Rusia ka shtyrë bisedimet me Shtetet e Bashkuara lidhur me armët bërthamore, që ishin paraparë të mbaheshin gjatë kësaj jave në Kairo, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit më 28 nëntor, teksa asnjëra palë nuk dha arsye për shtyrjen e bisedimeve. Zyrtarët nga të dyja shtetet ishin paraparë të takoheshin në kryeqytetin egjiptian nga 29 nëntori deri më 6 dhjetor për të diskutuar për rinisjen e inspektimeve nën traktatin New START, që ka për qëllim reduktimin e armëve bërthamore. Bisedimet ishin pezulluar në mars të vitit 2020 për shkak të pandemisë COVID-19. “Pala ruse ka informuar SHBA-në se Rusia në mënyrë…
Author: tirana
Goli ndaj Zvicrës i siguron Brazilit kualifikimin për në fazën tjetër. Edhe pse pa Neymar, skuadra e Tite dominon në lojë dhe raste. Pjesa e parë nuk kishte shumë emocione. Mundësinë më të mirë e kishte Selecao në minutën e 27-të. Rafinha jep një krosim të bukur në zonë, atje ku Vinicius nuk arrin ta godas shumë mirë topin, duke bërë që Sommer ta kuptojë dhe ta presë. Në vendin e Neymar u aktivizua Paqueta, duke bërë një paraqitje të mirë. Në fundin e pjesës së parë për shumë pak sekonda ikën dhe dritat, një episod që shkaktoi dhe pak…
Ka raste kur lëvizjet e tepërta të qafës apo lëndimi i saj mund të shkaktojë ngurtësim të saj dhe dhimbje. Në disa raste qafa kthehet në gjendjen e mëparshme falë trajtimeve në kushtet e shtëpisë.Ka raste të tjera kur ngurtësimi i qafës kërkon një trajtim më specifik mjekësor. Shkaktarët më të zakonshëm të ngurtësimit të qafës janë: Tërheqjet Muskulare Dhe Ndrydhjet Këto ndodhin kur njeriu fle në një pozicion jo të mirë, qëndron ulur për një kohë të gjatë, fikson vështrimin në një objekt të caktuar për shumë kohë, për shembull puna me kompjuter, ose rrëzohet apo stresohet. Stresi mund…
Marrja e nënshtetësisë shqiptare nga këngëtarja Dua Lipa, në ditën e festës së Flamurit dhe të 110 vjetorit të Pavarësisë, është një lajm që ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja. Juristi Erbi Ago e komentoi si një lëvizje të zgjuar që “vret disa zogj”. “Është një lloj investimi, sepse Britania e Madhe dhe s’ është më në BE dhe pasaporta shqiptare mund t’i duhet në të ardhmen për të udhëtuar e punuar pa pasur nevojë për vizë”, u shpreh Erbi.
Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka uruar Shqipërinë në 110 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në mesazh theksohet se Mbretëria e Bashkuar mbështet demokracinë e Shqipërisë dhe mirëpret zgjerimin e lidhjeve të ngushta ekonomike dhe të sigurisë. “Shqipëria feston sot Ditën e Pavarësisë dhe nesër Ditën e Çlirimit. Mbretëria e Bashkuar mbështet demokracinë e Shqipërisë dhe mirëpret zgjerimin e lidhjeve të ngushta ekonomike dhe të sigurisë. Ne vlerësojmë kontributin e komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe shprehim urimet tona më të mira për ata që kremtojnë festat kombëtare”, thuhet në deklaratë.
