Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës -Tiranë, ku si pasojë e një aksidenti tragjik kanë humbur jetën dy të reja, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Edhe pse dinamikat ende nuk janë sqaruar nga autoritetet, mendohet se drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari me inicialet A.T., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shpejtësi me trafikndarësen e autostradës. Një nga viktimat është 26-vjeçarja S.GJ, ndërkohë që identiteti i pasagjeres së dytë, edhe ajo e vdekur, nuk është zbardhur ende dhe autoritetet po punojnë për…
Author: tirana
Pas tre netëve me emocion, mbrëmë në finalen e madhe të “Kënga Magjike” edicioni 23, fituese e madhe u shpall Marsela Çibukaj, me këngën “I paftuar”, një krijim nga Alban Ramosaj dhe Marko Polo. Artistja me një zë të veçantë dhe me një këngë të fortë, fitoi nga votat e vetë kolegëve, të jurisë dhe të publikut. Martin Pano u vlerësua si “Artisti i ri më i mirë”. Michela Paluca, një nga yjet e rinj të festivalit, u rendit në vendin e dytë, e ndjekur nga Anxhela Peristeri. Mamagama dhe Sardi Strugaj mbyllën Top 5. Emocionet e përlotën në skenë…
Kjo ditë e dielë do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve. Mbledhja do të nisë në orën 10:00, në sallën e seancave plenare ne Tiranë. Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Nga një fjalë…
Kjo ditë e dielë, nis me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu në zonën perëndimore dhe reshje bore në verilindje dhe juglindje. Temperaturat minimale do të luhaten -1 -3 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 5-7°C në veri, 10-14°C në zonën e ulët dhe bregdet.
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje,në “Rotondon e Moravës”. Një mjet,tip Mercedes Benz është përplasur me trafik-ndarësen e rrugës. Pas përplasjes,mjeti është braktisur në rrugë dhe nuk dihen ende shkaqet e braktisjes dhe kush ka qënë në drejtimin e tij. Burimet policore bëjnë me dije se, pas mbërritjes së policisë në vendngjarje mjeti u gjet i braktisur dhe me dyer të hapura. Policia ka rrethuar menjëherë perimetrin dhe po punon për identifikimin e shoferit, ndërkohë që një grup ekspertësh është duke ekzaminuar mjetin nga brenda pasi nuk mund të shpjegohet braktisja e mjetit pas përplasjes. Burime nga vendngjarja…
Ka disa arsye se përse duhet të flemë gjumë mjaftueshëm dhe këto janë disa nga ndryshimet që mund të na ndodhin nëse nuk marrim në konsideratë këshillat. Së pari, mungesa e gjumit pasqyrohet në fizikun tonë, në fytyrë, kur nuk kemi fjetur mirë një natë më parë të gjithë na pyesin pse jemi të ënjtur dhe të lodhur, kjo ndodh për shkak të mungesës së gjumit. Gjithashtu poshtë syve krijohen rrathë të nxirë që nuk mund të zhduken kaq kollaj. Së dyti, je më i pritur të prekesh nga sëmundjet. Nëse fle shumë gjumë ose nëse ke mungesë të theksuar të gjumit…
Amerikanët shpenzuan një shifër rekord prej 9.12 miliardë dollarësh në internet gjatë asaj që njihet si e ‘Premtja e Zezë’, dita menjëherë pas festës së Falenderimeve, e cila çel sezonin e blerjeve me rastin e festave në Shtetet e Bashkuara me ulje drastike çmimesh. Sipas një raporti të publikuar të shtunën të kompanisë ‘Adobe Analytics’, shpenzimet në internet u rritën me 2.3% edhe pse konsumatorët po përballuan me trysninë e inflacionit të lartë. Duket se blerësit nuk i kanë shpëtuar dot tundimit të zbritje të mëdha të ofruara në çdo gjë, nga telefonat inteligjentë tek lodrat. ‘Adobe Analytics’, e cila…
Përmirëson shëndetin e zemrës Acidet yndyrore omega-3 në vajin e peshkut janë mbrojtës të zemrës. Ato janë të dobishme për normalizimin e rrahjeve të parregullta të zemrës dhe mund të ulin nivelet e triglicerideve, duke ulur kështu rrezikun e sulmeve të zemrës dhe goditjeve. Përforcon kujtesën tuaj Vaji i peshkut është thelbësor për funksionin optimal të trurit, sepse acidet yndyrore omega-3 janë blloqet kryesore të ndërtimit të membranave dhe strukturave të qelizave. Qelizat tona nervore gjithashtu kanë nevojë për këto acide. Hulumtimet kanë treguar se vaji i peshkut mund të përmirësojë me të vërtetë kujtesën, por ky efekt zvogëlohet me…
Gazetarja Rudina Demneri, e njohur si Paloma, ka folur për përvojën e saj në “Big Brother VIP”, të cilën e konsideroi mes të tjerash një eksperiencë të vështire. E ftuar në “S’e Luan Topi”, ajo u shpreh se ka vuajtur shumë nga ana psikologjike dhe se në momentin e daljes nga programi, është detyruar të marrë ndihmë nga një psikologe. “Më shërbeu si një rikthim shumë emocionues në një media, por në të njëjtën kohë shumë të vështirë e të egër, që unë e kam përjetuar shumë. Kam marrë një psikologe sepse nuk dalloja dot kur njerëzit më takonin në rrugë. Këtej shikoja…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Tiranë. Një automjet, i cili drejtohej nga një vajzë, është përplasur me urbanin e linjës “Kombinat –Kinostudio”. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, duke bërë të mundur nxjerrjen e shtetases nga makina, si dhe transportimin e saj drejt spitalit. Ende nuk dihet identiteti i vajzës dhe as gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet.
Spektakli i mbrëmshëm në Dancing With The Stars u shoqërua me debate të ashpra mes aktorit të njohur, Salsano Rrapi dhe këngëtarit Ardit Çuni. Gjithçka nisi pas pas publikimit të disa pamjeve të konkurrentëve teksa ndodheshin pas skenës, ku Arditi pohoi se aktori nuk dinte të bënte asgjë në kërcim. Vlerësimit të këngëtarit, Salsano iu kundërpërgjigj duke e etiketuar atë “skuth”. Pjesë nga debati: Arditi: Përherë jam ndalur për të folur në lidhje me spektaklin dhe asnjëherë se kam bërë personale. Unë gëzoj respekt për Salsanon dhe prisja që për kaq vite karriere që ai ka, të isha më shumë…
Dj Dagz vendosi që t’i bëjë propozimin për martesë partneres së tij Einxhel Shkira në festën e Baby Shower që çifti organizoi sot për vogëlushin e tyre. Teksa falenderuan të ftuarit që morën pjesë në festë, papritur Dagz nxjerr unazën dhe ulet në gjunjë. View this post on Instagram A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira) E sigurisht një “Po” ka ardhur nga ana e moderatores si përgjigje. Ky moment ka bërë që si Einxhel dhe Dj të “shpërthejnë” në lot nga emocionet e bukura.