Gazetari investigativ Marin Mema, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se për shkak të Kampionatit Botëror, emisioni i tij “Gjurmë Shqiptare” do të ndërpresë transmetimin deri në datën 24 dhjetor. Ai shkruan se, pavarësisht se nuk do të transmetohet, një gjë është e sigurt; “do të kemi dokumentarë të fortë pas kësaj ndalese të vogël”. Miq të dashur për shkak të Kampionatit Botëror të futbollit do të bëjmë një ndalesë fare të vogël me “Gjurmë Shqiptare”. Për të pasur të gjithë hapësirën e përhershme kemi bërë këtë zgjedhje si forma më e mirë për të ruajtur cilësinë e nevojshme.…
Author: tirana
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka vendosur në shërbim të qytetarëve shërbimin e përshpejtuar elektronik, me anë të së cilit dokumentet do merren për 48 orë, jo si më parë për 10 ditë. Deri tani ky shërbim u është bënë në dispozicion noterëve dhe nis javës tjetër për të gjithë qytetarët. ASHK ka përdorur sistemin elektronik për të gjitha shërbimet kadastrale për rreth një muaj, duke zhdukur sipas saj dhënien e ryshfeteve nga ana e qytetarëve për të kryer shërbimet më shpejt se të tjerët dhe pa radhë dhe tani është krijuar shërbimi më i ri për të përshpejtuar marrjen e…
GJKKO ka dhënë masën “arrest me burg” për 10 personat e arrestuarit për drogën që u kap në Fier. Mësohet se thasët me pleh kimik janë porositur nga Zenel Çervenaku, por ky i fundit ka thënë se s’ka pasur dijeni për drogën. Sipas Çervenaku, ai ka porositur vetëm pleh organik. Gjithashtu edhe të arresuarit e tjerë kanë pretenduar se nuk kanë pasur asnjë dijeni për aktivitet të paligjshëm. Gjatë seancës, avokatët mbrojtës kanë pretenduar se nuk kanë akt-ekspertim që të vërtetoj se brenda plehut ka kokainë. Përveç 10 personave të arrestuar, në kërkim janë edhe disa persona të tjerë. Të…
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka zbuluar se motra e tij, Katerina, është diagnostikuar me kancer në gji. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë në shtetit fqinj tregoi se e motra e ka filluar kimioterapinë dhe e ka zbuluar sëmundjen në fazat e saj të para. Mitsotakis u bëri thirrje të gjitha grave të moshës 50 deri në 69 vjeç që të përfitojnë nga mamografia falas. “Sot ndaj me ju një problem timin familjar. Fatkeqësisht, para disa ditësh motra ime Katerina u diagnostikua me kancer në gji. Megjithatë, për fat të mirë, tumori u zbulua herët. Tani fillon një…
Këngëtarja Elvana Gjata ka ndezur rrjetin me poza provokuese në rrjetet sociale. Artistja pozoi në një kolltuk e veshur me të brendshme dhe jumpsuit transparent që i vendoste në pah format e saj trupore. Elvana Gjata realizoi fotot seksi përpara koncertit të saj në Dortumund dhe duket se ka qenë veshja e zgjedhur skenike.
Furtuna e fundit midis Parisit dhe Berlinit duket se kaloi. Tensionet flasin për vështirësi të Parisit për të pranuar një Gjermani që kërkon të veprojë në përputhje me kapacitetet e saj, shkruan Auron Dodi. Gjermania dhe Franca kanë ndërmarrë hapa të dukshëm për të rikrijuar harmoni në marrëdhëniet dypalëshe. Vizita të premten (25.11.) në Berlin e kryeministres franceze, Elisabeth Borne mbylli një javë me intensitet të pazakontë vizitash dypalëshe. Parisin e vizituan këtë javë për tema të ndryshme, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, pas saj ministri i Ekonomisë, Robert Habeck dhe më tej ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.…
Drejtori i Përgjithshëm u prit në një takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë greke, Gjeneral Leitnant Konstantinos Skoumas. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë greke falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë shqiptare Muhamet Rrumbullaku, për bashkëpunimin e suksesshëm mes 2 forcave policore, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar. Gjatë takimit, krerët e policive të 2 vendeve shprehën vullnet për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, për çështjet e sigurisë, operacione të përbashkëta, shkëmbimin e informacionit, parandalimin e emigracionit të paligjshëm, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimin në kundër…
Moti i ngrohtë, pa stres dhe një standard i mirë jetese janë gjithçka që secili prej nesh mund të dëshirojë në vitet e arta të jetës. Por zhvendosja në një vend tjetër kërkon disa kërkime dhe planifikim sidomos prej faktit se ka shumë opsione për viza që u drejtohen njerëzve në moshë pune. Kjo nuk do të thotë se nuk ka zgjedhje të disponueshme për ata që kërkojnë të lëvizin jashtë vendit më vonë në jetë. Këtu janë disa nga opsionet më të mira të vizave europiane për pensionistët, të renditura sipas të ardhurave që do t’u nevojitet për të…
Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi ka pasur probleme me vizën. Si pasojë, ajo është detyruar të anulonte një koncert në Angli. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila njofton se nuk do të jetë pjesë e koncertit që mbahet me 16 nëntor. “Nuk do të jem në Angli për arsye të mos pajisjes me vizën e UK dhe kërkoj falje që nuk do të jem në këtë event kaq të bukur”, ka shkruar Shkurte. Sa i përket muzikës, Gashi ka publikuar ditën e djeshme, bashkëpunimin e fundvitit me Labin, i cili titullohet “A ma fal tradhtinë”.
Regjisori Kastriot Çipi thotë se komuniteti LGBTQI, duhen mbrojtur nga bullizimi dhe nga dhuna verbale dhe fizike. Madje shton se nëse kategori të tilla janë diskriminuar në punë, duhet dënuar përgjegjësi. Duke folur në emisionin “Arnautistan”, ai tha se nuk është anti-gej dhe se personalisht do e merrte në punë një person me orientim ndryshe seksuale. Në vijim tha se vepra e parë që ka vënë në skenë, është bërë nga një autor i deklaruar gej. “Për sa kohë që dikush nuk bën avanca seksuale dhe nuk më bezdis është ok. Unë mund të rri pa problem me një gej,…
Policia në New York ka mbyllur hetimet për vdekjen e çiftit shqiptar, të cilët në Gusht të këtij viti u gjetën të pajetë jashtë apartamentit të tyre në Bronx. Autoritetet kanë dalë në konkluzionin se ngjarja ishte vrasje dhe vetëvrasje. Kjo pasi sipas policisë, 35-vjeçari Florind Belliu e goditi bashkëshorten e tij Ornela Shehi me çekiç përpara se ajo të binte nga kati i 6 i apartamentit ku jetonin, mëngjesin e 6 Gushtit. Siç shkruajnë mediat amerikane, ajo që mbetet e paqartë është nëse 28-vjeçarja ra nga dritarja apo u shty nga Belliu, i cili u hodh vetëm pak momente…
Muajt e fundit në komisariatin nr. 1 në kryeqytet, ishin rritur rastet e grabitjeve të celularëve apo sendeve me vlere në zonën e Liqenit Artificial, denoncuar nga qytetarë që dilnin për shëtitje. Nga verifikimet rezultoi se autorë të këtyre grabitjeve ishin 2 policë. Te dyshuarit u mbajtën nën vëzhgim për disa javë dhe mëngjesin e sotëm u vunë në pranga. Autor i këtyre ngjarjeve u arrestua polici Patrullës së komisariatit nr1. Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç. Për rastin është njoftuar dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore e cila po kryen veprimet.