Frrok Çupi deklaron se ish-kryeministri Sali Berisha nuk mund të shkojë dot as në Itali, për shkak të “non-gratës” së marrë nga SHBA. Në një intervistë për Euronews Albania, analisti theksoi se kryedemokrati nuk ka më kapacitete politike dhe ligjvënëse që në momentin kur SHBA e shpalli të padëshirueshëm. “Nuk besoj se BE do të merrej me një gjë të tillë për arsye se ajo çfarë ndodhi, ndodhi. Ky njeriu që po flasim është çmontuar tashmë. Që nga momenti që SHBA e shpallën të papranueshëm dhe minus të demokracisë, nuk ka më kapacitete politike, ligjvënëse. Praktikisht Berisha mund të provojë…
2 litra ujë në ditë? Shkenca nuk e ka mbështetur kurrë këtë rekomandim të vjetër, qoftë edhe sepse nuk merr parasysh sa ujë marrim përmes pijeve dhe çfarë vjen nga ushqimi që hamë. Për të dhënë një vlerësim më të saktë të ujit që na nevojitet në të vërtetë, ishin studiuesit e Universitetit të Wisconsin-Madison, të cilët, në një studim të madh me mijëra njerëz, mohuan përfundimisht mitin e 2 litrave në ditë. Për të llogaritur se sa ujë ka nevojë në të vërtetë secili prej nesh, studiuesit hartuan një studim të parë në llojin e tij, duke rekrutuar më…
Nga Vlora, aty ku u zhvillua ceremonia zyrtare e Ditës së Flamurit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkruan në një postim në faceook, se siç e kemi bërë bashkërisht rrugën historike, për të bashkërisht do ta kemi edhe rrugëtimin tonë për në familjen europiane. Postimi i plotë Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit, janë ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. E nderuar të jem sot në Vlorë krahas liderëve shtetërorë e institucional të Kosovës dhe Shqipërisë, për ta kremtuar këtë ditë të shenjtë për ne. Që prej Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, Ismajl Qemalit,…
Në mesazhin e urimit për festën e Pavarësisë, Princ Leka shkruan se secili duhet të përulet me nderime të mëdha përpara flamurit kombëtar. Postimi i Princ Lekës: Të dashur motra dhe vellezër, Ju uroj, gëzuar përvjetorin e pavarësisë, këtë ditë ku sejcili prej nesh, përulet me nderimet më të madha përpara flamurit tonë dhe përpara atyre që bënë të pamundurën që Shqipëria të jetë një vend i pavarur. Përpara 110-vitesh, gjashtë Fuqitë e Mëdha europiane diskutonin nëse shqiptarët do të kishin një shtet të tyrin dhe, nëse po, sa pak apo sa shumë territore dhe popullsi shqiptare do të flijoheshin…
Zonja e Parë e Amerikës, Jill Biden ka zgjedhur “We People” (Ne njerëzit) si temë për dekorimin sezonal të festave të Shtëpisë së Bardhë. “Ndërsa vendi ynë mblidhet për festat, traditat mund të ndryshojnë, por vlerat tona të përbashkëta amerikane, besimi në mundësi, optimizëm dhe unitet qëndrojnë sezon pas sezoni”, shkruan presidenti Joe Biden dhe Jill Biden në një letër mirëseardhjeje në Shtëpinë e Bardhë. Jill Biden e zgjodhi temën disa muaj më parë dhe gjatë festës së Falënderimeve, më shumë se 150 vullnetarë zbritën në Shtëpinë e Bardhë për të dekoruar dhomat publike.
Këngëtarja Big Mama, ishte e ftuar së fundmi në programin “Zemër Luana, ku zbuloi se aktualisht nuk është në një lidhje. Ajo nuk i kurseu as shakatë, duke thënë se pas debatit që pati në Bib Brother VIP, meshkujt “e kanë frikë”. “Jo nuk jam në një lidhje. Jam ‘single’. Pas “Big Brother VIP” më janë zhdukur kërkesat se kanë frikë. Tani kur më shohin ndërrojnë rrugë”, tha ajo.
Nga: Ben Blushi Duhet të ketë shumë raste në histori kur qeni ka ngrënë flamurin. Nga natyra qentë kërkojnë gjithmonë të kapin diçka që qëndron më lart se ata dhe flamuri e ka këtë premisë. Ai është krijuar për t’u ngritur në lartësi, mbi oxhaqe, mbi çati, mbi tarraca apo kështjella, aty nga ku mund të shikohet nga njerëzit dhe natyrisht të mos kapet dot nga qentë. Gjatë luftërave që njerëzit kanë zhvilluar mes tyre, qentë janë përdorur për të përdhosur flamurin e popujve të tjerë. Thonë se grisja apo shëmtimi i flamurit është poshtërimi më i madh që mund…