Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, duke reaguar për ndalimin e tubimit të paralajmëruar nga PD më 6 dhjetor, tha se liderët evropianë do jenë më të sigurt krah protestuesve sesa në krahët e kryeministrit Rama. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkroi se degradimi i Policisë së Shtetit është një nga dramat më të mëdha të shoqërisë tonë dhe se militantë të emëruar në Polici po bëjnë pis uniformën e nderuar të Policisë së Shtetit. Deklarata e plotë: Europianët më të sigurtë mes protestuesve se sa në krah të Ramoviçit. Degradimi i Policisë së Shtetit…
Author: tirana
Shkrimtari Ismail Kadare është shpallur qytetar nderi në Tetovë. Gjatë ceremonisë, Kadare u shpreh se momente të tilla janë të rralla për shkrimtarët, që të qëndrojë para lexuesve të botës iliro-shqiptare. “Duhet të më besoni se nuk e kam lehtë të flas para jush, jo se nuk di të flas fjalë nga më të ndërlikuarat që mund të gjenden në botë sepse kam atë mjeshtëri, mjeshtërinë e fjalës por sepse çaste të tilla janë shumë të rralla në jetën e një shkrimtari, të jetë para lexuesve të një prej qyteteve të pafundme të botës iliro-shqiptare…Unë kur dëgjoj fjalët e bukura…
Këngëtarja Irene Cara ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare. Fituesja e Oscar u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Florida. Lajmin e trishtë e bëri të ditur menaxherja e marrëdhënieve me publikun, Judith A. Moose, e cila ka shkruar: “Me pikëllim të thellë njoftoj vdekjen e Irene Cara në emër të familjes së saj”. Shkaqet janë ende të pazbuluara. Cara u nominua për dy Grammy pasi mori pjesë në muzikalin ‘Fame’ në vitin 1980, për artisten më të mirë të re dhe për këngëtaren më të mirë të popit, ndërsa në vitin 1983 Flashdance i solli asaj një Oscar.
Qeveria e Gjermanisë po çon përpara planet për të lehtësuar rregullat për marrjen e shtetësisë në vendin më të populluar të Bashkimit Evropian, një përpjekje kjo që po sulmohet nga opozita konservatore. Kancelari OIaf Scholz tha përmes një videomesazhi, më 26 nëntor se Gjermania është bërë prej kohësh “vendi i shpresës” për shumë njerëz dhe është një gjë e mirë kur njerëzit që kanë vendosur rrënjë në vend vendosin të marrin nënshtetësinë. “Gjermania ka nevojë për rregulla më të mira për natyralizimin e të gjitha këtyre grave dhe burrave të mëdhenj”, tha Scholz. Rishikimi i rregullave të shtetësisë është një…
Deputeti demokrat, Bujar Leskaj prezantoi këtë të shtunë tre kandidatët që do të garojnë në primaret e PD-së për Bashkinë e Vlorës. Emrat nga radhët e kampit blu që synojnë Bashkinë e Vlorës janë Alta Azizi Haluci, Nada Daullja dhe Hysni Sharra. Gjatë fjalës së tij, procesin e Primareve, Leskaj e cilësoi si një mekanizëm të jashtëzakonshëm të demokratizimit të brendshëm. “Sot, në 26 nëntor 2022 së bashku me deputetin Fatjon Veizaj, kryetarin e PD Dega Vlorë Atird Hoxha, sekretarin e PD Vlorë Klodian Xhyheri dhe drejtues të PD Dega Vlorë, mora pjesë në prezantimin e kandidatëve të PD për Primaret…
Një shtetas turk është arrestuar sot nga autoritetet e aeroportit të Rinasit në Tiranë me qëllim ekstradimin e tij. 47-vjeçari, banues në Stamboll, ishte shpallur në kërkim për menaxhim të një grupi kriminal me aktivitet në dhënien ndihmë, për kalimin e paligjshëm të kufijve shtetëror, ndërsa ishte dënuar më parë edhe në Gjermani. Njoftimi i policisë: Rinas / Vijon bashkëpunimi i pandërprerë ndërmjet Policisë Kufitare, ZQK Interpol Tirana dhe partnerëve europianë. Arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin, një shtetas turk, i kërkuar ndërkombëtarisht, për menaxhim të një grupi kriminal me aktivitet në dhënien ndihmë, për kalimin e paligjshëm të kufijve shtetëror.…
Donald Veshaj ka postuar një foto të moderatores Bora Zemani, ku shfaqet me varësen e famshme që i dhuroi një vit më parë teksa aktori ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ai ka postuar në “Instastory” një foto të Zemanit ku ka varësen në qafë dhe e pyet: “Ku është kjo?”. Bora ka vendosur që t’i kthejë përgjigje publikisht dhe i shkruan: “Nuk ta jap më, kot interesohesh!”.
