Për herë të parë, në Tiranë mbërriti më 15 nëntor një delegacion i nivelit më të lartë të Azerbajxhanit. “Vizita e Presidentit Ilham Aliyev në Shqipëri është vërtet e para në historinë e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, por u bë e jashtëzakonshme pasi nuk ishte thjesht protokollare, reciproke, por hapi një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe nëpërmjet marrëveshjet specifike të arritura. Madje vendimi i marrë nga (Milli Meclis) Parlamenti i Azerbajxhanit për të hapur një ambasadë në Shqipëri tre ditë pas vizitës se Presidentit Aliyev, është një tjetër dëshmi e synimeve serioze të Bakut për zhvillimin e një…
Author: tirana
Qytetarja më e re shqiptare është ylli i Pop-it botëror, Dua Lipa. Ajo sonte do të finalizojë turin e saj ”Future Nostalgia Show” në sheshin Skëndërbej, ku do të mbajë koncertin falas për 110 vjetorin e Pavarësisë. Teksa ka pozuar krah flamurit kuqezi, Lipa shkruan se është e lumtur që është në Tiranë. ”Menxi po pres me ju pa”, shkruan në shqip artistja me famë botërore.
Për ditën e Flamurit dhe për 110 vjetorin e Pavarësisë, komentatori i sportit në RTK, Arben Berisha ka bërë një gjest që po komentohet në rrjete sociale. Ky i fundit ishte në koment për ndeshjen mes Serbisë dhe Kamerunit, pasi RTK është televizioni i vetëm kosovar që ka të drejtën për transmetimin e Botërorit. Berisha ka zgjedhur që për 28 nëntor të mos përmend asnjë emër nga lojtarët e Serbisë, madje as në momentin kur ata shënuan golat. Jo pak, por tre të tillë!
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden përmes një mesazhi dërguar homologut shqiptar Bajram Begaj, uron popullin shqiptar me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit. Në mesazhin e presidentin Biden, theksohet se Shqipëria vazhdon të jetë një lider humanitar. “Ky vit shënon 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona, një partneritet që ka uar përpara prosperitetin dypalësh, ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe ka forcuar sigurinë globale. Si aleatë të NATO-s, vendet tona kanë bashkëpunuar gjithashtu për ta mbajtur Aleancën të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Dhe përballë luftës së padrejtë…
Vajza e të moshuarës që u dhunua në shtëpinë e të moshuarve në Pejë dhe që shkaktoi një debat të madh në publik, kërkon drejtësi dhe kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme që liroi tri infermieret. Në një intervistë televizive, Zhaneta Nura thotë se i ka dërguar një letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrisë së Drejtësisë, ku kërkon drejtësi për rastin e nënës së saj. “Ato janë argëtuar me nënën time”, shprehet Zhaneta për tri infermieret që dhunuan dhe filmuan gruan e moshuar dhe që pak ditë më parë u lanë në gjendje të lirë. Sipas…
Edhe në Serbi është festuar Festa e Pavarësisë së Shqipërisë. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, ka ngritur flamurin shqiptar në objektin e këtij këshilli. Mustafi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se flamurin e ngriti, për nder të sakrificës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. “Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit! Edhe sot si katër vjet radhazi, nga pozita e kryetarit të këtij institucioni, vendosëm të valoj flamurin kombëtar në Këshillin Kombëtar Shqiptar. Në nderë të sakrificës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Pavarësisht, përndjekjes së autoriteteve serbe e ndalimit me ligj. Vetë…
Deputetja demokrate Flutura Açka ka uruar shqiptarët për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë! Açka ka prekur me postimin e saj teksa ka ndarë një foto me të birin, i cili është ndarë nga jeta. “Gëzuar ditën e Pavarësisë! Ju urojmë sipas mënyrën sonë, të dashur Miq! Sekush feston sipas mënyrën së tij! Javë të mbarë! Ju lutem, m’i kurseni ngushëllimet”, shkruan Açka.
Pas informacioneve sekrete që dolën për shqiptarët nga sistemet e shtetit, a është real sulmi mbi rrjetin social WhatsApp të 540 mijë shqiptarëve? Është eksperti i njohur i kriminalistikës Ervin Karamuço, i cili deklaron se bisedat e 540 mijë shqiptarëve që përdorin aplikacionin WhatsApp janë tashmë në “shesh” dhe po shiten. Por Tomi Kallanxhi, thotë se kemi të bëjmë me një mashtrim. Për ekspertin e IT-së është e pamundur që hakerat të futen në telefonat e mbi 540 mijë shqiptarëve dhe të vjedhin bisedat. “Jo është pothuajse e pamundur, nuk është se WhatsApp është një softwere ku gjithë të dhënat…
Gazetari i njohur, Adi Krasta ka marrë nënshtetësinë e shqiptarit të Kosovës. Lajmin e bëri të ditur vetë ai, përmes një postimi në rrjetet sociale. Krasta ka publikuar një foto të pasaportës së tij nga Republika e Kosovës, të cilën e ka shoqëruar me një foto të flamurit të Shqipërisë dhe një zemër të kuqe. Kujtojmë që rreth një vit më parë gazetari kishte shprehur dëshirën për t’u pajisur me pasaportën e Kosovës. “Nuk di kujt t’ia kërkoj pasaportën e Kosovës, me shumë krenari do ta merrja bashkë me familjen,” tha ai në një intervistë në dhjetor të 2021.
Prej orëve të para të ditës së sotme në Vlorë janë zhvilluar shumë aktivitete me pjesëmarrjen e drejtuesve më të lartë të shtetit. Të pranishëm kanë edhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës. Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë marrë pjesë në kremtimet e 110-vjetorit të Pavarësisë. Parakalimi në qytet është shoqëruar me takime të Osmanit dhe Kurtit me qytetarët. Kryetari i bashkisë, Dritan Leli u shmang për shkak të përplasjeve të vjetra. Ai ishte i pranishëm vetëm në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit dhe jo më pas. Edhe në ceremoninë zyrtare duke qenë mikpritës, protokolli parashikon që të ecë…
Modelja shqiptare Jori Delli nuk ka ngurruar të shprehë simpatinë për Donald Veshaj, gjatë kohës që ai ka qenë në Big Brother. Vajza shqiptare që ka një emër në Itali, tha në emisionin “Top Arena” se Donaldi ishte shumë i mirë. “Beniada më pëlqente. Donaldi ishte shumë i mirë. Pardje e kam takuar pas skenave të Dancing With the Stars. Ishte me Borën, bënte bodigardin”, tha modelja me humor. Jori tregoi dhe një emër tjetër të showbizz-it që e pëlqen. Bëhet fjalë për këngëtarin Butrint Imeri për të cilin tha se do donte t’i këndonte çdo ditë. E pyetur nëse…
Autoritetet belge zbardhin vrasjen e Arjan Spahiut i njohur ndryshe si Arjani i Vogël në lagjen Molenbek, në vitin 2020. Si porositës të krimit, prokurorët belgë që kanë hetuar çështjen akuzojnë Florenc Çopjan nga Elbasani, i cili prej vitesh qëndron në Dubai. Sipas tyre, motivi i krimit është larja e hesapeve, pasi grupi Çopja kishte përplasje me kreun e klanit kundërshtar të drejtuar nga Erjon Alibej. Ky i fundit i njohur me nofkën “Krymi”, mori drejtimin e grupit pas vrasjes së vëllait Endrit Alibej, i njohur me nofkën “Tarzani”, xhaxhait të tij Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk në atë…