Numrat e telefonit dhe bisedat e kryera nga rreth 500 mijë përdorues shqiptarë të WhatsAppit, janë tashmë në shitje në darkweb. Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka bërë me dije se ky akt është një tjetër dëm katastrofik i privatësisë. “506 mijë shqiptarëve, përdoruar të aplikacionit WhatsApp, po ju shiten në darkweb të gjitha komunikimet që kryer gjatë vitit të kaluar. Një tjetër dëm katastriofik i privatësisë…”, shkroi ai në një postim në Facebook. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që shqiptarëve u dalin të dhënat nga hakerimet e kryera, duke përfshirë të dhënat mbi pagat, targat dhe…
Author: tirana
Kejvina Kthella ka folur për herë të parë për sherrin e bujshëm me Einxhel Shkirën. Në vitin 2019, Kejvina dhe Oriola Marashi u konfliktuan fizikisht me moderatoren. Asokohe, u raportua se ata kishin shkuar poshtë shtëpisë së moderatores për t’u sqaruar por debati degradoi në sherr fizik. Kejvina iu rikthye kësaj ngjarje në një intervistë në “D-Night” duke mohuar zërat e atëhershëm se sherri ndodhi për një djalë. Ajo është shprehur se nuk ka asgjë me Einxhelin, madje e ka harruar si ngjarje duke shtuar se nuk do e kishte aspak problem t’i rregullonin marrëdhëniet. “Nuk është se ka qenë…
Pas dëmtimit të Al Shahranit, në ndeshjen me Argjentinën tashmë listës së dëmtimeve tek Arabia Saudite i shtohet dhe Al Faraj, për shkak të një dëmtimi të marrë kundër Argjentinës. Në një njoftim për shtyp të Federatës së Arabisë Saudite u bë me dije se Herve Renardi i ka dhënë zyrtarisht lejen kapitenit, Al Faraj për t’u larguar nga kampi stërvitor. “Herve Renard i ka dhënë zyrtarisht leje kapitenit Salman Al Faraj për t’u larguar nga kampi stërvitor i “Skifterit të Gjelbër” pas një konsultimi me stafin mjekësor në të cilin u theksua pamundësia që lojtari të luajë raundet e…
Mbretëresha Elizabeth vdiq në moshën 96-vjeçare, në kështjellën Balmoral në Skoci dhe menjëherë, froni i kaloi mbretit Charles III. Ditët e fundit të jetës së mbretëreshës po tregohen në librin e ri “Elizabeth: An Intimate Portrait”, nga shkrimtari mbretëror Gyles Brandreth. Sipas tij, mbretëresha e ndjerë bëri paqe me vdekjen dhe e dinte se ditë pas dite, po i mbaronte koha për të jetuar. “E vërteta është se Madhëria e Saj e dinte se koha e saj ishte e kufizuar. Ajo e pranoi këtë me hijeshi. Besimi ishte gjithçka për të. Ajo më tha se nuk ishte penduar”, shprehet për…
Përgjimet e Çapjave po trazojnë politikën, dhe ish-deputeti Klevis Balliu shprehet i bindur se bëhet fjalë për politikanin Taulant Balla. Për të tashmë është e ditur nga të gjithë që Balla është i lidhur me krimin, ndërsa shtoi se ai është një zar i vogël që flet me zërin e Rmës. “Që Taulanti është i lidhur me krimin nuk ka shqiptarë që se di, nuk ka i madh e i vogël që se di. Çapja e tha kam një përgjim tha, e tha gjykata, politikan i nivelit të lartë në Elbasan me emrin Taulant, patjetër që është Taulant Balla. Por…
Nëse po kërkoni një partner tek i cili mund të mbështeteni dhe të besoni, horoskopi mund t’ju ndihmojë për këtë. Shenjat e mëposhtme konsiderohen si më besniket, sipas astrologëve. Virgjëresha Këta persona njihen për personalitete të qëndrueshme, të arsyeshme dhe të fortë. Kanë nevojë për saktësi në mënyrë që të përparojnë. Virgjëreshat funksionojnë më mirë me rutinën. Ata jo vetëm që janë të mirë për të realizuar plane, por janë një nga partnerët më të besueshëm në një marrëdhënie. Demi Shpesh mund të dëgjoni se ai është dembel, por kur angazhohet për diçka, asgjë nuk mund ta largojë atë nga…
