Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lista Serbe braktisi institucionet/ KQZ certifikon 12 kandidatë për zgjedhjet në veri të Kosovës

17:01 / November 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
k
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dymbëdhjetë kandidatë janë certifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovë, Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahen më 18 dhjetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në mbledhjen e mbajtur më 28 nëntor, përveç certifikimit të kandidatëve dhe subjekteve politike ka emëruar edhe Komisionet Komunave të Zgjedhje.

Sipas njoftimit në Lesapoviç janë certifikuar Albulena Behluli-Hetemi nga Partia Demokratike e Kosovës, Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleksandër jabllanoviç nga Partia e Serbëve të Kosovës.

Në Zubin Potok janë certifikuar për zgjedhje Izmir Zeqiri nga PDK-ja dhe Flatron Hasani nga LVV-ja. Në këtë komunë nuk ka kandidatë nga partitë serbe.

Në Zveçan, Ilir Peci nga PDK-ja, Fetah Peci nga LVV-ja dhe kandidatja e pavarur Sladjana Pantoviç, do të garojnë për të parin e komunës.

Ndërkaq, në Mitrovicë të Veriut do të garojnë katër kandidatë. Në këtë komunë do të garojë Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, Taulant Kelmendi nga PDK-ja, Erden Atiç nga LVV-ja dhe Aleksandar Arsenijoviç nga Iniciativa Qytetare Mbijetesa Serbe.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komune në katër komunat në veri, po mbahen pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë në Prishtinë lidhur me riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, më 5 nëntor njoftoi për dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës, përfshirë ato lokale dhe qendrore.

Po ashtu, më 25 dhjetor është caktuar data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviçit.

Ndërkaq, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për targat më 23 nëntor dhe sipas Bashkimit Evropian, Kosova do t’i japë fund veprimeve të mëtejme për riregjistrimin e makinave me targa serbe, ndërkaq Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës./ REL

Kosovës KQZ Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandal spiunazhi në Britani/ Arrestohen dy persona, dyshohet se po shpërndanin informacion për inteligjencën iraniane

19:02 / September 10, 2026

Administrata Trump propozon heqjen e periudhës 60-ditore për emigrantët me vizë H-1B pas humbjes së punës

18:20 / September 10, 2026

Prokuroria në Hagë: 28 orë incizime të Thaçit, dha udhëzime për dëshmitarët

12:03 / September 10, 2026

Sllovakia i del sërish kundër BE-së, bllokon sanksionet ndaj Rusisë

11:58 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.