Është mbajtur në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së vendit. Të pranishëm në ceremoni ishin krerët më të lartë të shtetit të Shqipërisë, presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, por edhe homologët e tyre nga Kosova, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. Liderët e Kosovës kanë mbërritur në Shqipëri disa ditë më parë për të marrë pjesë në kremtimet e kësaj ngjarje historike për vendin tonë, ku mëngjesin e së shtunës ishin të pranishëm dhe në mbledhjen e parë të dy Kuvendeve. Në ceremoninë që u mbajt në Vlorë ishin të pranishëm…
Author: tirana
Dashi Qëndrimi juaj i zakonshëm dembel është i përshtatshëm për të marrë një shpërthim energjie sot. Është në natyrën tuaj të mos dëshironi të ngrini as gishtin, por për ndonjë arsye mund të detyroheni të ngriheni dhe të lëvizni. Do të zbuloni se kur lidheni me të tjerët, jeni më të motivuar për t’i realizoni gjërat që dëshironi. Kur merrni vëmendjen që mendoni se e meritoni, përkushtimi juaj është i fortë. Demi Ju mund ta keni të vështirë të përballeni emocionet tuaja, veçanërisht në pjesën e dytë të ditës. Konsideroni të merrni një qasje intelektuale dhe jo emocionale. Ndjenjat tuaja…
“Mos e quani revolucion. Ajo që do të ndodhë te Juventus verën e ardhshme do të jetë një ‘rikrijim’”, ose të paktën kështu raportojnë mediet italiane. Gjatë verës së 2023 pritet që nga klubi i “Zonjës së Vjetër” të largohen shumë lojtarë dhe largime të paevitueshme duken ato të lojtarëve që u skadojnë kontratat. Mes lojtarëve që do të largohen nga Juventus në merkaton e verës pritet të jenë Alex Sandro, Juan Cuadrado dhe Angel Di Maria, ndërsa për Adrien Rabiot ka ende dyshime për rinovimin e tij.
Ish kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar shqiptarët për 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë në Vlorë. Nëpërmjet një postimi në facebook, Basha shkruan se 28 nëntori i bashkon shqiptarët në mirënjohjen për heronjtë dhe dëshmorët e kombit. “Gëzuar 28 Nëntorin, ditën e madhe që na bashkon plot krenari dhe mirënjohje të thellë për veprën e pavdekshme të heronjve dhe dëshmorëve të Kombit. Sakrifica e tyre në altarin e lirisë kombëtare, mban ndezur në zemrën e çdo shqiptari flakën e besimit tek e nesërmja. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”- shkruan Basha në urimin e tij.
26-vjeçarja Silva Gjergji nga Rubiku, humbi jetën në aksidentin tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në autostradën Durrës-Tiranë. Ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra pas përplasjes së fortë të makinës tip “Ford” me barrierat e rrugës. Bashkë me të ndërroi jetë dhe një vajzë tjetër, Roxhesa Klironomi, 24 vjeç, teksa mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit Arbër Tivari, 26 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Makina me të cilin të rinjtë po udhëtonin drejt Tiranës është përplasur me bordurën dhe është shkatërruar totalisht.…
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për Big Mama ka qenë e ftuar në emisionin “Zemër Luana”. Një nga lojrat në të cilat Big Mama është përfshirë ishte dhe loja e shamisë ku kapitenët e të ftuarit duhet të vraponin për të marrë shaminë nga dora e moderatores Luana Vjollca. Big Mama ishte përballë Fifit në këtë sfidë dhe nuk mundi të merrte shaminë prandaj dhe duhej t’i përgjigjej një nga pyetjeve për të cilën publiku është shumë kureshtar. Këngëtares iu drejtua pyetja se sa para fitonte në koncerte apo dasma dhe përgjigjia e saj ishte 20.000 euro në…
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri Christiane Hohmann, ka uruar Shqipërinë për ditën e pavarësisë. ‘Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Tani që Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ne jemi plotësisht të përkushtuar të mbështesim vendin për ta bërë realitet ëndrrën e qytetarëve të saj.’- shkruan Hohmann.
Kryeministri Edi Rama ka uruar Festat e Nëntorit me disa foto të publikuara në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Kjo e fundit ditën e djeshme mori edhe nënshtetësinë shqiptare, duke u betuar si shtetasja më e re shqiptare. Ndërsa, mbrëmjen e sotme pritet të performojë në sheshin Skënderbej. Dua ka vendosur ta bëjë mbylljen e turneut të saj botëror “Future Nostalgia” në tokën shqiptare. Postimi i plotë i Ramës: MIRËMËNGJES dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, në…
Flamuri shqiptar që valvitet në qiellin blu, është “doodle” i motorit gjigant të kërkimit Google për ditën e sotme, 28 Nëntorin. Të gjithë ata që do të përdorin Google sot do të “përshëndeten” nga flamuri ynë kombëtar. “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Vizatimi i sotëm për Ditën e Pavarësisë shfaq flamurin kombëtar shqiptar që valvitet në qiellin blu,” shkruhet në faqe.
Në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë, sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka uruar Shqipërinë për ditën e Flamurit. ‘Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam nderin të uroj popullin e Shqipërisë për 110-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu krenare që festojnë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e gjerë e të fortë që kemi ndërtuar së bashku. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të nderuara të punojnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa ju vazhdoni të jepni kontribute të fuqishme në skenën globale. Shqipëria ka treguar lidership…
Rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Donald Trump”, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, dyshohet si pasojë e një defekti në pjesën e motorrit, automjeti (gaz-benzinë) në pronësi të shtetasit D. M. Si pasojë janë dëmtuar pjesërisht dy mjete të tjera, të cilat ndodheshin të parkuara afër këtij mjeti. Paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar në orët e para të ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Lindore, ku dhe do të krijojnë mundësi për reshje të pakta në Juglindje të Shqipërisë. Ndërsa orët vijuese sjellin përmirësim të motit edhe në këto zona, duke bërë që në vend të ketë më shumë orë me diell. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga…