Franca ka mundur me rezultatin 2-1 Danimarkën, duke siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës. Pjesa e parë përfundoi pa gola, pavarësisht rasteve. Në fraksionin e dytë, francezët finalizuan me gol një aksion të ndërtuar nga Theo dhe Mbappe. Ky i fundit nuk gaboi, nga fare pranë portës. Danezët u përpoqën gjithë kohës që të shfrytëzonin lojën në ajër dhe aftësitë individuale, teksa vendosën ekuilibrat në të 68-ën me Christensen. Barazimi do ishte i përkohshëm, pasi Kylian Mbappe shënoi golin e dytë, që vlen jo pak, por 3 pikë.
Author: tirana
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli feston sot datën e saj të lindjes. Në këtë 58-vjetor, nuk kanë munguar urimet e përzemërta nga dashamirësit dhe familjarët e saj. Në llogarinë e saj në “Facebook”, Topalli ka publikuar disa foto nga dita e sotme, ku shihet teksa shijon momentet me të dashurit e saj.
Arbana Osmani zbuloi ditën e djeshme se “Big Brother VIP” do të nisë brenda këtij viti dhe se kasti i personazheve do të jetë më i mirë se i pari. “Kryefjala.com” mëson se personazhi i parë që do të jetë pjesë e BBVIP do të jetë moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito. Ndonëse emri i Kiarës është lakuar në mediat rozë si konkurrente e këtij reality show, vetë moderatorja nuk ka bërë asnjë reagim.
Një 37-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur pasditen e kësja të shtune në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës. A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, përplasi me makinë këmbësoren. Kjo e fundit është dërguar në spital, ndërsa shoferi u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ish-velina e emisionit “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella tregoi se kohën e shkëputjes nga ekrani e përdori për veten, familjen dhe dashurinë. E ftuar në “Dnight”, Kejvina zbuloi madje se është “marrosur pas dikujt”, duke mos dhënë detaje të tjera. “Kam marrë pak kohë për veten time, për familjen time, pak u marrosa dhe nga dikush. E lëmë me kaq më mirë. Unë jam shumë tip i ndjeshëm, jam shumë e mirë. E dua shumë dashurinë”, u shpreh ajo.
Për herë të parë një rrjet rinor Shqiptar anëtarësohet në Forumin Rinor Evropian me statusin e Anëtarit Observues, që i jep Kongresit Rinor Kombëtar të drejtën të përfaqësohet në Asamble dhe të marrë pjesë në të gjitha grupet e punës së Forumit. Sot, gjatë ditës së tretë të Asamblesë së Përgjigjshme të Forumit Rinor Evropian, e cila mbahet në Tiranë në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, Kongresi Rinor Kombëtar u votua nga anëtarësia dhe është tashmë zyrtarisht pjesë e Forumit Rinor Evropian. Pas aplikimit të nisur në fillim të këtij viti nga Kongresi Rinor Kombëtar, komisioni i…
Policia e Serbisë raportoi të shtunën, më 26 nëntor, se iu desh të merrte nën kujdes rreth 1,000 njerëz këtë javë pas të shtënave mes kontrabandistëve dhe emigrantëve pranë kufirit me Hungarinë. Gjashtë vetë u plagosën në incidentin e së enjtes, tha zëvendësdrejtori i policisë Dragan Vasiljeviç në Beograd. Në mesin e të përfshirëve ishin shtetas të Afganistanit dhe Marokut. U kapën pushkë, pistoleta dhe municione. E ashtuquajtura rrugë ballkanike, përmes së cilës refugjatët dhe emigrantët përpiqen të arrijnë në Evropën Perëndimore, kalon përmes Serbisë dhe Hungarisë. Sipas autoriteteve të ndryshme policore, këtë vit është dyfishuar shifra e migrantëve që…
Një 14-vjeçare nga Shqipëria është shpallur e zhdukur nga familjarët e saj në Zephyros të Greqisë. Adoleshentja, e identifikuar si Miranda S., ka humbur kontaktet me të afërmit e saj që prej datës 18 nëntor. Fotoja e saj është publikuar nga institucioni “Buzëqeshja e fëmijës”, shoqëruar me një përshkrim: “Miranda S. është e gjatë 1.60 m, peshon 50 kg, ka flokë kafe dhe sy kafe. Ajo ka një pirsing (vëth) në hundë. Kur u zhduk, ajo kishte veshur një triko të thurur gri dhe një fund me vija deri tek gjuri.”
Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të shtunë me themeluesin e kriptomonedhave, Binance, Changpeng Zhao. Përmes një postimi në “Twitter”, miliarderi i industrisë së kriptone, krahas fotos, shkruan se adoptimi i valutave digjitale nuk do të ndalet kurrë. “Jam takuar këtë të shtunë të bukur me kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama. Shtytja e adoptimit të kriptove nuk ndalet kurrë”, shkroi Zhao në postimin e tij.
Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka njoftuar të shtunën se ka nisur masa disiplinore ndaj Federatës Serbe të Futbollit për varjen e një flamuri me përmbajtje politike në raport me Kosovën në dhomat e zhveshjes përpara se të luante të enjten me Brazilin në Kupën e Botës në Katar. Flamuri i Serbisë i vendosur në zhveshtore përfshinte hartën e Kosovës me sloganin “Nuk ka dorëzim”. Në fotografitë e publikuara nga zhveshtorja shihej se flamuri ishte vendosur mbi dollapët e lojtarëve, Milos Veljkoviç dhe Andrija Zivkoviç, përpara humbjes 2 me 0 të përfaqësueses së Serbisë ndaj Brazilit. Federata e Futbollit të…
Këtë javë Shqipëria do të përfshihet nga një mot i paqëndrueshëm me reshje shiu, por në zonat malore nuk do të mungojnë edhe reshjet e dëborës. Gjithsesi, sinoptikanët sqarojnë se reshjet nuk do të jenë me intensitet të lartë. “Pjesa e dytë e ditës së diel do të sjellë vranësira të shtuara të cilat do të sjellin reshje shiu në ultësirën perëndimore, reshje të cilat nuk do të jenë problematike. Ndërsa në zonat malore, do të kemi prezente reshjet e dëborës në Qarkun e Kukësit, por edhe juglindje në Pogradec, Korçë dhe Ersekë”, tha sinoptikani Hakil Osmani për Tv Klan.…
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare. Makei mbante postin e tij që nga viti 2012. Ai kishte marrë pjesë në një konferencë të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) – një aleancë ushtarake e disa shteteve postsovjetike – në Jerevan në fillim të kësaj jave, ndërsa të hënën do të takonte homologun rus Sergei Lavrov. “Jemi të tronditur nga raportimet për vdekjen e kreut të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bjellorusisë, Vladimir Makei”, shkroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Para zgjedhjeve presidenciale dhe protestave masive…