Kryeministri Edi Rama i është rikthyer shifrave për turizmin. Përmes një postimi në facebook, kreu i qeverisë shkruan se kemi rritjen më të madhe të turizmit nga viti 2019. “Shqipëria radhitet e para nga Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) si destinacioni me performancën më të mirë në rritje të flukseve turistike krahasuar me vitin 2019”,-shkruan Rama.
Author: tirana
Një mega operacion është zhvilluar nga Europol. Agjencitë e zbatimit të ligjit në 27 vende, kanë mbyllur faqet e internetit që ofrojnë mallra të falsifikuara ose të përfshira për piraterinë në internet. Mes shteteve ku janë mbyllur faqe online që shisnin produkte të falsifikuar është edhe Shqipëria. Në total janë mbyllur 12 mijë e 500 faqe. Operacioni i cili mbështetet nga Eurojust dhe INTERPOL, synon, heton dhe sekuestron faqet e internetit që përmbajnë një sërë përmbajtjesh të paligjshme. Çështjet kryesore vazhdojnë të jenë shkeljet e pronësisë intelektuale në markat tregtare, si dhe në përmbajtjen me të drejtë autori të disponueshme…
Nga Kreshnik Spahiu Dje në 6 të mëngjesit shoqërova në Aeroport Berlin Brandenburg 3 kolegë gjermanë të cilët kishin vendosur të udhëtonin drejt Tiranës. Kur më treguan pse do vizitonin vendlindjen time, u suprizova dhe pata kënaqësinë ti përcillja deri në aeroport me makinë, duke iu dhënë sa më shumë informacione për Shqipërinë, hotelet, ushqimi, tradita, siguria, jeta sociale etj. Ata nuk po fluturonin për turizëm bregdetar. Ata nuk po udhëtonin për turizëm historik. Arsyeja ishte shumë e thjesht. Të tre kishin vendosur të ndiqnin idhullin e tyre të muzikës Dua Lipa. Dua Lipa kishte shfaqjen e saj edhe në…
Edhe këtë 29 nëntor, nostalgjikët ndaj diktatorit Enver Hoxha kanë marrë pjesë në homazhet tek Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë. Me parulla komuniste, shallin e pionierit në qafe dhe me foton e diktatorit Enver Hoxha, ato kanë kryer homazhe.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se do të dorëzojmë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Aplikimi do të bëhet në dhjetor. Një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Kurti foli rreth marrëveshjes së fundit më Serbinë ku u anulua zbatimi për implementimin e fazës së dytë të vendimit për targat, që përfshinte dënimin e shoferëve më targa ilegale KM. E si shkëmbim për këtë, Serbia ra dakord të ndalojë lëshimin e targave ilegale KM, SRB etj. “Ne kemi rënë dakord që të mos zbatojmë vendimin tonë për penalizimin e drejtuesve të automjeteve me targa të paligjshme serbe. Serbia…
Mëngjesin e kësaj të marte, kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i shoqëruar nga deputeti Arben Pëllumbi, kanë mbërritur në ambientet e Dhomave Speciale të Gjykatës së Hagës, ku mbahen prej muajsh tashmë drejtuesit kryesorë të luftës së UÇK. Vizita e Ballës në Hagë vjen për të uruar liderët kosovarë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Disa javë më parë, ish-drejtuesit e UÇK u vizituan nga ish-presidentët e Shqipërisë në një takim të organizuar nga Behgjet Pacolli. Veshja e Ballës është kuqezi, pasi veshjen e zezë…
Këtë të martë në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë po kryhen homazhe për të përkujtuar 78-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, pas Luftës së Dytë Botërore. Në ceremoninë ku u kryen homazhe, mori pjesë presidenti i vendit Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla si dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të cilët vendosën kurora me lule në monumentin e “Nënës Shqipëri”. Presidenti Begaj nderoi të gjithë heronjtë e Shqipërisë, që dhanë jetën e tyre për të mbrojtur vendin nga pushtuesit nazifashistë dhe shprehu mirënjohjen më të madhe përpara kujtimit të tyre.
Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri, dhe ngjarja ka ndodhur në Gjermani mbrëmjen e së hënës. Të shtënat me armë zjarri janë shënuar rreth orës 20:00 në qendrën jugore të qytetit Potsdam, në zonën e Garnstrasse. Sipas informacioneve viktima është rreth 40 vjeç dhe në momentin e atentatit po lëvizte me biçikletë. Policia gjermane bën me dije se ai u qëllua më plumb në pjesën e pasme të kokës, nga një distancë e shkurtër ndërsa nuk është bërë ende zbardhja e plotë e ngjarjes dhe shkaku i saj. Autori është në arrati ndërkohë po vijojnë hetimet për identifikimin e…
Pas furtunës me dorëheqjet në grup të këshillit drejtues të Juventusit një ditë më parë, Exor, kompania e familjes Agnelli që drejton Juventusin njofton se presidenti i ri i klubit do të jetë Gianluca Ferrero. Sipas komunikatës zyrtare të Exor, ekonomisti Ferrero ka njohuritë e nevojshme dhe pasionin për të drejtuar klubin bardhezi. Gianluca Ferrero ka lindur në vitin 1963 në Torino dhe konsiderohet si një ndër njerëzit e besuar të John Elkann. Ai është diplomuar në vitin 1988 për Ekonomi dhe Biznes dhe është anëtar i disa kompanive të njohura, si dhe zv.presidenti i këshillit administrativ të Bankës së…
Pas 110 vjetorit të Pavarësisë, sot shqiptarët festojnë 78-vjetorin e Çlirimit nga forcat fashiste italiane e gjermane. Këtë ditë politika e feston të ndarë, pasi e djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.…
Këtë të martë, në Rumani do të mblidhen ministrat e Jashtëm të NATO-s, ku do të diskutojnë për rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Shefi i bllokut, Jens Stoltenberg do t’u bëjë thirrje aleatëve që të premtojnë më shumë ndihmë dimërore për Kievin, pasi presidenti i Ukrainës u tha banorëve që të përgatiten për një javë tjetër të ftohtë dhe errësirë për shkak të sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike. Takimi do të përfshijë bisedime për rritjen e asistencës duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe municionet dhe ndihmat jo-vdekjeprurëse si karburantet, furnizimet mjekësore dhe pajisjet dimërore. “Do të jetë një…
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përshëndetur 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të atdheut. Në një mesazh, Nikolla thekson se Shqipëria evropiane i ka rrënjët në Shqipërinë antifashiste. “Prej 78 vjetësh festojmë Ditën e Çlirimit, me krenarinë e ligjshme që ushqen rreshtimi me Kolacionin e Madh Antifashist dhe fakti se Shqipërinë e çliruan partizanët, luftëtarët dhe populli shqiptar. Nderojmë sot çlirimtarët e Shqipërisë, partizanët, luftëtarët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, veteranët dhe pasardhësit e tyre! Vlerat e antifashizmit dhe të lirisë, të cilat triumfuan në Shqipëri më 29 Nëntor 1944, janë të pacënueshme, janë themeli i shoqërisë demokratike…