Author: tirana

Më 2 dhjetor, Forcat Ajrore të SHBA-së po planifikojnë të zbulojnë aeroplanin më të avancuar të krijuar ndonjëherë, pasi shpenzuan rreth 203 miliardë dollarë për programin. B-21 Raider do të zbulohet në objektin Northrop Grumman në Palmdale, Kaliforni. Bombarduesi ishte projektuar për të kryer bombardime me rreze të gjatë dhe misione bërthamore duke përdorur teknologji të “gjeneratës së fundit”. Detajet e plota në lidhje me bombarduesin janë mbajtur të fshehta, dhe pothuajse asgjë nuk është zbuluar për aeroplanin. Gjithashtu, as fotot e aeroplanit nuk janë zbuluar deri më tani, vetëm interpretimet artistike dhe një fotografi “ngacmuese” e lëshuar nga Northrup…

Read More

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj në studion e News24 foli për zhvillimet politike duke u ndalur edhe tek protesta e 6 dhjetorit.Ai u shpreh se dita e zgjedhur për të protestuar është e papërshtatshme. “Viti ka 365 ditë dhe 364 do të ishin mjaftueshëm për të bërë protesta. Janë të domosdoshme. Kjo qeveri me arrogancën që karakterizon duhet të përballet me protesta. E kuptoj qëllimin për të marrë vëmendjen e ndërkombëtarëve, por është dita e gabuar për ta bërë. Do të ushqente më shumë propagandën e kësaj qeveria kundër opozitës duke e cilësuar atë si antieuropiane. Mund të protestohej një…

Read More

Nga Kreshnik Spahiu Dje në 6 të mëngjesit shoqërova në Aeroport Berlin Brandenburg 3 kolegë gjermanë të cilët kishin vendosur të udhëtonin drejt Tiranës.Kur më treguan pse do vizitonin vendlindjen time u suprizova dhe pata kënaqësinë ti përcillja deri në aeroport me makinë duke iu dhënë sa më shumë informacione për Shqipërinë, hotelet, ushqimi, tradita, siguria, jeta sociale etj.Ata nuk po fluturonin për turizëm bregdetar.Ata nuk po udhëtonin për turizëm historik.Arsyeja ishte shumë e thjesht. Të tre kishin vendosur të ndiqnin idhullin e tyre të muzikës Dua Lipa.Dua Lipa kishte shfaqjen e saj edhe në Berlin në 10 shtator, por…

Read More

Punëtorët e lanë punën dhe emigruan. Fermeri Muharrem Hoçja nga Gramza e Krujës u detyrua t’i zëvendësonte me pakistanezë. Prej dy muaj në këtë fermë punojnë tre shtetas pakistanezë. Një punon në bujqësi dhe të tjerët kujdesen për lopët. Flasin pak e punojnë shumë. “Trajtohemi mirë këtu, ushqimi është i mirë dhe dhoma e ku jetojmë ka kushte të mira.”“Kam pak javë që kam ardhur këtu. Do punoj një vit.” Punëdhënësi i tyre tha se ka plotësuar të gjitha dokumentet dhe 3 punëtorët kanë marrë leje punësimi. Ai thotë se të huajt janë më punëtorë se vendasit dhe i ka…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në mbledhjen e radhës që do të mbahet në datën 1 dhjetor 2022, në rendin e ditës është futur dhe dhënia e mandatit të deputetit, Ori Nebiajt dhe Petrit Dodës. Pas largimit të ish-deputeteve të Partisë Demokratike, Grida Dumës dhe Alfred Rushajt, pritet që mandati t’u kalojë Nebiajt dhe Dodës. Të dy këta të fundit pritet që të marrin pjesë në seancën plenare të së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë.

