Ka shkuar në shtatë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq në Itali, mes të cilëve janë edhe tre fëmijë. Përmbytjet dhe rrëshqitje të dherave kanë përfshirë zonë në Casamicciola në Ischia. Ndërkohë autoritetet vijojnë kërkimet pasi balta ka mbuluar ishullin. Ndërkohë shumë qytetarë janë evakuuar. Këshilli i Ministrave ka zhvilluar mbledhjen lidhur me situatën, ndërsa kanë shpallur gjendjen e jasshtëzakonshme në Palazzo Chigi. Ekipet e shpëtimit, kanë deklaruar se kërkimet do të vazhdojnë edhe gjatë natës.
Author: tirana
Presidenti i Malit të Zi dhe lideri i DPS-së Milo Gjykanoviç ka deklaruar i bindur se në tre muajt e ardhshëm vendi do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Jam i sigurt se sot po të zhvillohen zgjedhjet parlamentare, fitoren e kemi në xhep. Natyrisht, mbetet që ta përmirësojmë këtë fitore të sigurt dhe të krijojmë kushte për një menaxhim më efikas të Malit të Zi. Dhe para kësaj është e rëndësishme të bëjmë një punë të mirë në zgjedhjet lokale”, tha Gjukanoviç. Po ashtu ai ka thënë se Mali i Zi ka nevojë për një kthesë politike, e cila do…
Ndeshja mes Kroacisë dhe Kanadasë ishte një ndër më emocionueset dhe më të bukurat deri tani në Botërorin e Katarit. Një sfidë që prodhoi shumë gola dhe ndezi stadiumin. Por ndoshta fitorja e ekipit të Daliç, nuk ishte vetëm falë lojës së tyre, por se dikush ndodhej aty për t’ju dhuruar fat.Në stadium ndodhej një tifoze brune e cila dukej e mrekullueshme. E veshur me një fustan me ngjyrat e flamurit të Kroacisë dhe buzët e kuqe, ajo rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.
Territori Shqiptar në orët e para të ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Lindore, ku dhe do të krijojnë mundësi për reshje të pakta në Juglindje të Shqipërisë. Ndërsa orët vijuese sjellin përmirësim të motit edhe në këto zona, duke bërë që në vend të ketë më shumë orë me diell. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C. Puka do të rregjistrojë temperaturat më të ulëta në vendin tonë (-4°C) minimalja,…
Besniku ka shokuar me deklaratën e tij për fëmijët në seancën e ndërmjetësimit te “Shihemi në Gjyq”. Ai është shprehur se me gruan e tij ka pasur probleme të shumta prandaj dhe i dha fund martesës. Sipas tij ajo nuk i ka edukuar dy djemtë e tyre ashtu siç duhej dhe merrej me shumë pisllëqe. Djemtë sipas Besnikut janë të droguar, pinë hashash dhe kishin një sjellje jo shumë të hijshme ndaj të atit. Dorina: Unë i kam thënë, a ke probleme me atë tjetrën? Jo më tha nuk kam. Eni Çobani: Ia ke shpjeguar? Ti ke akoma probleme me gruan e…
Polemikat vazhdojnë në Katar, me shumë federata dhe disa lojtarë që po bien në mosmarrëveshje me FIFA-n. Listës së “rebelëve” i shtohet edhe emri i Kylian Mbappe, i cili në dy ndeshjet e zhvilluara nga Franca nuk pranoi të paraqitej në intervistat pas ndeshjes. Kjo zgjedhje e lojtarit ka ngjallur acarimin e FIFA-s, e cila tashmë po kërcënon me sanksione lojtarin dhe federatën franceze. Tashmë pas ndeshjes mes Francës dhe Australisë, ylli i Les Bleus kishte zgjedhur të mos ndalej për pronconcim mënjanë pas fishkëllimës së fundit. Pas fitores ndaj Danimarkës, skena përsëritet. Pavarësisht se shokët e tij të skuadrës…
Modelja Beniada Nishani, e cila doli e treta në edicionin e parë të “Big Brother VIP”, thotë se ka ende para nga ato që fitoi nga spektakli. E ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, Nishani tha se ka dëshirë të blejë një makinë. Pjesë nga biseda: Roza Lati: Por a i more lekët e “Big Brother”? Beniada Nishani: I mora i mora. Patjetër. Shumë korrekt. Roza Lati: Çfarë i bëre? Beniada Nishani: Rrush e kumbulla i bëra. Nuk i kam harxhuar të gjitha se jam dhe pak gjirokastrite dhe do të blej një makinë, pastaj avash, avash shikojmë.…
Spanja dhe Gjermania do të masin forcat në Botërorin e Katarit në orën 20.00.Të dyja skuadrat vijnë në momente të ndryshme. Spanjollët shkojnë në këtë 90 minutësh pas fitores së thellë ndaj Kosta Rikës, ndërsa Panzerat pas disfatës ndaj Japonisë. Sfida luhet në Al Bayt Stadium (Al Khor) dhe do të gjykohet nga holandezi Makkelie D.Trajneri i gjermanëve, Flick e ka parë të arsyeshme të lërë në stol Sane, futbollist ky që nuk është në kushtet e duhura fizike për të dhënë më të mirën.Në krahun tjetër, Luis Enrique e nis me Asensio.
