Të enjten, më 1 dhjetor, për herë të parë presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier do të vizitojë Shqipërinë. Në vizitën zyrtare dy ditore, Steinmeier do të takohet me homologun shqiptar Barjam Begaj. Po ashtu do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, dhe do të marrë pjesë në një pritje të organizuar nga Ambasadori Gjerman, Peter Zingraf.
Enjte, 1 dhjetor
Ora 10.00, pritja nga Presidenti Bajram Begaj me nderime ushtarake.
Ora 11.00 Konferencë për shtyp me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.
Ora 11.30, Presidenti gjerman mban fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Ora 12.15, Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Ceremonia e vendosjes së kurorave pranë Monumentit të Nënës Shqipëri.
Ora 12.45, Drekë e shtruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Ora 14.30, Takim me kryeministrin Edi Rama.
Ora 15.15, Në gjimnazin “Sami Frashëri”. Bisedë me nxënës nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ora 16.30, Vizitë tek muzeu “Shtëpia e Gjetheve”.
Ora 20.00 Pritje e organizuar nga Ambasadori Gjerman.
E premte, 2 dhjetor
Ora 9.45, “Lufthansa Industry Solutions” Takim me përfaqësues gjermanë të bashkëpunimit të biznesit dhe zhvillimit për tërheqjen e punëtorëve të kualifikuar dhe për trajnimin profesional.
Ora 12.30, Drekë në Berat organizuar nga kryebashkiaku Ervin Demo.
Ora 14.15, Vizitë në Xhamia Mbret dhe Teqenë Halveti.
Ora 14.45 Vizitë në Kalanë e Beratit
Në mbrëmje largimi nga Shqipëria drejt Berlinit.