Ilir Meta priti sot delegacionin e kryesuar nga Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Mongoli, z. Battumur, të cilët janë duke zhvilluar një vizitë zyrtare në vend. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë bëri me dije se ka pranuar me kënaqësi dekoratën e lartë të akorduar nga Presidenti i Mongolisë Ukhnaa Khurelsukh, ndërsa shtoi se takimi ishte shumë miqësor mes palëve. Postimi i plotë: Prita sot delegacionin e kryesuar nga Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Mongoli, z. Battumur, të cilët po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë nga Kuvendi i Shqipërisë.…
Shpejtësia është një nga cilësitë e rëndësishme të një futbollisti. Një kundërsulm mund të sjellë golin. Por cilët ishin ata që vrapuan më shpejt në ndeshjet e para të fazës së grupeve. Këtë listë e kryeson amerikani Antonee Robinson. Në përballjen me Uellsin ai arriti shpejtësinë 35.4 km/h me top në këmbë. Pas tij është Ismaila Sarr i Senegalit me 35.3 km/h. Të paktën 35 km/h i kanë arritur Achraf i Marokut, Buchanan i Kanadasë, Radonjic i Serbisë, James i Uellsit. Francezi Kylian Mbappe ka vrapuar me 34.7 km/h, ndërsa portugezi Bruno Fernandes 34 km/h.
Ka shkuar në 13 numri i personave të zhdukur në ishullin italian të pushimeve Ischia pas një rrëshqitjeje të shkaktuar nga shiu i dendur. Mediat e huaja, bëjnë me dije se një stuhi shiu që filloi në orën 04:00 shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dheu në ishull. Ai tha se kërkimet ishin duke u zhvilluar për çdo person të zhdukur në Casamicciola Terme, një nga gjashtë qytetet e vogla të Ischia, një ishull vullkanik. Mësohet se si pasojë e rrëshqitjeve një shtëpi u shkatërrua ndërkohë makina të shumta përfunduan në det. Rrëshqitja e dheut thuhet se ka shkaktuar dëme të mëdha…
Ishulli turistik spanjoll i Tenerifes u kthye në fushëbetejë mes huliganëve anglezë dhe atyre të Uellsit mbrëmjen e së premtes, ndërsa kombëtarja e “Tre Luanëve” luante ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mijëra tifozë anglezë dhe uellsianë kanë vendosur që ta ndjekin Botërorin në Tenerife të Spanjës. Shumë prej tyre, duke abuzuar edhe me pijet alkoolike, janë përleshur mes tyre. Në një video të bërë publike në rrjetet sociale, një grup të rinjsh, shumë prej të cilëve gjysmë të zhveshur, janë përplasur me një grup personazh që dukshin më në moshë. Përleshjet ishin të dhunshme mes tyre, grushte, shkelma, karrige,…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar sot në rrjetet sociale një histori të veçantë të stafit të Njësisë së Radioterapisë në Spitalin Onkologjik, që ka surprizuar një djalë të vogël 7-vjeçar, pasi përfundoi seancën e fundit të radioterapisë. Statusi i plotë i Ministres Ogerta Manastirliu:😍Emocion i papërshkruar për Dionisin e vogël, i cili sapo përfundoi me sukses seancën e fundit të radioterapisë, u surprizua nga stafi i Njësisë së Radioterapisë në Spitalin Onkologjik, me një dhuratë që e ëndërronte ⚽️ një top me firmën e Cristiano Ronaldos CR7. Emocion i veçantë dhe për super ekipin e drejtuar nga…