Një autoambulancë e Kryqit të Kuq Italian është përplasur nga një kamion këtë të hënë në provincën e Ankonës. Nga aksidenti humbën jetën 2 persona, një pensionist 81-vjeçar dhe drejtuesi i ambulancës, 27 vjeç. Në vendngjarje kanë qenë zjarrfikëset, personeli mjekësor, patrulla të policisë rrugore nga Senigallia dhe Ankona, të cilët po hetojnë shkaqet e aksidentit.
Author: tirana
Në sfidën ndaj Zvicrës, Brazili nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola në 45 minutat e para. Mundësinë më të mirë e kishte Selecao në minutën e 27-të. Rafinha jep një krosim të bukur në zonë, atje ku Vinicius nuk arrin ta godas shumë mirë topin, duke bërë që Sommer ta kuptojë dhe ta presë. Në vendin e Neymar u aktivizua Paqueta, duke bërë një paraqitje të mirë. Në fundin e pjesës së parë për shumë pak sekonda ikën dhe dritat, një episod që shkaktoi dhe pak humor.
Irani ka bërë thirrje që SHBA të përjashtohet nga Kupa e Botës, pasi Federata e Futbollit e Shteteve të Bashkuara ndryshoi flamurin e Iranit në platformat e saj të mediave sociale, për të treguar mbështetje për protestuesit në Iran. Federata e Futbollit në SHBA deklaroi se dëshironte të ndryshonte flamurin zyrtar për 24 orë, për të treguar “mbështetje për gratë në Iran që luftojnë për të drejtat themelore të njeriut”, por gjithmonë planifikonte të kthehej në flamurin origjinal. Një grafik tashmë i fshirë i renditjes së Grupit B, i postuar të shtunën nga Federata nw Twitter, Instagram dhe Facebook, shfaqte…
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier do të vizitojë Shqipërinë në datat 1 dhe 2 dhjetor. Steinmeier do të udhëtojë nga data 29 nëntor deri më 2 dhjetor drejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton Shqipërinë. Në një intervistë ekskluzive me DW presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, flet për përparimet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE dhe hedh dyshime në seriozitetin e rrugëtimit të Serbisë. Deutsche Welle: Zoti President, ju po udhëtoni në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Lufta e Ukrainës ka krijuar një dinamikë të…
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Kosovë, Hajrulla Çeku deklaroi se është kërcënuar me jetë nga serbët. Në një intervistë për “Euronews”, Çeku bëri me dije se kërcënimet kanë ardhur pas reagimit ndaj flamurit, ku gjendej harta e Kosovës me ngjyrat e Serbisë në Botërorin “Katar 2022”, shpalosur fillimisht nga tifozët serbë dhe më pas nga futbollistët serbë në dhomat e zhveshjes. “Janë mesazhe, të cilat janë dërguar edhe në hapësirën publike të rrjeteve sociale, të profileve, por edhe private, të cilat përmbajnë fyerje, gjuhë të urrejtjes, por edhe kërcënimeve direkte, si pasojë e asaj që ka ndodhur dhe…
Një takim me yll botëror të muzikës Pop, Dua Lipën e ka zhvilluar edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Në llogarinë e saj në Instagram, Kim shkruan se e ka uruar qytetaren më të re të Shqipërisë, pasi Dua ditën e djeshme mori pasaportën shqiptare. Po ashtu ambasadorja nuk ka nguruar as të shprehë emocionet për koncertin i cili do të mbahet mbrëmjen e sotme nga Dua me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. “E lumtur për të uruar qytetaren më të re të Shqipërisë dhe e emocionuar për koncertin e Dua Lipës sonte për të…
Një gjykatë në Bosnjë e Hercegovinë ka urdhëruar lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për Sakib Mahmulin, i dënuar për krime lufte kundër popullatës civile serbe gjatë luftës në Bosnje në vitet ’90, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë. Urdhri u lëshua pasi Mahmulin, ish-komandant i korpusit të tretë të Ushtrisë të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës, nuk i është përgjigjur thirrjes, më 23 nëntor, që të nisë vuajtjen e dënimit me burg. Nga Drejtoria për Koordinimin e Organeve Policore në Bosnjë e Hercegovinë i tha REL-it se deri në publikimin e këtij lajmi, Byrosë Qendrore Kombëtare të Interpolit në…
Sulmuesi i Real Madrid dhe fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema mund të ketë minuta me Francën në Katar 2022, pasi të jetë rekuperuar totalisht nga dëmtimi që ka pësuar. Trajneri Didier Deschamps nuk e ka zëvendësuar ende në listë, mundëson që Benzema të aktivizohet nëse shihet e arsyeshme. Emri i tij ka figuruar në stolin e rezervave në dy ndeshjet e fundit të Francës dhe për këtë arsye, Karim Benzema, edhe nëse nuk luan fare, do të marrë medaljen e artë në fund të kompeticionit, nëse Franca fiton Kupën e Botës.
Një aksident është shënuar këtë të hënë në rrugën Pogradec-Qafë Thanë. Një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me trafik ndarësen. Për shkak të aksidentit mjeti ka pësuar dëme të mëdha, ndërkohë që nuk dihet nëse ka pasur të lënduar nga përplasja.
Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nuk ka munguar edhe një urim nga Ministria e Punëve të Jashtme serbe, e cila ka përcjellë një mesazh për të gjithë shqiptarët. “I dërgojmë urimet tona Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe popullit të Shqipërisë, me rastin e festës së Pavarësisë, duke i uruar shëndet, begati dhe paqe”.
Këngëtarja Vjollca Haxhiu ka folur për ngjarjen që i ndodhi disa javë më parë në Tiranë, ku u aksidentua teksa po kalonte në vijat e bardha bashkë me mikeshën e saj, Nera Fejzullahu, bashkëshortja e Sabri Fejzullahut. E ftuar në “Prive”, Haxhiu tregoi se ende po rikuperohet duke zbuluar edhe pasojat e aksidentit. “Unë jam një shofere e mirë, faleminderit Zotit nuk kam patur aksidente me makinë, por më ndodhi sa isha në këmbë, isha në Tiranë tre ditë para xhirimeve, unë isha e koncentruar në projektin, dhe isha duke ecur rrugëve në vija të bardha, makinat ishin ndalur ndërsa…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka quajtur një ”grand finale” koncertin e Dua Lipës, mbrëmjen e sotme falas në sheshin “Skënderbej”, i cili mbyll turin e këngëtares më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare, por që përkon edhe me 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe me mbylljen e vitit ku Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Shqipërisë. “Nuk mendoj se kishim një moment më të bukur dhe më të mirë, për ta mbyllur këtë vit kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, kur kemi përvjetorin e Pavarësisë, me shtetasen më të re shqiptare, Dua Lipën. Ka pasur…