Author: tirana

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë vizitës së samitit BE-Ballkani Perëndimor do të shkojë edhe në Himarë, Dropull dhe Finiq. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Mitsotakis do të ketë konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Një nga çështjet më të nxehta është diskutimi për delimitimin e kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë, çështje e cila ka mbetur pezull. Samiti i BE-Ballkani Perëndimor pritet të zhvillohet më datën 6 dhjetor në Tiranë, në njëjtën ditë që do të zhvillohet edhe protesta e opozitës.

Read More

Sot bëhen 3 vite nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë dhe i mori jetën 51 personave e la me qindra e mijëra të tjerë pa banesa. Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann në një mesazh thotë se falë mbështetjes së BE-së tashmë kemi shkolla të reja të rindërtuara me standardet e BE-së dhe qendra historike të rikthyera në shkëlqimin e tyre të plotë. Ambasadorja shprehet se BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë, por edhe për ta ndihmuar që të ndërtojë të ardhmen në unionin europian. “Në vitin 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrimtar. Ky ishte fillimi i një…

Read More

Rasti i Blanca Arellano është një nga ato rastet kur sakrifica për dashurinë kthehet në një skenë të tmerrshme krimi. Në Nëntor të këtij viti 51-vjeçarja udhëtoi nga Mexico drejt qytetit të Huacho-s në Peru, për të takuar të dashurin e saj të cilin e kishte njohur përmes rrjeteve sociale. Arellano kishte lajmëruar familjarët e saj se do të takonte të dashurin 37-vjeçar Juan Pablo Jesús Villafuerte, njeriun me të cilin kishte shkëmbyer biseda romantike për disa muaj. Gjithçka dukej mirë deri në datën 7 Nëntor kur familjarët nuk kontaktuan dot me të. Ishte mbesa e saj Karla Arellano, e…

Read More

Janë publikuar pamjet nga aksidenti tragjik në Selanik, ku një i ri shqiptar përplasi një studente greke 21-vjeçare. Ndërkohë në videon e publikuar në mediat greke shihet se si makina e shqiptari ikën me shpejtësi pas aksidentit. Shqiptari është vetëdorëzuar në polici disa ditë pasi përplasi me makinë  një 21-vjeçare në qendër të Selanikut, mëngjesin e së martës.

Read More

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, qepenit të një butiku rrobash në Durrës i është vënë tritol. Policia njofton se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme material, ndërsa ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorit. Po ashtu po punohet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë…

Read More

Me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, do të mbahet një mbledhje e përbashkët mes Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës. Mbledhja do të mbahet ditën e dielë, më 27 nëntor 2022, në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë. Në këtë mbledhje, deputetëve do t’iu adresohen kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit, Albin Kurti. Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e…

Read More

Këtë fundjavë parashikohet ndikim i masave ajrore të paqendrueshme. Moti do të mbizotërojë me vranësira shtresore të dendura që prej orëve të paradites së të shtunës, gjë e cila do të vijojë edhe të dielën. Reshjet lokale të shiut do të nisin të shtunën në mbrëmje dhe do të vijojnë gjatë gjithë ditës së diel. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar në veri. Në relievet malore reshje dëbore. Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 deri 4 ballë.

Read More

Dashi-Nëse keni çështje për të sqaruar këto ditë lidhur me partnerin/en, duhet të dini se karakteri do t’ju bëjë shumë punë. Ka gjasa që t’ju duhet të përfundoni një projekt shumë të rëndësishëm pa ndihmën e askujt. Ndërsa jashtë pune do të kaloni një ditë shumë të këndshme. Do të merrni një lajm të mirë nga njeriu juaj i zemrës. Demi-Planetet do të jenë në favorin tuaj dhe ju do jeni në qendër të vëmendjes sot. Do keni mundësi që të vendosni për fatin e të tjerëve, por do tregoni mirësi. Çështjet e dashurisë do i keni në rregull. Binjakët-Ditë…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar kryebashkiakun e Kievit Vitali Klitschko për keqmenaxhimin e strehimoreve emergjente. “Fatkeqësisht, autoritetet lokale nuk kanë performuar mirë në të gjitha qytetet. Në veçanti, ka shumë ankesa në Kiev. Për ta thënë butë, nevojitet më shumë punë,” tha Zelensky, duke argumentuar se niveli i shërbimeve të disponueshme në shumë lagje të Kievit ishte jo mjaftueshem mire. “Ju lutemi kushtoni vëmendje: njerëzit e Kievit kanë nevojë për më shumë mbështetje, shumë prej tyre kanë mbetur pa energji elektrike për 20 apo edhe 30 orë. Presim punë cilësore nga zyra e kryetarit”, shtoi lideri ukrainas.

Read More

Kjo e shtunë shënon 3-vjetorin e tërmetit tragjik të ndodhur më 26 nëntor 2019, ku si pasojë humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë. Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë shumë familje kryesisht në Thumanë dhe në disa zona të Durrësit. Mëngjesi i 26 nëntorit ku vendi u trondit nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës rihter la një plage të pashërueshme për familjet dhe të afërmit e 51 viktimave të tij.

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një pjesë nga fjala e tij një ditë më parë me strukturat e Partisë së Lirisë në Korçë. Meta shprehet se në këtë betejë, PL nuk është vetëm për çështje pushteti por për një ndryshim në themel. “Jemi për një mision. Nuk jemi thirrje për një rrotacion. Nuk jemi thjesht për ndarje pushteti. Jemi për një ndryshim me themel. Jemi për të vendosur dinjitetin dhe sovranitetin e popullit të Shqipërisë. Beteja jonë nuk çështje pushteti. Beteja jonë është për të mbrojtur të ardhmen e kombit tonë, që është vënë seriozisht në…

Read More