Author: tirana

Deputetja e PS-së, Luljeta Bozo tha në një intervistë për Euronews Albania se procesi i rindërtimit është realizuar me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe dhe se 80% e të prekurve janë futur në banesat e tyre. “Njerëzit duhet të kuptojnë në gjë, që rindërtimi është bërë me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe në kushtet e vendit tonë. Brenda 3 vitesh, mbi 80 e të prekurve janë futur në shtëpitë e reja dhe pas asnjë pagesë. Janë ndërtuar lagje të reja në Kombinat, Durrës, Thumanë, Laç”, u shpreh ajo në 3 vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit që humbën jetën 51…

Read More

Franca është kthyer në një ndër aleatët kryesorë të Greqisë kundër Turqisë gjatë viteve të fundit edhe pas nënshkrimit të disa kontratave të shtrenjta të mbrojtjes nga Athina për blerjen e avionëve “Rafale” dhe fregatave të avancuara. Sëfundmi, mediat greke raportojnë se forcat ajrore të vendit të tyre janë duke kryer ushtrime stërvitore në bashkëpunim me aeroplanmbajtësen franceze “Charles de Gaulle”, e cila ëshë pozicionuar pranë Kretës. Krahas ushtrimeve stërvitore mes ushtrive, prania e francezëve në Egje është një mesazh i fortë edhe ndaj Turqisë, e cila ka kërcënuar hapur sëfundmi Greqinë për luftë, raporton abcnews.al.

Read More

Një pasuri me vlerë 200.000 euro është vendosur nën sekuestro Preventive në Pogradec.Sipas njoftimit zyrtar, pasuria dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale e falsifikimit të dokumenteve, e kryer nga 2 shtetas. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për pasurinë e shtetasve me inicialet A. L., 47 vjeç dhe B. A., 46 vjeç, të dy banues në Pogradec. Këta 2 shtetas akuzohen se në bashkëpunim, dyshohet se nëpërmjet një kontrate të falsifikuar, kanë përfituar banesën e një shtetasi tjetër, në lagjen nr. 3, Pogradec, banesë me sipërfaqe rreth 300 m² dhe me vlerë rreth 200 000 euro.

Read More

Kryeministri, njëherësh Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama rizgjidhet për një mandat tjetër zv.President i Internacionales Socialiste. Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari I Përgjithshëm I PS, Damian Gjiknuri përmes një postimi në rrjete sociale. “Më herët Kongresi XXVI i Internacionales Socialiste votëbesoi në detyrën e Presidentit kryeministrin e Spanjës Pedro Sánchezqë mori vlerësimin edhe nga Partia Socialiste e Shqipërisë si pjesë e familjes së madhe të socialistëve dhe progresistëve të botës”, nënvizon Gjiknuri.

Read More

Sali Berisha hodhi sot idenë e miratimit të një ligji për ta bërë votimin me detyrim. Deklaratën ai e bëri gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale. “Detyrimi për të marrë pjesë në votim është një detyrim pozitiv për të ushtruar një të drejtë themelore. Vendet që kanë pasur problem me blerjen e votës e kanë vendosur këtë ligj dhe ky ligj ka pasur sukses në eliminimin e këtij fenomeni”, tha Berisha.

Read More

“Përmes lentes të leximit” është një ekspozitë fotografike e cila synon të sjellë në vëmendje rëndësinë e leximit për brezin e ri përmes lenteve tè aparatit fotografik. Fotografitë janë letra artistike të printuara bardh e zi në përmasa të ndryshme. Fotografi, z. Dauti prezanton magjinë e të lexuarit përmes objektivit të aparatit të tij. Protagonistët janë njerëz të zakonshëm të cilët bashkohen në një proces të përbashkët, atë të leximit, të vjetër sa vetë koha. Çdo individ e përjeton procesin në mënyrë unike duke u lidhur me pjesët më intime të shpirtit të tij. Në një kohë kur të rinjtë,…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj prezantoi sot kandidatin për Bashkinë e Mallakastrës Agron Kapllanaj. Kapllanaj është kandidati i parë i grupit Alibeaj për zgjedhjet e 14 majit ndërkohë që gjatë javës së ardhshme pritet të prezantohen edhe kandidatët për bashkitë e tjera. Nga ana tjetër Partia Demokratike do të zyrtarizojë kandidatët për 61 bashkitë e vendit të dielën e 4 dhjetorit kur do të zhvillohet edhe procesi i primareve. Pas këtyre lëvizjeve është e qartë se Partia Demokratike do të garojë me dy kandidatë në betejën për 61 bashkitë e vendit, duke përsëritur skenarin e zgjedhjeve të pjesshme…

