Author: tirana

Pas një heshtje edhe në Kuvend, ku merr pjesë në seancat plenare, në mbledhjen e parë të Kuvendeve të Shqipërisë dhe të Kosovës, Lulzim Basha ka postuar një foto në facebook. Ish-kreu demokrat shihet i ulur bashkë me ligjvënës të tjerë të Partisë Demokratike dhe kolegë nga Kosova, ndërsa Kuvendi ka nisur seancën e përbashkët në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë. “Nisim sot mbledhjen e parë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. Një moment i bukur dhe emocionues në prag të ditës së Pavarësisë dhe themelimit të Shtetit shqiptar”.

Read More

Për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet mbledhja mes parlamentarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Ceremonia nisi me himnin e Kosovës për t’u pasuar me atë kombëtar shqiptar. Ligjvënësit e të dy vendeve e ngritën në këmbë për të nderuar himnet kombëtare përpara se të niste seanca e jashtëzakonshme plenare. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se vendi ynë do të vazhdonte të kërkonte liberalizimin e vizave për Kosovën. Për të është absurde që të rintjë e Kosovës sot janë të izoluar krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre. Ndërsa shtoi edhe se së shpejti në…

Read More

Për herë të parë, këtë të dielë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë po mbahet mbledhja mes parlamentarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Ceremonia nisi me himnin e Kosovës për t’u pasuar me atë kombëtar shqiptar. Ligjvënësit e të dy vendeve e ngritën në këmbë për të nderuar himnet kombëtare përpara se të niste seanca e jashtëzakonshme plenare. Kryetari i Kosovës, Glauk Konjfca në fjalën e tij, e vuri theksin në marrëdhënien e fortë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Konjufca vuri theksin edhe në tensionet me Serbinë, ndërsa tha se Vuçiç nuk e fsheh lidhjen me Serbinë. Sipas tij, vetëm duke qëndruar…

Read More

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, përpara se të futej në seancën e përbashkët mes parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës, vizitoi ekspozitën e vendosur në disa stenda në hyrje të Kuvendit, nga ku përcolli edhe një mesazh. “Do të doja të kishim edhe një stendë të zezë, ku të vendoseshin personalitetet antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama, sivllau i Vuçiçit, siç thotë ai për të tallur kosovarët”. Për të shënjuar 110-vjetorin e Pavarësisë, mbahet sot në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë, mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Read More

Këtë të dielë ka nisur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë mbledhja e përbashkët me Kuvendin e Kosovës. Kjo shënon një ditë historike për dy vendet, pasi është mbledhja e parë dhe vjen në kuadër të 110 vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë. Në fjalën hapëse, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, tha se jemi një komb dhe kemi një qëndrim. Teksa përmendi disa prej sfidave që shqiptarët kaluan për të shkuar deri në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e një shteti demokratik, Nikolla tha se strategjia e përbashkët e vendimeve mes dy vendeve nuk i kundërvihej asnjë bashkësie tjetër në rajonin e…

Read More

Në kuadër të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, sot në Kuvend do të mblidhen deputetët dhe qeveria e dy vendeve, të Kosovës dhe Shqipërisë. Delegacioni i Kosovës është në Tiranë, dhe kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca është pritur nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë. Mbledhja e përbashkët do të hapet nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve.

Read More

Kjo e dielë në Botërorin Kata 2022, ka super ndeshjen Spanjë-Gjermani, që përkon me ditën e 8-të. Për këtë sfidë që për “pancerat” është për jetë a vdekje publiku është i ndarë në mendim e parashikim. Tifozët i “japin” fitoren Belgjikës, shohin më favorite Japoninë ndaj Kosta Rikës dhe më të balancuar sfidën tjetër Kroaci-Kanada.

Read More

A mund të bëhet një shaka në rrjet me një nga grupet më me ndikim të kiberaktivizmit në historinë e internetit? Historia e grupimit të hakerëve “Anonymous” është pikërisht historia e diçkaje të ngjashme. Është historia se si një troll gjigant, i krijuar nga pjesët më të margjinalizuara të rrjeti ka shkatërruar faqe të shumta, dhe ka depërtuar në serverët e qeverive në vendet më të mëdha të botës, duke ngritur një sfidë globale ndaj fuqive që e udhëheqin atë. Një grupim, simboli i të cilit është një maskë e famshme që personifikon anonimitetin, dhe që është bërë me apo…

Read More

Si të gjithë egomanët Viktor Orban ka nevojë të vazhdueshme për vëmendje. Së fundmi ai vari në qafë një shall me hartën e perandorisë së madhe hungareze. Ai i admiron gjithsesi ëndrrat perandorake të Putinit dhe luftën e tij në Ukrainë. Cari i Puszta-s ndoshta donte të tregonte se edhe ai është sundimtari i një perandorie, prej kohësh të zhdukur. Vendet fqinje e ndjenë veten të provokuar dhe reaguan me zemërim. Ky shou është tërësisht qesharak. Hungaria, një vend me 10 milionë banorë nuk do të sulmojë askënd dhe kufijtë e vitit 1922 janë histori e qëkurshme. Veprimi nuk është…

Read More

Dashi E diela pritet të jetë pak konfuze për ndjenjat, rikuperim nga e hëna. Në punë do të keni mundësi të bëni bashkëpunime interesante. Demi Për zemrën po vijnë mundësi të reja, mos hezitoni të përfshiheni. Lajme të reja vijnë në punë, sidomos duke filluar nga dhjetori. Binjakët Në dashuri ndonjëherë është e vështirë të kuptosh se çfarë ndodh në kokën e partnerit/es. Në punë, nëse keni një kontratë në proces, duhet të kënaqeni me aq sa keni fituar deri tani. Gaforrja Këtë të diel mos i trazoni shumë ujërat në dashuri, keni nevojë për më shumë maturi në ndjenja.…

Read More

Një nga mediat më të njohura britanike për historitë njerëzore, I ka kushtuar një artikull të veçantë Tiranës. Gal-dem.com ka treguar historinë e një shkrimtareje britanike e cili braktisi Parisin dhe Londrën ku kishte jetuar më parë duke u zhvendosur në Tiranë për të jetuar. Sonia Bensoltane tregon se ndihet më afër me natyrën në trotuaret me pemë të Tiranës. Sonia Bensoltane Përpara se të vizitoja Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, unë kam jetuar në Londër dhe Paris; ku ndjeva që shpirti i këtyre qyteteve ishte acarues, i zhurmshëm dhe i ngutshëm. Ngutja dhe nxitimi që unë shijoja dikur në kryeqytetet…

Read More

Në një kohë që Sali Berisha kërkoi dje që votimi të bëhet me detyrim, një skandal ka plasur brenda garës së primareve në Partinë Demokratike në Tiranë. Një prej kandidatëve, Fatmir Merkoçi ka denoncuar pazaret që po bëhen për nxjerrjen e kandidatit për Bashkinë e Tiranës. Sipas tij, kandidatët e tjerë, po dërgojnë njerëz duke premtuar vende pune në këmbim të votës ose me shprehjen “Është miku i filanit”. “Votën T’uaj e kërkoj drejtpërdrejt, jo duke ju dërguar sms në cel, as duke ju dërguar njerëz për votën me shprehjen se. Kështu është orjentimi i qëndrës, as se është miku…

Read More