Këtë të dielë, arkitekti Maks Kola ka shpallur kandidaturën për primaret në PD për Bashkinë e Lezhës. Në një dalje për mediat nga selia blu, Kola shprehet se do të ofrojë mbështetje për të gjithë qytetarët e Lezhës nëse i besojnë votën. Ai tha se do ti japë zë të harruarve, të padëgjuarve, çdo personi, çdo historie, çdo të riu dhe të reje, çdo simpatizanti, çdo ekzistence në familjen tonë politike, në mënyrë që të respektohet. “Detyra ime do të jetë para së gjithash: t’i japim zë të harruarve, të padëgjuarve, çdo personi, çdo historie, çdo të riu dhe të…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në oborrin e një shkolle profesionale të mesme në Greqi, ku një grup prej të paktën 7 nxënësish kanë sulmuar një nxënës tjetër me origjinë shqiptare, duke e goditur vazhdimisht për disa minuta siç shihet edhe në një video që qarkullon në rrjetet sociale. Problematika që shqetëson edhe komunitetin e mësuesve, por edhe të prindërve është fakti si si mund të ndodhin këto fenomene që marrin përmasa raciste brenda shkollave. Por edhe sesi është e mundur që në shkollën në fjalë me 700 nxënës të ketë vetëm një roje, për të gjitha ambientet e…
Raketat ruse nuk ndalojnë së godituri Ukrainën. Dimri i ashpër po ndikon planet e Moskës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se njëqind mijë ushtarë rusë gati për t’u sakrifikuar në të ftohtin e acartë të Ukrainës. Urdhri i Kremlinit për ta është që të mos tërhiqen, në asnjë mënyrë, në pritje të ofensivës së pranverës, madje ka raportime se Rusia po përgatit një mobilizim tjetër sekret për të forcuar grupet e saj të ushtarëve në frontin e luftës kundër Ukrainës. Qeveria britanike thotë se përdhunimet gjatë luftës janë po aq krime të rënda sa përdorimi i armëve kimike.
Në vigjilje të koncertit të madh për 110 vjetorin e Ditës së Pavarësisë, që do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbej”, këngëtarja Dua Lipa u betua si shtetasja më e re shqiptare para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një ceremoni të veçantë. Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo është një ditë shumë e veçantë sepse një ikonë e këngës botërore si Dua Lipa, sot është edhe zyrtarisht një shtetase shqiptare. “Sot, një shtetase globale, e cila ka mbetur me rrënjë në Shqipëri e Kosovë, bëhet pjesë e skuadrës sonë dhe një shtetase shqiptare. Në këto ditë kur ne festojmë 110…
Festat e nëntorit kanë shtyrë qytetarët shqiptarë të udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit. Po ka edhe atdhetarë që kërkojnë medoemos të festojnë në vendlindje, pasi festat kombëtarë janë të papranueshme të festohen jashtë vendit. “Ne mund të shkojmë shumë mirë të festojmë në Kosovë në trojet tona shqiptare në Maqedoni në Mal të Zi, kjo është shumë e justifikueshme por pjesa tjetër pastaj është një arsye që nuk lidhet me festen”, shprehet një qytetar. Më shumë patriotizëm e atdhedashuri lexohet në qasjet e qytetarëve të Kosovës që zgjedhin vendin tonë për festa. “Kemi ardhur nga Gjakova, kem ardhur për festat,…
Dita e tetë e Kupës së Botës, Katar 2022 ka nisur me surpriza. Kosta Rika, pas humbjes së thellë në ndeshjen e parë ndaj Spanjës, ka arritur të marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Japonisë. Skuadra e Suarez triumfoi ndaj aziatikëve, me një gol që erdhi në të parën goditje në kuadrat 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Kosta Rika gjeti fundin e rrjetës me anë të Fuller në minutën e 81-të duke shtangur japonezët. Aziatikët provuan që të evitonin humbjen, ndërsa në minutën e 88-të, Keylor Navas ishte heroi i përfaqësueses së tij me një pritje të…