Read More

Duke qenë se veshkat ndodhen në zonën e pjesës së poshtme të shpinës, shumica e pacientëve gabimisht ngatërrojnë dhimbjen e veshkave me dhimbjen e shpinës, por këto dy lloje dhimbjesh kanë shkaqe dhe metoda të ndryshme trajtimi. Ndërsa dhimbja e shpinës shkaktohet më shpesh nga ndonjë fenomen i jashtëm dhe mund të hiqet lehtësisht, kur bëhet fjalë për dhimbjen e veshkave, gjendja zakonisht është shumë më serioze. Mjekët shpjegojnë se dhimbja në veshka zakonisht shkaktohet nga inflamacioni apo disa sëmundje më të rënda që prekin veshkat. Dhimbja e shpinës, nga ana tjetër, zakonisht shkaktohet nga dëmtimi i indeve në shpinë.…

Read More

Mediat britanike janë fokusuar sëfundmi te emigrantët shqiptarë që futen në ishull me gomone duke raportuar thuajse çdo ditë mbi çfarë po ndodh atje. Sëfundmi, njëra prej këtyre mediave është fokusuar kryesisht te kërkesat e shqiptarëve për azil në Britaninë e Madhe duke theksuar se 86% për qind e kërkesave për azil të miratuara i përkasin grave që mendohet se kanë një histori trafikimi nga pas. Sa i përket burrave, “The National News” shkruan se ata “stërviten” në Shqipëri se çfarë do të thonë duke shpikur një histori skllavërie me qëllim marrjen e azilit. Pavarësisht kësaj, raportohet se burrat përbëjnë…

Read More

Padyshim që Botërori është kompeticioni futbollistik më i rëndësishëm në botë, ndaj pyetjes së me kë kombëtare bëni tifo, nuk i shpëtoi ditën e sotme as Sali Berisha. Gjatë komunikimit me qytetarët, një prej pyetjeve ishte pikërisht se me kë është tifoz ish-kryeministri, e përgjigja e tij ishte më shumë diplomatike. Berisha tha se jam tifoz me ekipin që fiton, përveç Serbisë. “Pyetja: Me cilën kombëtare jeni tifoz në Botëtor? Berisha: Jam me ekipin që fiton, përveç Serbisë”.

Read More

Ikjet e shqiptarëve sapo kishin nisur dhe revoltat në vend kundër diktaturës më mizore në Europë kishin filluar, ndërkohë që Gjovalin Shkurtaj raportonte se të mbërriturit në kampet e refugjatëve në Itali, donin të largoheshin, disa për për të shkuar në Gjermani e Itali, e të tjerë për të qëndruar në Itali. “Ditët e fundit të korrikut në shtypi qëndror e në atë të rajoneve nuk ka pasur shkrime për Shqipërinë. Vetëm në RAI (TG-2 dhe TG-1) të datës 30 korrik dhanë një lajm lidhur me të ikurit që ndodhen në Itali, duke thënë se një pjesë e madhe e…

Read More

Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideron nul njoftimin që policia e shtetit i ka bërë dje që nuk e lejon organizimin e protestës më 6 dhjetor në Bulevardin e Tiranës sepse cenohet siguria kombëtare. Berisha tha se atë ditë do ta mbushë Bulevardin si kurrë më parë. “Policia njoftoi dje se mbrëmë se nuk njeh Kushtetutën dhe ligjet e vendit lidhur me ketë njoftim i rikujtoj këtyre vasalëve të Edi Ramës se kushtetua nuk njeh kufizimin për protesta dhe liritë e qytetarëve. Ka një vendim të GJK në të cilin ajo thotë se protestuesit nuk kanë asnjë detyrim t’i drejtohet dhe…

Read More