“Me një zâ venduan që Shqipëria të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme” Në këtë datë të shënjuar në historinë e kombit shqiptar, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA), ka sjellë për herë të parë disa foto të shkrepura nga manifestimet e zhvilluara në Vlorë, në përvjetorin e parë të shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1913. Në pamje shquhet Isa Boletinin me bashkudhëtaret e tij, delegatë të ndryshëm dhe qytetarë që festojnë. Po ashtu, paraqitet edhe momenti i përjetësuar kur Ismail Qemali, nga i njëjti ballkon, një vit më parë (1912), u komunikoi shqiptarëve shpalljen e Pavarësisë.…
Author: tirana
Nisma e bashkisë së Tiranës “Abone falas për studentët” që nisi zbatimin nga 1 nëntori 2022 ka reduktuar për secilin operator në Tiranë 37% shitjet e biletave. Operatorët ngrenë shqetësimin se rënia e biletave po tkurr fitimet e tyre, në një kohë kur ata po vuajnë edhe shtimin e kostove nga shtrenjtimi i çmimit të naftës dhe ulja e numrit të pasagjerëve 35% më pak se vjet. Për dhënien falas të aboneve të studentëve operatorët kompensohen nga bashkia 600 lekë, ndërsa çmimi i abonesë në treg të lirë është 1,600 lekë. Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas në letrën drejtuar bashkisë…
Pedagogu i Kriminalistikës Ervin Karamuço thotë se është kryelajm fakti që disa nga Call Center-at me bazë në Shqipëri, janë kthyer në hajdutët më të mëdhenj të Evropës. Karamuço thekson se shtetet e dëmtuara si Spanja, nuk presin vetëm arrestime, por duan paratë mbrapsht, pasi qytetarëve të këtij vendi u është shkaktuar një dëm që shkon deri në 50 milionë euro. Ai që është kryelajm është fakti që disa nga Call Center-at janë kthyer në hajdutët më të mëdhenj të Evropës. Janë dëmtuar me miliona persona, shtetas të huaj të BE, kanë ngritur alarm të madh sepse ka ardhur koha…
Dy policët që grabisnin qytetarët tek Liqeni Artificial janë lënë në burg. Sajmir Muzikanti dhe Serxhio Cani janë njohur sot më masën e sigurisë, pasi më herët ishin zbuluar veprat e tyre penale. Policia bashkiak 39-vjeçar, bashkë me oficerin e rendit të komisariatit nr.1, Serxhio Cani 22 vjeç, u merrnin para me forcë qytetarëve të moshave të ndryshme. Polici bashkiak i kryente grabitjet gjatë kohës që ishte në krye të detyrës, gjë që faktohet edhe nga dëshmia e tij. “Sa herë që isha turni i tretë në punë merrja në telefon Serxhion dhe i thoja hajde dalim nga Liqeni. Për…
Ambasadori britanik Alastair King-Smith i ka uruar shqiptarët kudo që ndodhen nëpër botë, edhe ata që kanë emigruar në vendin e tij të tij, për 110-vjetorin e Pavarësisë. Dita e Pavarësisë dhe Dita e Çlirimit janë një rast feste për të gjithë ata që e duan Shqipërinë. Një nga gjërat e bukura rreth eksplorimit të këtij vendi është që ne mund të mësojmë rreth historisë së tij të pasur dhe diversitetin kulturor. “Sot unë i uroj shqiptarët në Shqipëri dhe ata në Britaninë e Madhe që të kenë një fundjavë të gjatë festimesh,” shkruan ambasadori King-Smith bashkë me video-mesazhin e…
Zbulohet një tjetër emër nga PD zyrtare për zgjedhjet lokale. Fjala është për bashkinë Kamëz ku është vendosur të kandidojë drejtuesi aktual i degës, Bilbil Bajraktari. Bajraktari do të jetë kandidati që do të garojë më bashkinë bastion të së djathtës nën siglën e PD përballë kryetarit të zgjedhur, Rakip Suli i PS. Bajraktari është kandidati i 5 që zbulohet nga PD për garën elektorale të 14 majit për pushtetin lokal.
Dy të ashtuquajturit mbretërit e trafikut të drogës në Romë, shqiptarët e njohur prej vitesh si “kapo”, i kanë lënë tregun një tjetër shqiptari. Emri i tij shpejt ka hyrë në regjistrat e prokurorëve të antimafies për shkak të pozicionit të tij dhe rritjes së menjëhershme. Bëhet fjalë për shtetasin Artur Ndreka, një person që në momentin e prangosjes, një javë më parë ka bërë bujë të madhe. Sipas të dhënave, ai pas prangosjes së Arben Zogut dhe Dorian Petokut, është konsideruar dhe njohur si “shefi”. Në Romë, njerëzit e tij e quanin “Capo”. Ky është emri i ri me…
Në kapitullin e dytë të “Raportit të Tranzicionit” i publikuar së fundmi nga “Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” një vëmendje të veçantë i jepet temës së migracionit. Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka normën më të ulët të pranimit të aplikimeve për azil mes vendeve të BERZH të cilat përgjatë vitit 2021 kanë regjistruar numrin më të lartë të kërkesave. Në analizë janë marrë pesë vende të BERZH siç janë: Turqia, Ukraina, Gjeorgjia, Egjipti dhe Shqipëria si dhe pesë vende në botë të cilat po ashtu kanë numër të lartë kërkesash si Siria, Afganistani, Iraku apo Venezuela. Norma mesatare…
Alpinistët shqiptarë, Astrit Krasniqi dhe Fadil Sahiti i kanë bërë vendit tonë një dhuratë shumë të bukur me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë. Ata kanë valëvitur flamurin shqiptar në 2561 metra lartësi. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Fadili tregoi emocionet e kësaj eksperience, duke ndarë edhe vështirësitë që kaloi së bashku me alpinistët e tjerë. Ai madje ka zbuluar se kanë vendosur që sot të festojnë me birra në Kosovë. “Ishte vërtetë sfidë dhe mjegullë dhe erë. Mirëpo, kënaqësia ishte e madhe nga ajo që bëmë. Faktikisht ne flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës ne e valëvisim…
Ndoshta jo të gjithë e dinë por dokumenti origjinal i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në 28 nëntor 1912 rezulton i zhdukur. Versioni që qarkullon sot është një riprodhim i këtij dokumenti që u publikua në vitin 1937 nga Lef Nosi me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë. Historiani Kristo Frashëri ka lënë ndoshta dëshminë më të vyer lidhur me vendndodhjen e origjinalit, por ai nuk përmendi emër gjatë kësaj dëshmie. Në një intervistë për DITA pak përpara se të ndërronte jetë, Frashëri tha se një person ia ka treguar këtë dokument në 1962, por nuk ka pranuar ta dorëzojë zyrtarisht:…
Lufta në Ukrainë është shumë më tepër se liria e këtij vendi të madh fqinj me Rusinë. Kjo është arsyeja pse Ukraina duhet të mbështetet vazhdimisht nga Perëndimi, thotë Miodrag Soric. Bota siç ishte para luftës në Ukrainë – kjo është ajo që dëshirojnë shumë vende në Evropë, në Ukrainë por edhe në Rusi. Kur politikanët e Kremlinit veprojnë sikur janë gati të negociojnë për paqen dhe thuhet se kjo dështon vetëm për shkak të mosgatishmërisë së ukrainasve dhe Perëndimit, atëherë ata po luajnë me këtë dëshirë të popullit – të jetojnë përsëri në një botë si para luftës, pa…
Nedim Vlora, nipi i Ismail Qemal Vlorës zbuloi në emisionin Good Morning Albanians, se Ismail Qemali ka qenë mason, siç është edhe ai vetë. Vlora shpjegoi se të qenët mason është një fakt që ai nuk tenton ta fshehë, pasi siç shpjegoi objektivat e masonerisë janë ato të humanitetit, edhe pse duke qenë grup njerëzor, si të kudo dikush mund të devijojë duke tradhtuar këto objektiva dhe qëllime “Ka një historianë anglezë që thotë se Ismail Qemali kishte miq nga Bagdadi në Skoci që ishin masonë. Edhe disa fotografi të fëmijëve kanë shenja të qartë që janë shenja masone. Edhe…