Në qarkun e Korçës, me uljen e temperaturave ka nisur edhe bora. Aktualisht rrugët janë të hapura dhe reshjet e borës nuk kanë sjellë probleme. Rreshje bore kanë rënë edhe në fshatin turistik të Dardhës, ku temperatura shënoi 1°C. Qarkullimi në rrugën e Dardhës kryhet pa probleme ndërsa mjetet borëpastruese po kryejnë pastrimin si dhe po bëhet hedhja e kripës. Nisur prenotimet e shumta në fshatin turistik të Dardhës për fundjavë, autoritet u kanë bërë drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar në lëvizjet e tyre. Mjetet në rrugën e Dardhës duhet të jenë të pajisura me goma dimërore,…
Author: tirana
Një grup deputetësh nga Shqipëria dhe Kosova do të shkojnë në Hagë për t’iu uruar nga afër krerët e UÇK-së për Ditën e Flamurit. Lajmin e dha kreu i grupit socialist Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend në prag të 110-vjetorit. “Nesër më 28 Nëntor, Adem Jashari do të festonte dy festa: 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjen e tij të 67. Unë nuk e di se çfarë do të donte të na thoshte, apo të na qortonte nëse do të ishte këtu mes nesh sot Adem Jashari. Ai nuk e jetoi dot lirinë, nuk e…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka reaguar në lidhje me seancën e përbashkët të mbajtur sot mes Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë. Për të deputetët duhet të bëjmë më tepër çdo ditë, për të shtuar bashkëpunimin që rrit mirëqenien e qytetarëve. Ajo ka thumbuar edhe kryeministrin Edi Rama, kur tha se bashkëpunimi mënjanon aventurat me interes individual të disa politikanëve, si Ballkani i Hapur. Postimi i plotë Sot në mbledhjen e parë historike të kuvendit të Shqipërisë me atë të Kosovës, zhvilluar si pjesë e ceremonive me rastin e 110 vjetorit të…
Kur kryeministri Edi Rama mori fjalën në mbledhjen e dy Kuvendeve, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili braktisi sallën plenare, ku tha se Rama është peng i Vuçiçit. “Braktisa fjalën e Ramës sepse mendova se do deklaronte daljen nga “Ballkani i Hapur”, që është tradhëtia më e madhe ndaj Kosovës, por ai si peng i Vuçiçit nuk e beri. Rama duhej të deklaronte heqjen e traut për vëllezërit dhe motrat nga Kosova, ku edhe deputetët mysafirë nga Kosova kanë paguar Ramën dhe oligarkët për të ardhur në token amë. Rama u sherben vetem interesave te Beogradit. Sa kohë të…
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve, të Shqipërisë dhe Kosovës propozoi që takimi i radhës të jetë ne Prizren më 10 qershor 2023. “Duke mos harruar se fitoren e arritëm me perëndimin në krah dhe duhet të mbyllet e të sanksionohet në aleancë me Bashkimin Europian dhe NATO-n. Kolegë deputetë, Ndërsa vitin e ardhëm festojme 145 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të propozoja që Takimi i radhës i dy kuvendeve tona të jetë ne Prizren më 10 qershor 2023”. Fjala e plotë Nesër më 28…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i dha shtetësinë shqiptare Dua Lipës, këngëtares me origjinë shqiptare, të famshme tashmë në të gjithë botën. Begaj priti sot artisten e mirënjohur dhe vlerësoi talentin e saj, shpirtin artistik si dhe angazhimin e saj në mbështetje të kauzave sociale. “Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë. Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen…
Pasi Policia refuzoi kërkesën e Berishës për mbajtjen e protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 6 dhjetor, ditën kur do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Bashkia e Tiranës i propozon PD që protesten ta zhvillojë në sheshin “Skëndërbej”. Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat, se nuk kishte forcë në botë që do ta ndalonte këtë organizim. Më tej ai theksoi se protesta do të mbahej para kryeministrisë dhe kërkoi që bashkia e Tiranës të mos përzihej. “6 dhjetori, protesta më e madhe do mbahet para Kryeministrisë, bashkia të mos përzihet se s’ka forcë në botë që mund…
Për herë të parë, në kuadër të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet mbledhja mes parlamentarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Ceremonia nisi me himnin e Kosovës për t’u pasuar me atë kombëtar shqiptar. Ligjvënësit e të dy vendeve e ngritën në këmbë për të nderuar himnet kombëtare përpara se të niste seanca e jashtëzakonshme plenare. Rama tha se shqiptarët sot, 110 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë kanë më shumë të drejta se kurrë me parë. Ai u shpreh besimplotë se njohja e Kosovës do të vijë shumë më shpejt se ç’u desh…
“Trojet ku jetojnë shqiptarët do të bëhen”. Këtë mesazh përcolli nga Tirana në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve për 110 vjetorin e pavarësisë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti për të gjithë të rinjtë që kanë zgjedhur të largohen nga vendi. Nga ana tjetër, duke pranuar se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të mbajtur qytetarët të ndërtojnë familjet në atdhe, Kurti u shpreh besim plotë se do të bëjnë shtetin dhe demokracinë e suksesshme. “Situata nuk është askund rozë dhe nëse pushojmë së punuari rrezikojmë. Rrezik është msoveprimi. Problemi më i mprehtë është largimi i rinisë së mirë e punëtore.…
Pasi kryeministri Edi Rama mori fjalën në mbledhjen e parë të dy Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, kreu i PD-së, Sali Berisha dhe deputetët e tij dolën nga seanca plenare. Për mediat, Berisha tha se Rama i ka futur thikë pas shpine Kosovës dhe se ai është avokat i Vuçiçit. “Sot nuk mund të mos ndalem se aktualisht në platformën tij Parlamenti, po flet një nga 2 armiqtë kryesor të Kosovës, njeriu i cili është tashmë i njohur botërisht si avokati më i shpifur i padronit të tij Aleksandër Vuçiç. Njeriu i cili në vend të bëjë avokatinë e Kosovës,…
Pas letrës së Policisë së Shtetit që nuk e lejon mbajtjen e një protetste npara Kryeministrisë përshkak të samitit të BE, edhe bashkia e Tiranës nuk jep leje.
Për herë të parë, në kuadër të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet mbledhja mes parlamentarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Ceremonia nisi me himnin e Kosovës për t’u pasuar me atë kombëtar shqiptar. Ligjvënësit e të dy vendeve e ngritën në këmbë për të nderuar himnet kombëtare përpara se të niste seanca e jashtëzakonshme plenare. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se PD-ja do ta shihte Serbinë nëpërmjet syve të Kosovës. Nga ana tjetër, ai theksoi kundërshtimin e PD-së ndaj “Open Balkan”, projekt i cili sipas tij së fundmi nga…