Anëtari i Partisë Demokratikenë Kurbin, Van Rrica, i cili qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në takimin e demokratëve të Berishës në Kurbin, mëngjesin e sotëm ka rënë në prangat e policisë. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, deputeti Flamur Noka ka thënë për ReportTv se duhet të shihet vetëm ana pozitive e këtij procesi. “Duhet ta shohim pozitivisht procesin e primareve”, tha Noka.
Author: tirana
Presidenti francez, Emmanuel Macron po lobon që Greqia ta njohë Kosovën. “Pas Greqisë sigurisht vjen dhe Qipro dhe pak a shumë dhe të tjerat. Nëse arrihet pastaj që gjithë BE-ja njeh Kosovën do të jetë më e thjeshtë për BE-në të bëjë presion mbi Vuçiçin”,-thotë gazetari Genc Burimi. Ai tha se në këto kushte është i kuptueshëm dhe plani franko-gjerman. Sipas gazetarit, ai i drejtohet konkretisht 5 vendeve që nuk njohin Kosovën. Burimi po ashtu sqaron se plani franko-gjerman i drejtohet këtyre vendeve për t’ju thënë mos kini tani vrasje ndërgjegje për ta njohur Kosovën sepse vetë Vuçiçi nuk do…
27-vjeçe, më 28 nëntor në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, u bekua me pasaportë shqiptare. Është ylli i muzikës pop në botë. Ka fituar çmime Grammy, ka me qindra koncerte në çdo cep të botës. Ka 10 miliard shikime në Youtube, me miliona fansa nëpër botë dhe mbrëmë ndezi si kurrë më parë një artist sheshin “Skëndërbej”, me një koncert falas. Ajo është Dua Lipa. Shqiptarja më shqiptare se ne vetë, që punon dhe lufton për të ngritur imazhin kuqezi nëpër botë, që kërkon luftë ndaj ksenofobisë britanike ndaj emigrantëve shqiptarë, por ne në Shqipëri, më saktë një pakicë…
Gaslighting është fjala e vitit 2022. Merriam-Webster, një kompani amerikane që prodhon libra dhe është e njohur për fjalorët e saj, zgjodhi fjalën gaslighting si fjala kryesore e vitit 2022. Termi gaslighting lindi nga shfaqja e vitit 1983 dhe filmi i vitit 1944, “Gaslight”. Në të dyja, një burrë përpiqet të mashtrojë gruan e tij duke e bërë të mendojë që ajo po humb vetëdijen, duke i thënë që drita nga fenerët me gaz në shtëpinë e tyre nuk po venitet aspak. Ai e manipulon atë për ta bërë të mendojë që po çmendet. Sipas Merriam-Webster, në kontekstin e filmit,…
Vdekja misterioze e ministrit të Jashtëm të Bjellorusisë, Vladimir Makei, ka tronditur vendin. Mediat ndërkombëtare raportojnë se tashmë presidenti Lukashnko është në ankth për një atentat të mundshëm ndaj tij dhe për këtë arsye ka ndërruar stafinë e sigurisë, por edhe atë të kuzhinierëve. Madje raportohet se për të hequr çdo dyshim, Lukashenko ka urdhëruar dhe kryerjen e testeve toksikologjike në trupin e ish diplomatit për të sqaruar të gjitha pretendimet për një vrasje me helm. Dyshimi kryesor është se ministri mund të jetë vrarë dhe se i gjithi ishte një mision i brendshëm, i urdhëruar nga Rusia, në mënyrë…
Këtë të mërkurë, do të nisin ndeshjet e treta të fazës së grupeve në Katar. Shumë ekipe bëjnë llogaritë e fundit se si mund të kalojnë për në fazën tjetër. Sistemi kualifikues i fazës së grupeve të Kupës së Botës është shumë i thjeshtë. Kalojnë vetëm dy të parët e secilit grup. Kriteri i parë është gjithashtu i lehtë: ata që arrijnë më shumë pikë në tre ndeshjet që luhen, shkojnë në raundin tjetër. Në rast barazimi me pikë, atëherë do të shihet diferenca e golave në grup. Kushdo që ka një golaverazh më të mirë do të ketë përparësi…
