Author: tirana

Sot e mbarë Shqipëria është në festë, por takimi i ”Rithemelimit” në Laç ka përfunduar në të shtëna me armë zjarri. Ka konflikt gjatë takimit të kandidatëve të primareve të Sali Berishës me Kryesinë. Takimi u mbajt në qendër të qytetit, ku u qëllua me armë zjarri në ajër. Pas konfliktit verbal mes nënkryetarit të PD së Rithemelimit, Kastriot Marku dhe një anëtari, ishte ky i fundit që ka qëlluar me armë zjarri.

Read More

Pas 3 vitesh, Covid-19 nuk është më në mesin tonë. Virologu gjerman Christian Drosten, ka arritur në përfundimin se jemi në fazat e fundit të pandemisë. Qëndrimi i Drosten bazohet në faktin se ndryshe nga fillimi i pandemisë, tanio mjaftojnë disa “faktorë të vegjël” për t’i dhënë fund një vale. Ndryshimi i klimës. Tani po vjen dimri dhe bashkë me të, i ftohti dhe një transmetim më i madh i viruseve të frymëmarrjes, si gripi apo koronavirusi. “Kur një virus i ri takon për herë të parë një popullatë të rritur të pambrojtur, ka reaksione imunologjike të paparashikueshme, siç e…

Read More

Në pritjen e organizuar me rastin e 28 nëntorit në pallatin e Brigadave, Presidenti Bajram Begaj në fjalën e tij ka ftuar aktorët politikë mediat dhe shoqërinë civile, t’i përkushtohen Shqipërisë së gjeneratës tjetër. ”Brezat e rinj kanë nevojë të shohin perspektivë të qartë zhvillimi, demokraci funksionale, hapësirë për idetë e tyre dhe optimizëm për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu”,-tha Begaj. Fjala e plotë e Presidentit të Republikës mbajtur sonte në Pallatin e Brigadave: Të dashur miq e të ftuar, 28 nëntori, data që bën bashkë, me mendime e me zemër, çdo shqiptar dhe çdo mik të shqiptarëve.…

Read More

Edhe pse Policia e Shtetit dhe Bashkia e Tiranës, nuk jep leje që protesta e thirrur nga Sali Berisha më 6 dhjetor të bëhet, grupi pro tij në PD, thotë se do të bëhet. Deputeti Tritan Shehu thotë se kjo protestë do të zhvillohet si të gjithë protestat e kaluara përpara Kryeministrisë, duke i kthyer edhe përgjigje Bashkisë së Tiranës që i ofroi sheshin ”Skëndërbej” për të zhvilluar protestës. Për të Bashkia nuk duhet të përfshihet. “Partitë vetëm njofton për orën dhe vendin dhe vetëm kaq, ndërsa Bashkia kot përzihet me këto gjëra, protesta do bëhet aty ku është bërë,…

Read More

Qeveria gjermane mbrojti të hënën planet për të lehtësuar marrjen e shtetësisë, duke kundërshtuar ankesat si nga brenda koalicionit qeverisës edhe nga opozita, se një gjë e tillë mund të inkurajojë imigracionin e paligjshëm. Qeveria ka thënë se dëshiron të nxisë imigrimin dhe trajnimin për të përballuar problemin e mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar, që rëndon mbi ekonominë më të madhe të Evropës në një kohë të dobësimit të rritjes ekonomike dhe kur një popullsi në plakje po shton presionin mbi sistemin publik të pensioneve. “Kushdo që jeton dhe punon këtu në baza të përhershme duhet gjithashtu të jetë…

Read More

Për luftën ruse në Ukrainë, zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka regjistruar 17,023 viktima civile, të cilat përfshijnë 6,655 të vrarë dhe 10,368 të plagosur. Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me efekte të mëdha në zonë, duke përfshirë bombardimet e artilerisë së rëndë, sistemet e raketave lëshuese të shumta, raketat dhe sulmet ajrore.

