Author: tirana

Ishte një bisedë që zgjati rreth 35 minuta mes Papa Françeskut dhe presidentit shqiptar Bejram Begaj, i zgjedhur qershorin e kaluar dhe në vizitën e tij të parë në Vatikan. Një takim i përzemërt, i cili më pas vazhdoi në Sekretariatin e Shtetit, ku u diskutua edhe për integrimin europian të vendit. Sipas mediave italiane, takimi filloi në orën 9.50 dhe përfundoi në orën 10.25 ku Papa Françesku ka dhuruar një majolikë që përshkruan një statujë të Shën Pjetrit duke dhënë një bekim me kupolën e Bazilikës së Shën Pjetrit në sfond, vëllimet e dokumenteve papale, mesazhin për Ditën Botërore…

Read More

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka diskutoi të premten e 2 dhjetorit me homologun e saj grek Nikos Dendias për çështjen e kufizimit të zonave detare. Lajmi u bë i ditur nga MEPJ-ja, duke cituar njoftimin zyrtar për shtyp. Vizita e parë e kryediplomates shqiptare në Athinë vjen pak kohë pas vizitës së ministrit të Jashtëm grek Dendias në Tiranë. “Gjatë takimit ministrat u ndalën edhe diskutuan ne parim çështjet që kanë të bëjnë me gjetjen e zgjidhjeve te nevojshme përfshirë ligjin e luftës, marrëveshjet kufitare mes dy vendeve, referimin në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë të çështjes…

Read More

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj ka zgjedhur të shijojë disa ditë relaksi jashtë Shqipërie. Ajo nuk ka nguruar të ndajë edhe foto të ndryshme në rrjetet sociale, duke treguar se po kalon një kohë vërtetë të këndshme. Së fundmi, këngëtarja ka postuar disa imazhe, në të cilat shfaqet me të bijën, Ajkën në një park lojërash në Itali. Ajo madje i ka kushtuar edhe një dedikim tepër të ndjerë, duke e cilësuar si më të çcmuarën e saj. “Ajka mamit,E cmuara ime, ti me fut ne boten tende si askush tjeter, shpirti me gjen qetesi kur te kam prane vetes,…

Read More

Pandemia e COVID-19 jo vetëm që ka çuar në një shëndet më të dobët mendor midis adoleshentëve – por gjithashtu ka plakur fizikisht trurin e tyre. Kështu thotë një studimi i ri nga një ekip në Universitetin Stanford në Shtetet e Bashkuara të publikuar të enjten në revistën: Global Open Science. Një numër në rritje i kërkimeve po tregon se pandemia ndikoi rëndë në shëndetin mendor të të rinjve anembanë botës, me bllokimet dhe mbylljet e shkollave duke shkaktuar ndikim në mirëqenien emocionale të fëmijëve dhe adoleshentëve. Por këto gjetje të reja sugjerojnë se elemente stresues lidhur me pandeminë jo vetëm që…

Read More

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e samitit të BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor. Ka qenë drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike Rebani Jaupi ai që bëri publike masat. Sipas Jaupit në 6 dhjetor bllokohet Unaza e Madhe dhe rrugët përreth ‘Air Albania’. Po ashtu do të bllokohet Blv. Bajram Curri nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit te rruga Ibrahim Rugova. Po ashtu do të bllokohet Blv. Dëshmorët e Kombit nga ura e Lanës te Sheshi Nënë Tereza Sipas Jaupit, brenda perimetrit të sigurisë lejohen vetëm qytetarët që kanë banesat. “Së bashku…

Read More

Më shumë se 300 personalitete ishin të ftuar në darkën shtetërore që presidenti amerikan, Joe Biden shtroi për nder të homologut të tij francez, Emmanuel Macron ditën e djeshme në mbrëmje, një listë që përfshinte të gjithë  duke filluar nga zyrtarët qeveritarë, stilistët francezë të modës, disa aktorë, donatorë të mëdhenj dhe deri te prezantuesit e emisionit “Morning Joe” i MSNBC-së. Pjesë e darkës ishte edhe kryeredaktorja e ”Vogue”, Anna Ëintour apo Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple. Biden ftoi gjithashtu liderët republikanë, përfshirë senatoren Susan Collins dhe deputetin Kevin McCarthy. Në darkë morën gjithashtu pjesë edhe zonjat e para,…

Read More

Nafta dhe benzina kanë pësuar një rritje të çmimit në vendin tonë ditën e sotme, ku nafta është rritur me 8 lekë dhe benzina me 4 lekë. Bordi i Transparencës ka bërë me dije ndryshimet e çmimeve ku njofton se gazi mbetet 71 lekë për litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 2 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Read More

I dyshuari për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare në Kosvë ka vrarë veten “Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatint të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. C., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me mjet prerës shtetasin E. N., 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Read More

Pak ditë para festave ka disa këshilla që do t’jua lehtësojnë edhe më shumë punët e shtëpisë dhe do t’ju ndihmojnë të pastroni me efikasitet oxhakun, sfungjerët dhe lavatriçen. Oxhak Tani që Krishtlindjet po afrojnë, nuk ka asgjë më të bukur se sa të uleni me të dashurit tuaj para oxhakut dhe të shijoni së bashku një çokollatë të nxehtë. Megjithatë, ajo që ai nuk mund të durojë janë aromat e pakëndshme dhe tullat e pista të zjarrit. Për të hequr aromat, hidhni sodën e bukës në një enë të cekët dhe vendoseni në sobë. Lëreni brenda natës dhe kthehuni në…

Read More

Gramsh- Mbrëmjen e datës 30 nëntor, është dërguar nga familjarët, në spitalin e Gramshit, për ndihmë mjekësore, pasi ishte dëmtuar në fytyrë, shtetasi V. Sh., 60 vjeç, me detyrë mjek. Nga veprimet paraprake hetimore, u konstatua se ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore (hipertension). Në vijim të hetimeve të thelluara për këtë rast, Policia ka identifikuar 2 autorët e dyshuar dhe ka referuar materialet në Prokurori, për ta, pasi dyshohet se kanë goditur shtetasin V. Sh. Për të ruajtur konfidencialitetin e hetimeve që po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, nuk bëhen të ditura…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se samiti i 6 dhjetorit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuara për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës. Për të përfshihet edhe luftimi i fenomenit të disinformimit dhe përmirësimin e sigurisë kolektive kibernetike. “Demokracia është e kërcënuar kudo në Europë, edhe në Shqipëri, nga disinformimi dhe lajmet e rreme, të cilat amplifikohen edhe më shumë kur afrohen proceset zgjedhore. Ndërhyrjet e huaja në zgjedhje mund të marrin…

Read More