shkruan se shqiptarët me Lamborghini, Mercedes, Audi, Range Rovers dhe Porsche bllokuan trafikun rreth Westminsterit, ndërsa policia tenton të zhbllokojë trafikun. Shumë video nga festa janë bërë virale në rrjetet sociale, ku në një prej tyre shqiptarët ia kanë marrë edhe valles.

Read More

Dua Lipa elektrizoi mbrëmë Tiranën me koncertin përmbyllës të turit të saj në të gjithë botën “Future Nostalgia”. Shqiptarët, shumë të ardhur edhe nga Kosova dhe trevat shqipfolëse enkas për koncertin e saj në Tiranë, shijuan performancën e artistes më të njohur shqiptare në mbarë botën, koncert që përkoi edhe me Festën e Pavarësisë së Shqipërisë. Dua kishte përzgjedhur disa prej këngëve hit të saj, ndërsa performanca arriti kulmin kur këngëtarja mori flamurin shqiptar dhe bëri simbolin e shqiponjës. Ajo uroi të gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: “Urime 110-vjetorin e Pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na…

Read More

Miratimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, pritet të jetë të mërkurën në rend dite në takimin e ambasadorëve të BE-së, në Bruksel. Vendimi pritet të miratohet pa diskutim, pasi për tekstin e tij, vendet anëtare të BE-së janë pajtuar më 22 nëntor, në një takim të këshilltarëve për çështje të brendshme dhe drejtësi. Teksti është përpiluar nga Çekia, e cila ka udhëheqjen aktuale të BE-së, pas disa takimeve të grupeve punuese dhe diskutimeve dypalëshe me vendet që kanë pasur vërejtje. Sipas versionit të fundit, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, lëvizja pa viza…

Read More