Read More

WhatsApp prezantoi këtë të hënë një funksionalitet të ri. Përdoruesit e këtij aplikacioni kanë mundësinë t’i dërgojnë mesazhe vetes, përmbajtje në formë shënimesh, përkujtimesh, listash blerjeje dhe thuajse çdo gjë që mund të keni nevojë ta mbani mend. Quajtur “Call Yourself”, funksionaliteti u zbulua fillimisht nga WaBetaInfo një javë më parë si pjesë e një testimi eksperimental por tani po bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në mbarë botën në Android dhe iOS. Sapo të merrni përditësimin mund të shikoni veten në krye të listës së kontakteve kur krijoni mesazhe të reja.

Read More

Një 13-vjeçare shqiptare ka humbu jetën, pasi ra nga kati i pestë i një pallati në Ban-Saint-Martin të Francës. Kryebashkiaku i qytetit, Henri Hasser bëri me dije se adoleshentja ishte fëmija i madh i një familjeje shqiptare. Në rrjetet sociale, prindërit e shokëve të 13-vjeçares treguan se sa e vështirë dhe e dhimbshme ishte për fëmijët e tyre rikthimi në klasë, pas kësaj humbjeje. “Fëmija im nuk mund të ngushëllohet . Nuk e imagjinoj dot gjendjen në të cilën gjendet familja”, shkruan nëna e një nxënësi.

Read More

Ndryshe nga qeveria dhe Presidenca që u bënë bashkë në Vlorë, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, festën e Flamurit po e kalon në Kosovë. Përmes një postimi në facebook, Meta shihet në një kafene me kapitenin legjendar të kombëtare, Lorik Canën dhe me ish-presidentin e Kosovës, Jahjagën. ”Kënaqësi e veçantë që së bashku me ish-Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga të shkëmbenim urimet për Festën e Flamurit me ish kapitenin legjendar të kuqezinjve, Lorik Canën. Sot është një ditë mirënjohje edhe për të gjithë ata sportistë të talentuar që e kanë ngritur dhe nderuar Flamurin tonë Kombëtar në arenën…

Read More

Për 110-vjetorin e Pavarësisë, një urim tepër i veçantë ka ardhur nga Dubai, me një simbolikë magjike në “Burj Khalifa”. Kulla më e lartë në botë, “Burj Khalifa”, u “vesh” pasditen e së hënës me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi. “BurjKhalifa ndez dritat me flamurin shqiptar në festimin e ditës kombëtare të tyre. Ju dëshirojmë prosperitet dhe zhvillim”, kanë shkruar në faqen zyrtare të Burj Khalifa. View this post on Instagram A post shared by Burj Khalifa by Emaar (@burjkhalifa)

Read More

Spazmat e kapakëve të syrit janë shumë të zakonshme dhe në pjesën me të madhe të rasteve nuk lidhen me situata serioze. Shkenca thotë se kjo shpesh ndodh për shkak të qëndrimit ulur pranë kompjuterit, stresit, mungesës së gjumit, apo çrregullimit nervor. Mirëpo, popujt e ndryshëm kanë besëtytni të ndryshme kur është fjala për dridhjen e syrit. KinëNë Kinë mendojnë që dridhja e qerpikut të majtë është fat, mirëpo nëse lëviz i djathti, atëherë është shenjë e keqe. Nëse personit të gjinisë femërore i dridhet qerpiku i poshtëm i syrit të majtë, kjo do të thotë që dikush e përgojon.IndiIndianët…

Read More

Para ndeshjes së sotme ndaj Serbisë, portieri titullar i Kamerunit, Andre Onana, është përjashtuar nga skuadra përfaqësuese për arsye disiplinore. Kjo pasi Onana ka kundërshtuar ashpër trajnerin gjatë mbledhjes përpara ndeshjes ndaj serbëve. Më pas, diskutimi ka kaluar edhe në pikëpamjet e ndryshme mbi stilin e lojës së ekipit dhe sjelljen në fushë të portierit, sjellje që nuk i ka pëlqyer trajnerit. “Kam marrë përsipër rrezikun që ta lë jashtë ekipit. Unë jam një prind për këta djem dhe duhet të garantoj disiplinë në grup. I kam thënë që të presë dhe unë do të shoh se si do të…

Read More