Dashi Ju të enjten keni nevoje që të provoni diçka paksa ndryshe, por nëse e bëni, ju mund të bëni aq shumë pune sa ju duhet të kaloni në një truk të ri përfundimisht. Është e parehatshme në fillim, por ndryshimi gjithmonë vjen. Demi Ju ndiheni më produktiv se kurrë të enjten, por ju mund të mos keni shumë zgjedhje në atë çka do bëni. Është një nga ato ditët ku ju jeni të sigurt se ka akoma diçka të mbetur për tu bërë. Binjakët A mund ta merrni të gjithë ditën pushim dhe të qëndroni në shtëpi? Kjo mund…
Author: tirana
Këtë të enjte moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta shiu në zonën jugperëndimore dhe reshje të pakta bore në lartësi 1000 metra në juglindje. Temperaturat minimale do të luhaten 4-12 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 8 -10°C në veri, 13-16°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 balle në det të hapur.
Argjentina ka fituar një penallti në minutën e 38-të, ku portieri polak ndërhyri jo saktë ndaj Messit. Leo Messi merr përsipër penalltinë e akorduar nga VAR, por Szczesny bën mrekullinë duke pritur godijen e sulmuesit të PSG-së. 🧤SAVE!Szczesny denies Lionel Messi from the penalty spot 🇵🇱🇵🇱 #Poland 0-0 Argentina 🇦🇷 #POL | #FIFAWorldCup pic.twitter.com/QX3gbm4YwR— Fast Footy Goals (@fast_footygoals) November 30, 2022
Dy vite pas rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës në Spanjë është arrestuar autori i dyshuar, që ka urdhëruar rrëmbimin. Në pranga ka rënë Gentjan Funiqi, i cili njihej me 3 emra të tjerë si Gentjan Martini, Festim Olomani dhe Rayko Ivanov. Policia e Shtetit Finalizohet, brenda 24 orëve të fundit, një tjetër operacion ndërkombëtar për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni policor i koduar “Seville” u zhvillua nga Policia spanjolle, në bashkëpunim me Policinë shqiptare. Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale, mes Policisë së Shtetit dhe Policisë spanjolle,…
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, është shprehur përpara vizitës së tij në Tiranë në kuadër të Samitit të BE-së, se Greqia ka interes për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bazuar në të drejtën ndërkombëtare. “Populli grek dhe shqiptar janë të lidhur me lidhje tradicionale miqësie. Greqia dhe Shqipëria ndajnë shumë më tepër se kufijtë e tyre të përbashkët. Ata ndajnë një histori të gjatë ndërveprimesh dhe shkëmbimesh. Skënderbeu është një hero kombëtar në të dy vendet tona. Të dy vendet kanë vuajtur nga fashizmi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata janë gjithashtu të lidhur, falë pranisë së minoritetit etnik…
Deputeti socialist ocialisti Erion Brace kritikon mosreflektimin sa duhet të uljes së çmimit të karburanteve prej kompanive të cilat kanë një rrjet të gjerë pikash karburanti. “Çmimi ka zbritur në 205 lekë për litër, por në pikat e bardha është nën 200 leke për litër. Për herë të parë që nga marsi i këtij viti! Zhvillim i mirë për qytetarët, buxhetet e tyre por edhe për konsumin me shenja të qarta tkurrjeje. A është çmim i drejtë ky?Për mua jo! Do të vijoj ta them që ky model tregu që kemi, nuk do të lejojë asnjëherë çmime te drejta!”
Drejtori i OSHEE në Lezhë është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Shënkollit, ku 43-vjeçari Edmir Perndreca është gjetur brenda në makinë me fraktura në disa pjesë të trupit. Sapo është konstatuar ai është marrë menjëherë dhe është transportuar në spitalin e Lezhës, por pasi mori ndihmën e parë mjekësore aty është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Lidhur me protestën që do të mbahet më 6 Dhjetor, ditë që do të mblidhet samiti BE-BP në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha ka ftuar ato që jetojnë në Tiranë që kanë familjarët e miqtë e tyre nga rrethet që të hapin dyert e shtëpive të tyre që me datën 5 Dhjetor pasi kreu i PD-së dyshon se “rrugët mund të bllokohen ditën që është thirrur protesta”. “Ju ftoj këto ditë që kanë mbetur të bëjmë gjithçka për praninë më masive që ka njohur Tirana. Meqënëse ky është i tmerruar nga kjo protestë dhe ka arsye se do ta nxjerrë ashtu…
Besarta Breznica, nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ka folur pas ngjarjes që tronditi Prishtinën, ku një burrë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij shtatzënë para maternitetit. Në Radio Dukagjini, Breznica tha se e ndjera ishte në proces divorci me bashkëshortin e saj. “Kemi të përditshme raportimet në polici për dhunën në familje këtë muaj kemi vrasjen e dytë kjo na le të kuptojmë që vajzat dhe gratë të tona janë në luftë në Kosovë jemi tu jetu në një dukuri të keqe por kjo na lë me kuptuar se si i trajtojnë institucionet tona vajzat dhe grat tona.…
Ndeshja Tunizi-Francë ka sjellë diçka të çuditshme në përfundim të ndeshjes. Rezultati ishte 1-0 për Tunizinë, ku gjyqtari dha 8 minuta shtesë. Në “frymën e fundit”, Griezman shënon golin e barazimit duke shtangur Tunizinë edhe pse ata ishin të skualifikuar për shkak se Australia fitoi ndaj Danimarkës. Në moment kur sfida përfundoi, gjyqtari kryesor mori një indicia nga VAR për të rishikuar golin e Griezman. Ai pa që goli nuk ishte i rregullt, ku edhe pse ndeshja kishte përfunduar, ai anuloi golin dhe e startoi përsëri ndeshjen edhe për dy minuta të tjera. Kjo gjë bëri lëmsh fansat që e…
Kevin Sekniqi është i riu nga Shkodra, emri i të cilit shënjohet në listën e “Forbes” si një nga 30 personat e moshës nën 30 vjeç që ka arritur një sukses të madh në botën financiare dhe atë të zhvillimit ekonomik. “Është bashkëthemeluesi më i ri i Ava Labs, i cili ka luajtur një rol kyç në krijimin e Avalanche, një blockchain me shpejtësi të lartë që numëron mbi tre milionë përdorues, dhe [në krijimin e] AVAX, një kriptovalutë me një vlerë tregu prej 4 miliardë dollarë”, nënvizohet në përshkrimin e revistës amerikane. Për suksesin e Sekniqit dhe vlerësimin që…
Sali Berisha pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë nr.5 në Tiranë. Ai i bëri thirrje të gjithëve që t’i bashkohen protestës së thirrur më 6 dhjetor. Pavarësisht përgjigjes së policisë, e cila nuk i dha leje opozitës për të protestuar përballë kryeministrisë për shkak të perimetrit të sigurisë, Berisha tha se do të mblidhen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. “Ne jemi në rrugë dhe shesh për të protestuar kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij. Ne dalim më datën 6 për t’i thënë liderëve të Evropës se ky nuk përfaqëson popullin shqiptar dhe se ky…