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier do të vizitojë Shqipërinë në datat 1 dhe 2 dhjetor. Në një intervistë me DW, në prag të udhëtimit, presidenti gjerman tha se synon që t’u japë vendeve sinjalin, se nëse bëhet progres, rruga drejt BE-së është më e qartë. Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier nis të martën, një udhëtim katërditor në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. “Fokusi i udhëtimit është situata në rajon, efektet e luftës së agresionit rus në Ukrainë dhe mbështetja e vazhdueshme e Gjermanisë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian”, bëhet e ditur në një njoftim të presidencës gjermane. Më…
Nga homazhet në memorialin “Nëna Shqipëri”, kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për protestën e thirrur nga Sali Berisha më 6 dhjetor, ku konfirmoi pjesëmarrjen. Për të do të jetë një manifestim paqësor. “Siguria në Shqipëri është nën kërcënimin e mafias në pushtet dhe kurrsesi të qytetarëve të lirë. Së dyti nuk është protestë ndaj kryetarit të bashkisë, pasi bileta e tij është pa kthim më 14 maj, por është njoftuar manifestim pro europian që e gjithë Shqipëria dëshiron të japë mesazh mirënjohje për vendimin me rëndësi edhe gjeopolitik të BE, për të nxitur Shqipërinë dhe vendet…
Pas 110 vjetorit të Pavarësisë, Shqipëria feston këtë të martë 78-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një urim nga ardhur edhe nga ambasada amerikane në Tiranë. “Ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare. Gëzuar Festën e Çlirimit, Shqipëri”. Postimi i plotë | 1944-2022 | Shqipëria feston 78-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm…
Pedagogu i Shkencave Politike Artur Lazri, paraqiti këtë të martë kandidaturën në primaret e PD-së për bashkinë Mirditë. Lazri tha se kandidatura e tij synon fitoren e bashkisë Mirditë në zgjedhjet e 14 majit. “Së pari, bashkimi i PD. Do e fillojmë bashkimin nga shtëpia jonë demokrate dhe pastaj do e zgjerojmë deri sa të krijojmë aleancën e vlerave kundër të keqes që na ka zaptuar çdo hapësirë në Shqipëri. Së dyti, shpopullimi. Mirdita po vuan gangrenën e madhe të largimit të njerëzve dhe familjeve, kryesisht të rinjve. Vetëm 110 nxënës u ulën në klasën e parë në të gjithë…
Si kurrë më parë, më 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet për herë të parë samiti i Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka komentuar samitin, duke thënë se është një vëmendje që unioni po tregon ndaj Ballkanit Perëndimor. Nga Bukureshti gjatë takimit të udhëheqësve të Konferencës së Mynihut, Xhaçka tha për mediat se ky samit riafirmon angazhimin e plotë të Bashkimin Europian për integrimin e Ballkanit Perëndimor në union. “Fakti që Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, flet për një sërë ndryshimesh madhore…
Koncerti madhështor në Tiranë për 110 vjetorin e Pavarësisë dhe qëndrimi i Dua Lipës ndaj gjykimeve të shqiptarëve në Britani nga politika atje, është bërë lajm në mbarë mediat britanike. “Daily Mail”, shkruan se Dua ka marrë nënshtetësinë shqiptare nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, teksa ky i fundit ka thënë se ylli i popit ka një rol kryesor në përhapjen e famës së shqiptarëve ndërkombëtarisht përmes muzikës së saj. “Do të jem edhe unë shqiptare me letra”, është shprehur artistja. Po ashtu media britanike, teksa ka përshkruar dhe rrugëtmin e Duas dhe hapat drejt suksesit, shkruan se artistja me…