Author: tirana

Presidentja e Komisionit Europian, Ursual von der Leyen i ka krahasuar sulmet dhe taktikat e Rusisë në Ukrainë me Holomodorin. Historia kjo e Ukrainës nën sundimin komunist e cila është e ngjashme me atë të vendeve të tjera postkomuniste të Europës Qendrore dhe Lindore. Krimet më të urryera të regjimit komunist (vrasjet masive, internimet, Holodomori) u kryen para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. “90 vjet pas Holomodor-i, Kremlini për përdor sërish ushqimin si armë. Ne qëndrojmë me Ukrainën për të garantuar sigurinë globale të ushqimit”, ka deklaruar presidentja e KE-së me anë të një postimi në Twitter. Një zi…

Read More

Akademiku Artan Fuga ka reaguar lidhur me seancën e përbashkët parlamentare të dy qeverisë të Shqipërisë dhe Kosovës, të zhvilluar ditën e sotme në Tiranë në prag të 110 vjetori. Nga ana e tij akademiku Fuga shtron pyetjen , tashmë që mbledhja u zhvillua cili është mesazhi i saj politik, jo vetëm për ne, por edhe për botën mbarë. Reagimi i plotë: Që ç’a? Mbledhje e përbashkët mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës me rastin e festës 28 nëntorit?! Cili është mesazhi që ky lloj eventi na jep neve qytetarëve dhe botës mbarë? Nuk e kuptoj shumë mirë.…

Read More

Atë e bir, panë njëri-tjetrin për herë të parë pas 37 vitesh. Ervisi kishte ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, familjen e tij biologjike, ekzistencën e të cilës e mësoi kur ishte 25 vjeç. Deri në atë moshë ai ishte rritur me prindërit birësues, pa e ditur se ata nuk ishin familja e tij biologjike. Këtë të diel ai zbuloi se si ishte e vërteta e historisë së tij dhe përse atë e kishin lënë në jetimore. Ai u emocionua pa masë kur mësoi se ai kishte edhe dy vëllezër të tjerë veç vëllait nga familja…

Read More

Vajza e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është fejuar këtë javë. Gresa Krasniqi ka zgjedhur ta çojë ceremoninë e fejesës në Hagë, ku i ati ndodhet në paraburgim nën akuzën për krime lufte gjatë kohës kur ishte ndër liderët e UÇK-së. “E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë. ‘Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë’, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të…

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Nga 278 teste të kryera kanë rezultuar pozitivë tetë qytetarë. Sipas MSH, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë viktimë. Njoftimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë…

Read More

Në një reagim në Facebook, Ditmir Bushati është shprehur se seanca e përbashkët e Parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës zhvilluar këtë të diel në prag të 110 vjetorit të pavarësisë, shënoi një moment të rëndësishme për kombin. Statusi: Seanca e përbashkët e Parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës në prag të 110 vjetorit të pavarësisë, shënon një moment të rëndësishëm për kombin tonë. Ky takim është një hap përpara praktikës së konsoliduar të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që prej mbledhjes së Prizrenit, në Janarin e 2014-ës. Edhe pse historia na ndau padrejtësisht, sot jemi qartësisht të bashkuar për stabilitetin…

Read More

“Qytetarët i grabisja pasi kisha një kredi për të larë”. Kjo është dëshmia e policit bashkiak të Tiranës, Sajmir Muzikanti. 39 vjeçari bashkë me oficerin e rendit të komisariatit nr.1, Serxhio Cani 22 vjeç, u merrnin para me forcë qytetarëve të moshave të ndryshme. Polici bashkiak i kryente grabitjet gjatë kohës që ishte në krye të detyrës. Kjo faktohet edhe nga dëshmia e tij. “Sa herë që isha turni i tretë në punë merrja në telefon Serxhion dhe i thoja hajde dalim nga Liqeni. Për shkak të kredisë që kam detyrohesha t’u merrja paratë me zor qytetarëve. Këtë gjë e…

Read More

Tregu i kokainës është është kthyer në një treg masiv, popullor dhe i përballueshëm. Mediat italiane pasqyrojnë situatën në provincën e Brescias, ku një gram kokainë kushton nga 80 në 100 euro dhe një dozë është rreth 45 euro. Nga ana tjetër, çmimi i hashashit dhe i marijuanës duket se është më i ulët: për të dyja, kostoja është 10 euro për gram. Blerësit, edhe në provincën e Breshias, janë nga më të ndryshmet. Mjafton të mbash qëndrim në një nga vendet ku zakonisht bëhet pazari i drogës, si në Piazza della Repubblica në Calcinato, për të kuptuar se klientela është…

Read More

Situata e mirë hidrike ka lejuar Korporatën Elektroenergjitike që të shesë përsëri energji elektrike. Në bazë të procedurës së zhvilluar energjia është shitur për periudhën 26-29 nëntor dhe kap një vlerë totale prej 2.7 mln eurosh. Nëse vërejmë çmimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare rezulton se KESH e ka shitur atë në nivele të përafërta me atë bursës. Për shkak të uljes së temperaturave enegjia është shtrenjtuar ndjeshëm në bursë gjatë ditëve të fundit duke arritur edhe mbi 400 euro në oraret e pikut Korporata Elektroenergjitke ka shitur 10 mijë megavator energji të ndarë në dy lote me çmime që…

Read More

Nga sot, ylli i muzikës botërore, Dua Lipa zotëron edhe nënshtetësinë shqiptare. Këngëtarja shqiptare u betua si shtetasja më e re shqiptare para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Faleminderit shumë! Është një gëzim i papërshkrueshëm dhe një nder shumë i madh. Jam shumë e emocionuar nga mikpritja, dashuria, mbështetja. Mezi pres koncertin e nesërm“, tha Dua. Më herët, Dua u mirëprit nga presidenti e Republikës Bajram Begaj, i cili vlerësoi thjeshtësinë e saj. “Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që…

Read More

Adele njoftoi fansat e saj se ka gjetur një mënyrë për t’i bërë edhe më argëtuese performancat e saj në shfaqjet e saj në Las Vegas. Këngëtarja, 34 vjeçe, thuhet se u tha fansave: ‘Shkoni dhe porosisni disa pije… sa më të dehur të jeni, aq më e mirë do dukem unë’, gjatë performancës së saj në Las Vegas, sipas The Mirror. Krijuesja e hitit “I Drink Wine”, e cila më parë ka bërë të ditur se vetë nuk pi kurrë derisa është duke punuar, është në ditë e pestë të koncerteve të saja të shumëprituar. Ikona britanike e këngës…

Read More

Regjistrohet një tjetër surprizë e madhe në Botërorin e Katarit. Belgjika mposhtet 0-2 nga Maroku dhe rrezikon seriozisht kalimin e grupit. Edhe pse një nga pretendentët kryesore, Belgjika nuk është treguar e tillë, me afrikanët që shpresojnë që në ndeshjen e fundit ndaj Kanadësë të sigurojnë kualifikimin. Belgjika e nisi mirë ndeshjen duke ushtruar presion ndaj Marokut, aq sa deri në minutën e 17-të kreu pesë goditje nga këndi, por nuk është që solli ndryshim rezultati. Maroku më pas futet në lojë dhe krijon rrezikshmëri. Afrikanët arrijnë të shënojnë në shtesën e së parës me Ziyech, por për fatin e…

Read More