Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, të parën pas 27 vitesh të një kreu shteti gjerman, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, ku ndër të tjera u ndal edhe te rrugëtimi europian i vendin tonë.
Teksa ka komentuar hapjen e bisedimeve me BE, Presidenti gjerman tha se 19 korriku ishte një gur kilometrazhi për Shqipërinë në Bashkimin Evropian dhe për këtë ai shprehu entuziazmin se sa shumë ndihet shpirti evropian në vendin tonë. Po ashtu presidenti i bëri thirrje palëve që të punojnë përtej llogoreve mes opozitës dhe qeverisë, e për këtë shprehu mbështetjen maksimale të Gjermanisë.
“Qëndrimin tuaj proevropian kam mundur ta vëzhgoj. Tani gëzohem që mund të jem pranë jush dhe për mua është një nder i madh të flas në këtë Parlament. Unë e di që rruga juaj në BE do të vijojë të jetë ambicioze, ndaj punoni më tej në zbutjen e pengesave atje ku ndodhen, vijoni reformën në drejtësi, dhe punoni përtej llogoreve mes opozitës dhe qeverisë. E për këtë kini besimin se do të keni mbështetjen e Gjermanisë në këtë drejtim”.