Author: tirana

Dymbëdhjetë kandidatë janë certifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovë, Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahen më 18 dhjetor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në mbledhjen e mbajtur më 28 nëntor, përveç certifikimit të kandidatëve dhe subjekteve politike ka emëruar edhe Komisionet Komunave të Zgjedhje. Sipas njoftimit në Lesapoviç janë certifikuar Albulena Behluli-Hetemi nga Partia Demokratike e Kosovës, Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleksandër jabllanoviç nga Partia e Serbëve të Kosovës. Në Zubin Potok janë certifikuar për zgjedhje Izmir Zeqiri nga PDK-ja dhe…

Read More

Brazili është në kërkim të fitores së dytë në Grupin G, teksa do përballet me Zvicrën. Trajneri Tite vuan mungesën e Neymar të dëmtuar ndaj Serbisë teksa dy janë ndryshimet në formacionin e brazilianëve. Danilo është ulur në stol dhe në vendin e tij aktivizohet Militao në krahun e djathtë, ndërsa Fred rreshtohet në mesfushë përkrah Casemiros. Në sulm, dyshja Richarlison e Paqueta. Ndërkohë, në kampin zvicerian, Xherdan Shaqiri është ulur në stol ndërsa titullar është kapiteni Granit Xhaka. Në sulm, luan dyshja Vargas-Embolo.

Read More

“Homeland Justice” ka publikuar të tjera të dhëna. Këtë herë, nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Hakerat kanë shpërndarë të dhënat e patentave të shqiptarëve në një dokument me 1081 faqe. Në listën e publikuar në “Telegram”, janë të përfshira të dhëna si numrat e identitetit, emrat, mbiemrat, datëlindjet dhe adresat e qytetarëve. Në mesazhin e publikuar në llogarinë e tyre në Telegram, grupi i “Homeland Justice” shkruan: “A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e ‘shpikësve’ shqiptarë? Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë së njerëzve tuaj. Atëherë,…

Read More

Dua Lipa njihet për shfaqjen e ndjenjave patriotike në rrjete sociale, duke treguar krenari për vendlindjen e saj. Në 2020 ajo publikoi një foto të hartës së madhe të Shqipërisë bashkë me figurën e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, ndryshe flamuri “Autochthonous”. Sot në konferencën me gazetarët, këngëtarja e famshme shqiptare u përgjigj duke thënë se ka shumë persona që duan t’i bëjnë të ndihen si dikush që nuk janë, por qëllimi i saj nuk kishte synim fyerjen. “Postimi nuk ëshë bërë për asnjë nacionalizëm, thjesht ka qenë me rëndësi që ne si shqiptarë kemi të drejtë të jemi krenarë…

Read More

Policia greke ka çmontuar një bandë grabitësish. Në pranga kanë rënë 11 persona, tre prej të cilëve janë shqiptarë, të moshave 16, 17 dhe 18 vjeç. Gjatë arrestimit në zonën e Atikës, shqiptarëve iu gjet dhe një sasi kanabisi. Nga hetimet e kryera deri më tani, që prej 7 prillit 2021 deri në 18 nëntor 2022, janë zbardhur 51 raste vjedhjesh. Ata kryenin vjedhjet në makina, banesa, dyqane apo edhe zyra biznesesh.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar në ditën e 110 vjetorit të pavarësisë së vendit, themeluesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroin Adem Jasharin. Me një shkrim në facebook, Rama tregon mbi historinë e Adem Jasharit, e cila do të mbetet gjithnjë e gjallë si legjendë e Shqipërisë dhe Kosovës. Shkrimi i plotë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë pasi e la trupin pa jetë si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar. Historia e vdekjes që i dha përjetësinë atij e trungut të prerë…