Incidente të dhunshme shpërthyen në Bruksel pasi Maroku mundi Belgjikën 2-0 në Kupën e Botës në Katar. Situate “u ndez” kur goli i parë i marokenëve u anulua, ndërsa në pjesën e dytë pati një përshkallëzim tensioni. Rreth 150 të rinj që ishin mbledhur në zonat e bursës dhe Gare de Midi. Atmosfera ishte e tensionuar edhe në Molenbeek.Pamjet e postuara në rrjetet sociale dhe të riprodhuara nga mediat belge tregojnë kazanët që digjen dhe një automjet bosh është përmbysur në mes të rrugës. Policia ka tentuar të shpërndajë turmën duke hedhur ujë me presion, ndërsa ka ndaluar qarkullimin në…
Një shqiptar edhe pse Britania e Madhe e kishte dëbuar dy herë, nuk ka nguruar që të provojë sërish që të kalojë kanalin dhe të zhvendoset në ishull. Megjithatë sipas mediave britanike dhe kjo tentativë e tij ka dështuar për herë të tretë. Ai kur është ndaluar nga policia, ka thënë se kishte të drejtën të rrinte në Britaninë e Madhe për shkak se kishte një fëmijë në Angli. 30-vjeçari Blerim Ismalaj u dëbua për herë të parë nga Britania e Madhe në janar të vitit 2013, pasi kaloi 16 muaj në një institut për shkelësit e rinj. Që atëherë,…
Vrasja e çiftit shqiptar në Itali tronditi mbarë opinionin publik. Mediat italiane kanë sjellë sërish në qendër të vëmendjes ngjarjen e rëndë. Në një artikull të publikuar së fundmi thuhet se autori i ngjarjes së rëndë ish-bashkëshortti Vera Myrtaj, Viron Karabollaj , fillimisht dyshohet se ka qëlluar në kokë ish-gruan e tij dhe më pas ka sulmuar me thikë bashkëjetuesin e saj Floninon Merkuri . Ai e ka goditur vazhdimisht me thikë (gati 10 herë) dhe më pas e ka ndjekur deri në garazhin e shtëpisë pasi i riu ka tentuar të largohet por pa mundur t’ia dalë. Kjo është skena…
Kroacia ka triumfuar me përmbysje 4-1 ndaj Kanadasë. Ende pa filluar mirë sfida, Davies realizoi në minutën e 2′, por krotat përmbysën rezultatin brenda 8 minutave me Livaja dhe Kramaric duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin 2-1. Në të dytën ishte sërish Kramaric i cili realizoi golin e 3 dhe të qetësisë, ndërsa Majer realizoi golin e fundit. Me këtë sukses, ekipi i drejtuar nga Dalic ngjitet në vendin e parë me 4 pikë, po aq sa ka dhe Maroku. Ndërsa mbyllin Grupin F Belgjika me 3 pikë, dhe Kanadaja pa pikë. SHIKO GOLAT