Read More

Autoritetet Italiane dhanë 27 urdhër arreste të njoftuara nga Drejtoria e Hetimit Antimafia në kuadër të operacionit të quajtur “Federico II” i cili në vitin 2016 çmontoi dy organizata, një italiane dhe një shqiptare, të cilat importonin sasi të mëdha heroine nga Shqipëria. Gjykata e Kasacionit ka rrëzuar si të papranueshme ankesat e 24 të pandehurve, duke e bërë të prerë dënimin e dhënë ndaj tyre, në datën 1 korrik 2020, nga Gjykata e Apelit Leçe. Verdikti është konfirmuar për: Giuseppino Mero, 56 vjeç nga Cavallino; Mario Accogli, 46 vjeç, nga Scorrano; Ortis Banda, 40 vjeç, me origjinë shqiptare me…

Read More

Shkencëtarët sot e pranojnë mjaltin edhe si një ilaç shumë efektiv për të gjitha llojet e sëmundjeve. Mjalti mund të përdoret pa efekte anësore në të gjitha llojet e sëmundjeve. Ndërsa në kombinim me bukën mund t’ju mbajë plot energji gjatë gjithë ditës. Edhe pse mjalti është i ëmbël, nëse merret në dozën e duhur si ilaç, nuk dëmton as pacientët me diabet. “World News”, një revistë në Kanada, ka dhënë listën e mëposhtme të sëmundjeve që mund të kurohen me mjaltë dhe kanellë, të hulumtuar nga shkencëtarët perëndimorë: Sëmundjet e zemrës Bëni një pastë me mjaltë dhe kanellë pluhur, shpërndajeni mbi bukë…

Read More

Puna në distancë është në rritje në mbarë globin dhe dhjetëra vende kanë zhvilluar viza të synuara për ‘nomadët dixhitale’. Por është e rëndësishme të zgjidhni një vend që ofron shërbimet e nevojshme për punën në distancë dhe që i përshtatet stilit tuaj të jetesës. InterNations, një komunitet global për njerëzit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, ka kryer sondazhin e tij vjetor Expat Insider duke pyetur 11,970 emigrantë, organizata ka krijuar një renditje prej 50 qytetesh në të gjithë botën. Raporti i Expat Insider 2022 analizoi 50 destinacione të emigrantëve në mbarë botën dhe i renditi ato sipas cilësisë…

Read More

Pretendimet për pronat janë bërë shkak për një sherr në familjen Tanku në Fier. E moshuara Marie Tanku pretendon se është dhunuar nga djali dhe nusja. Djali i saj bashkë me bashkëshorten kishin ardhur nga Italia. Në një intervistë për Fax News, Marie Tanku thotë se djali po tenton t’i marrë shtëpinë me anë të dokumenteve false. Sipas saj, shtëpia i është dhënë trashëgimi vajzës para se bashkëshorti i saj të ndërronte jetë. “Djali më goditi për shkak të pronave. Nuk donte nusja që djali të kishte marrëdhënie me ne. Është shtëpia ime dhe më qëlluan me grushte, nusja më…

Read More

Kjo është hera e parë që pakica i përket fesë kryesore të popullsisë. Britania e Madhe është bërë më pak religjioze – dhe me më pak popullsi të racës së bardhë – prej regjistrimit të parafundit të popullsisë dekadën e kaluar, tregojnë të dhënat e reja, të publikuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare.Rreth 46.2 për qind e popullsisë në Angli dhe Uells e konsideron veten të krishtere, në krahasim me 59.3 për qind sa ka qenë shifra në regjistrimin e kaluar. Numri i popullsisë myslimane është rritur nga 4.9 për qind në 6.5 për qind, derisa e popullsisë hinduse nga…

Read More

Modelja Arbenita Ismajli zbuloi se ka rënë në sy të Neymar, i cili po përflitet shumë së fundmi për tiparet dhe fizikun e tij. Ajo publikoi në Tik Tok një video që tregon bisedën në Instagram me Neymar, ku ky i fundit i kishte shkruar. Modelja e fshiu videon pak pasi e postoi. Ylli brazilian i kishte dërguar një ‘emoji’, por nuk kishte marrë ndonjë përgjigje nga Arbenita.

Read More

Kryetarët e Bashkive Mat e Klos, Agron Malaj e Ilmi Hoxha, Prefektin e Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu, veteranë të LANÇ-it, të afërm të familjeve të dëshmorëve të atdheut, pasardhës të veteranëve, drejtues të institucioneve e qytetarë nderuan të rënët për liri. Nga sot në varrezat e Dëshmorëve Mat prehen edhe eshtrat e dëshmorit Mustafa Gjestila, rënë në krye të detytës 20 vite më parë. “Varrezat e Dëshmorëve Burrel. Dita Çlirimit Nder e lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut që luftuan e dhanë jetën për liri. Mustafa Gjestila do të përkujtohet si dëshmori atdhetar që pati përkushtimin maksimal dhe përgjegjësinë e kryerjes…

Read More