Read More

Më shumë se 30 tonë drogë me vlerë mbi 3 miliardë euro u kapën në Holandë, Spanjë, Francë, Belgjikë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Agjencia e krimit të Bashkimit Evropian konfirmoi se një kartel që furnizonte një të tretën e kokainës në Evropë më në fund është shkatërruar. Sakaq, në total janë arrestuar 49 të dyshuar, në vende si Holandë, Francë dhe Dubai. Operacioni ndërkombëtar sekuestroi gjithashtu supermakina të bandës, vila luksoze si dhe shuma të mëdha parash. Policia spanjolle tha se lideri i organizatës është një “shtetas britanik”, i cili u largua nga baza e tij e mëparshme në Costa…

Read More

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ylli i popit botëror, shqiptarja Dua Lipa po mbajnë një konferencë me gazetarët, disa orë para koncertit të madh, falas që Dua do të mbajë në sheshin ”Skëndërbej” për 110 vjetorin e Pavarësisë. Dua Lipa ka komentuar edhe komentet e bëra nga mediat britanike dhe nga ministrja e Brendshme Britanike, që i quajti shqiptarët “pushtues”. Dua Lipa është rritur në Britaninë e Madhe. “Një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndueshme, mendoj që kemi nevojë me luftu ksenofobinë në botë, është e nevojshme,…

Read More

Talibanët në Pakistan njoftuan se i kanë dhënë fund marrëveshjes së armëpushimit që arritën me Qeverinë në qershor, dhe urdhëruan luftëtarët e tyre të kryejnë sulme në mbarë vendin. Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP), një entitet i ndarë nga talibanët në Afganstan, por që ndan ideologji të ngjashme islamike, ka qenë përgjegjës për dhjetëra sulme të dhunshme dhe qindra vdekje në mbarë Pakistanin që nga viti 2007. “Teksa operacionet ushtarake po vazhdojnë kundër muxhahedinëve në disa zona të ndryshme… është e rëndësishme që ne të kryejmë sulme ku të mundemi në mbarë vendin”, u tha në deklaratën e TTP-së. Për një kohë,…

Read More

Në një kohë që emigrantët shqiptarë janë sipas autoriteteve britanike një problem, ndaj tyre dhe rrugës së emigracion ilegal po merren masa. Sipas mbi 50 deputetëve, një ndryshim i ligjit do të mundësonte lehtësimin e situatës me emigracionin ilegal. Një zëdhënës i “Home Office”, Ministrisë së Brendshme dhe Emigracionit, thanë se ministrja Suela Braverman “po punon ditë e natë për ta zgjidhur këtë çështje, përmes hartimit të legjislacionit që do të frenonte kalimet ilegale përmes La Manshit”. Po kështu në letrën drejtuar Rishi Sunak, deputetët e cilësojnë këtë si nyjen gordiane e cila duhet këputur. Sipas deputetit Davis, autoritetet e…

Read More

Gana merr një fitore spktakolare 3-2 ndaj Koresë së Jugut, duke e bërë shumë interesante situatën në Grupin H. Skuadra afrikane e nisi furishëm ndeshjen, duke shënuar dy herë në harkun e 10 minutave. Salisu zhbllokoi me kokë në minutën e 24-ën, ndërkohë që më pas do të ishte Mohammed Kudus që do të bëhej protagonist për të dyfishuar shifrat. Koreja zgjohet në fillimin e pjesës së dytë duke barazuar gjithçka për 3 minuta, me të njëjtën autor. Në minutën e 58-të, Cho Gue-Sung do të shënonte një gol të bukur me kokë pas një krosimi të ardhur nga krahu…

Read More

Partia Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, si asnjëherë tjetër do të ketë kandidatë nga dy grupimet. Në lëvizje gjatë ditëve të fundit është vënë dhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Fillimisht Basha u shfaq në Panairin e Librit, aty ku përveç blerjes së librave, u pa të takonte të rinj dhe të reja. Më pas ish-kryedemokrati ka marrë pjesë në disa takime me mbështetës të tij në disa prej degëve të Tiranës. Gjatë këtyre ditëve që mbizotëron atmosfera e Botërorit, Basha i është bashkuar të rinjve duke ndjekur ndeshjet në lokalet e Tiranës. Me këto lëvizje…

Read More